Aktivitete VATRA

Arti shqiptar në zi, shuhet Zef Deda, Vatra telegram ngushëllimi

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar të humorit shqiptar Zef Deda.Mjeshtri i madh i humorit, skenës, interpretimit e monologut do të mbetet i paharruar për çdo artdashës e çdo shqiptar. Një talent gjenial që shkroi me gërma të arta historinë e humorit e skenës la pas një trashëgimi …

Read More »

Shqiptarët në Saint Louis festuan 111-vjetorin e pavarësisë.

Të dielën më 19 nëntor 2023, anëtarët e shoqatës “ILIRIA” Saint Louis së bashku me miq e të ftuar festuan 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti u drejtua me shumë përkushtim dhe elokuencë nga mësuese znj. Elda Meka. Atmosferën e gëzueshme festive e filluan nxënësit nxënësit e shkollës shqipe “ILIRIA” duke kënduar himnin kombëtar nën përkujdesjen e mësueseve …

Read More »

SHQIPTARËT ME KËNGË E VALLE PARAKALUAN NË PARADËN E DITËS SË FALËNDERIMEVE NË PHILADELPHIA

Nga dr. Sadik Elshani Fotot: Eva Dori, gazetare Tashmë ka shtatë vite që shoqatës sonë i është shtuar edhe një veprimtari e rëndësishme që zhvillohet në Philadelphia dhe përkon bukur me festimet tona të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit: Është pjesëmarrja jonë në paradën “Holmsburg – Mayfair Thanksgiving Parade”. Kjo paradë që nga viti 1976, viti i saj i themelimit, …

Read More »

MËSIMI SHQIP NË ABRUZZO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË ITALISË

Silvana Muço Dogani, mësuese e shkollës shqipe në Orsogna, Abruzzo e Pescara në Itali, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Orsogna, Abruzzo e Pescara në Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Silvana Muço Dogani …

Read More »

Të bashkuar për Kuvendin e VATRËS BOSTON më 17 Dhjetorit 2023! 

Vatra Boston Sot, me datë 18 Nëntor 2023, kryesia e përkohshme e VATRËS në Boston, e ngarkuar për ringritjen e Degës së Bostonit, zhvilloi takimin e radhës me disa prej vatranëve më aktivë të Massachusetts!Takimi u kryesua nga Hirësia e tij Peshkop Theofan Koja. Së bashku me anëtarët e grupit nismëtar Mentor Maksutaj, Flamur Vezaj dhe Jorid Çelaj, at Theofani …

Read More »

Violetta Berisha kryetarja e Bashkisë Fairview, New Jersey vizitoi Vatrën

Sokol Paja New York, 18 Nëntor 2023 – Violetta Berisha kryetarja e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey zhvilloi një vizitë të përzemërt në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA me rastin e marrjes së detyrës së saj. Gjatë vizitës zonja Berisha shoqërohej nga kryetari i Bergen County z. Paul Juliano, zonja Rita Juliano e stafi i saj. Kryetarja Violetta …

Read More »

Patrioti Koçi Tahiri vizitoi Vatrën

Sokol Paja New York, 18 Nëntor 2023 – Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj, z.Tahiri u prit nga delegacioni i zyrtar i Vatrës i përbërë nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i Kryesisë së Vatrës z.Bashkim Musabelliu dhe anëtari …

Read More »

Dita e Kadri Cakranit në shtetin Illinois në SHBA

Në Shtetin e Illinois-it në SHBA, guvernori i tij JB Pritzker me anë të një proklamate shpalli për komandantin shqiptar në Luftën e Dytë Botërore “Ditën e Kadri Cakranit”, ku renditen bëmat e tij sa heroike dhe humane si shpëtimi i qendra hebrenjve në Shqipëri nga përndjekja e pushtuesve nazistë, shpëtimi i infermiereve të ushtrisë amerikane, etj, emri i të …

Read More »

Mësimi shqip në Athinë, ruajtja e gjuhës dhe identitetit kombëtar në Mërgatën Shqiptare të Greqisë

Valentina Bozhiqi mësuese e gjuhës shqipe në Athinë, Greqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Athinë, Greqi, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Valentina Bozhiqi  bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja. ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP …

Read More »

Federata Vatra emëron Dr.Pashko R. Camaj, sekretar të vatrës

New York, 15 Nëntor 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA emëron Dr.Pashko R. Camaj në detyrën e Sekretarit të Vatrës. Dr.Camaj ka mbrojtur gradën shkencore Doktor në Shëndet Publik në Columbia University në vitin 2013 me temë disertacioni: “Pasojat afatgjata të ekspozimit mjedisor ndaj plumbit në Kosovë: efektet e ekspozimit të plumbit para dhe pas lindjes si dhe në …

Read More »
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com