Saimir Kadiu Poet dhe intelektual i madh kosovar. Kryetari i pare i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Sipas Robert Elsie, Mekuli eshte ” babai i letersise moderne te shqiptareve te ish Jugosllavise”. Sapo u zbulua qëllimi (elaboarati) fashist i Akademikut serb, Ivo Andriq, kundër kombit shqiptar, nje pakenaqësi, frikë, urrejtje dhe zhgënjim shpertheu në mesin e disa intelektualëve …
Read More »vatrafederation
Përurohet romani “Kush na mallkoi?!” me autore Age Ivezaj
Arjeta Ferlushkaj Kotrri 17 dhjetor, 2023 Sot, më datën 17 dhjetor 2023, në ambientet e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale NY, në orën 14:00 u bë përurimi i librit “Kush na mallkoi?!”, me autore Age Gjokaj Ivezaj. Organizatorë të këtij aktiviteti ishin Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, shoqata “Malësia” dhe Fondi Humanitar “Trieshi”. Fjalën e hapjes …
Read More »Vatra Hartford, CT, vendos për hapjen e një shkolle shqipe për fëmijët shqiptarë
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Hartford, CT, në mbledhjen e kryesisë mbajtur më 16 dhjetor 2023 vendosi veç të tjerash për hapjen e një shkolle shqipe për fëmijët shqiptarë në Hartford. Me pjesëmarrjen e të deleguarit të kryesisë së Vatrës arkëtarit z.Besim Malota, kryesia e Vatrës në Hartford vendosi mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 14 prill 2024 dhe ftoi …
Read More »Delegacioni i Kryesisë së Vatrës vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts
Mbas një Kuvendi Zgjedhor model e shumë të suksesshëm të degës së Vatrës Boston, delegacioni i kryesisë së Vatrës i përbërë nga drejtori i degëve z.Mondi Rakaj dhe arkëtari i Vatrës z.Besim Malota zhvilluan një vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, z.Rakaj e z.Malota u takuan me një pjesë të kryesisë së Degës …
Read More »Kuvendi Zgjedhor, Mentor Maksutaj zgjidhet kryetar i degës së Vatrës në Boston
Rafaela Prifti Anëtarët e Degës VATRA Boston mbledhur në sallën e AC Hotel by Marriott në Cambridge të dielën zgjodhën z. Mentor Maksutaj kryetar të saj për katër vitet e ardhshme. Fjalën përshëndetëse për pjesëmarrësit dhe të ftuarit e regjistruar paraprakisht si edhe fjalën hapjes e dha Peshkopi i Dioqezës shqiptare në Amerikë Peshkop Theofan (Koja) njëherit edhe Presidenti i …
Read More »Një dekadë pa Fatos Selën, yllin që shkëlqeu vezullimshëm si në teatër ashtu edhe në kinematografi
Nga Albert Vataj Po, kaluan dhjetë vite që prej 18 dhjetorit 2013, kur zemra e aktorit dhe regjisorit, Fatos Sela nuk do të trokiste më. Nuk do të frymonte më ajo shpirtje që e mbushi me ndjenjë dhe përjetim, me fuqi shpërthyese një galeri të begatë rolesh. Të shumtë korifej të artit skenik ikën para tij, të tjerë ju vunë …
Read More »Zëri i Amerikës organizoi pritje për kolegët, bashkpuntorët dhe miqët e dr. Elez Biberajt me rastin e daljes në pension
Nga Frank Shkreli Të ënjtën që kaloi, Zëri i Amerikës organizoi një pritje për familjen, kolegët, miqët dhe bashkpuntorët e Dr. Elez Biberajt me rastin e daljes së tij në pension pas 43 vjetë shërbimi në detyra të ndryshme me rëndësi në Zërin e Amerikës: Shef i Shërbimit në gjuhën shqip, Drejtor i Euro-Azisë dhe për një periudhë Drejtor i …
Read More »Jetëshkrim, editori i “Diellit” Nelo Drizari (1902- 1978)
Idriz Lamaj Nelo, (Zenel) Drizari, lindi në Drizar të Mallakastrës, më 1902. Në moshën 10 vjeç mori rrugën e largët të mërgimit, erdhi këtu, në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoqi shkolla të ndryshme dhe më në fund mbaroi studimet në universitetin Columbia, ku u diplomua në fushën e Gazetarisë. Më vonë, po në atë universitet, punoi si profesor. Më …
Read More »Ekrem Bardha përherë në shërbim të çështjes shqiptare
Prof. Elez Osmani Njeriu që i takoi shtatë Presidentë të SHBA-ve. “Nësa ka diçka që më ka ndjekur gjithë jetën, edhe në kohë fatkeqësish, edhe në kohë suksesi, është pikërisht dashuria për Atdheun. Jeta në demokracinë amerikane më bëri të reflektoj mbi shumë gjëra. Kuptova që nuk duhet të hakmerremi për të shkuarën, por të punojmë për të ardhmen, të …
Read More »Firmëtari i pavarësisë Ferit Vokopola, personalitet i shquar islam
“Zani i Naltë”/ Ferit Vokopola 1887-1967 Ferit Vokopola lindi në Vokopolë të Beratit më 18 gusht 1887. Atdhetar dhe njëri nga pjesëmarrësit e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Në vitin 1920 ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës. Ai iu përkushtua fesë dhe ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i …
Read More »