Të dielën më 19 nëntor 2023, anëtarët e shoqatës “ILIRIA” Saint Louis së bashku me miq e të ftuar festuan 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti u drejtua me shumë përkushtim dhe elokuencë nga mësuese znj. Elda Meka. Atmosferën e gëzueshme festive e filluan nxënësit nxënësit e shkollës shqipe “ILIRIA” duke kënduar himnin kombëtar nën përkujdesjen e mësueseve së shkollës znj. Marjeta Myrtaj, znjsh. Rafaela Hajdini.
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404251994_738795131622345_6497375146895321511_n-1024x768.jpg)
Me një gjuhë të rrjedhshme shqipe dhe plot pathos ata rrezatuan dashurinë patriotike duke u pritur me shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i shoqatës z. Besian Gjika i cili në emër të bordit drejtues falenderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre dhe theksoi rëndësinë kësaj dite historike mbarëkombëtare. Ndër të tjera solli në vëmendje, punën anëtarëve dhe donatorëve të cilët mbështesin me shumë dëshirë projektet e ndryshme, arsimore, kulturore, historike dhe sportive të shoqatës. Në vijim, znj. Marjeta Myrtaj, mësuese e re e shkollës shqipe mbajti një fjalë të shkurtër ku përveç vendosjes së theksit në simbolikën e festës, bëri edhe një rezyme të punës në shkollën shqipe si dhe nevojës së lëvrimit të saj nga fëmijët, jo vetëm në ditët e mësimit por edhe në shtëpi. Me foninë u morr si përherë i papërtueshmi z. Arif Palloshi.
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404519427_738795581622300_7428109809640678056_n.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404505067_738795568288968_7717959301418517795_n-1024x570.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404270044_738795484955643_8294569225020258908_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404387613_738795328288992_5001732067890649163_n.jpg)
Më pas aktiviteti u mbush plot gëzim dhe energji pozitive nga recitimet e vjershave patriotike të nxënësve të shkollës. Përveç recitimit ata inskenuan edhe pjesë të shkurtra teatrale me temë nga pavarësia e Shqipërisë.
Aktiviteti u mbyll me një kokteill festiv organizuar nga bordi drejtues. Kontribuan me ushqime të shijshme zonjat, Elona Murati dhe Nazime Alimadhi. Tortën dhe ëmbëlsirat u përgatitën dhe u ofruan nga Bello’s Bakery, i cili sponsorizon vazhdimisht aktivitetet e shoqatës.
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404241977_738795781622280_1969462522154876249_n-575x1024.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404504801_738795764955615_8411132597043508750_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404254411_738795708288954_5650298477678895083_n.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2023/11/404397168_738795684955623_4769606584521744413_n-1024x768.jpg)
Ky festim ishte shprehje solidariteti, gëzimi dhe bashkimi të komunitetit shqiptar këtu në Saint Louis për të mbajtur gjallë dhe aktivë lidhjet me trojet e viseve nga vijmë.
Përgatiti: Besian Gjika