Delegacioni i Kryesisë së Vatrës vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts

Mbas një Kuvendi Zgjedhor model e shumë të suksesshëm të degës së Vatrës Boston, delegacioni i kryesisë së Vatrës i përbërë nga drejtori i degëve z.Mondi Rakaj dhe arkëtari i Vatrës z.Besim Malota zhvilluan një vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, z.Rakaj e z.Malota u takuan me një pjesë të kryesisë së Degës së Vatrës Worcester Boston Massachusetts.

Ata vlerësuan punën e shkëlqyer ndër vite të kësaj dege dhe marrëdhënien korrekte me qendrën. Në takim u diskutuan ide dhe mendime për të përfshirë komunitetin në përkrahje të Vatrës si zëri më i fuqishëm kombëtar në mërgatën e Amerikës. Miqtë vlerësuan lidershipin e kryetares Efi Qeleshi dhe punën studimore të sekretarit Prof.as.dr.Thanas Gjika. Kryetarja e degës së Vatrës Worcester, Massachusetts Efi Qeleshi shtroi një darkë në respekt dhe nderim të të gjithë të pranishmëve dhe bashkëshortit të saj themeluesit të kësaj dege të ndjerit Mihallaq Qeleshi në 4 vjetorin e largimit për në amshim.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com