Patrioti Koçi Tahiri vizitoi Vatrën

Sokol Paja

New York, 18 Nëntor 2023 – Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj, z.Tahiri u prit nga delegacioni i zyrtar i Vatrës i përbërë nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i Kryesisë së Vatrës z.Bashkim Musabelliu dhe anëtari i Këshillit të Vatrës z.Paulin Mrnaçaj. Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” i dhuroi Federatës Vatra 20 libra nga krijimtaria personale dhe në fjalën e tij u shpreh se: “Vatra ka qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Është nder dhe privilegj që jam mes jush, jam i gëzuar dhe i lumtur për pritjen në Vatër”. Më tej z.Tahiri ekspozoi përmbajtjen e librave historikë dhe patriotizmin e krahinës së Gorës. Sekretari i Vatrës Dr.Camaj vlerësoi kontributin e z.Tahiri dhe në emër të Vatrës i dorëzoi “Mirënjohje” për ruajtjen e trashëgimisë letrare e historike të kombit tonë.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj para të pranishmëve ekspozoi jetëshkrimin e z. Koçi Tahiri ku ndër të tjera u shpreh për titullin Honorifik, Doktor i Shkencave Politike “Honoris CAUSA”, akorduar nga Universiteti Katolik në Shtetin e Floridës (ShBA) për ndihmën në ngritjen në qendër të Krahinës së Gorës Obelisku kushtuar kapedanëve të kësaj krahinë, punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e kaluar, 2017 -2021, aktivitetin sindikalist, krijimtarinë letrare dhe artistike si autor i 22 botimeve etj. Në përfundim të ceremonisë Vatra shtroi një koktej për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti u ndoq nga Tv Kultura Shqiptare.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com