Tag Archives: SHBA

“Fol shqip”, hapet shkollë e re shqipe në Queens, New York

Sokol Paja Nxënësit shqiptarë në mërgatën e Amerikës do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të mësuar gjuhën amtare shqipe, kulturën dhe trashëgiminë historike identitare kombëtare shqiptare. “Fol Shqip” është shkolla shqipe më e re e hapur në Queens, New York. Krahas shkollave të tjera shqipe në Amerikë, “Fol Shqip” përbën kurorëzimin me sukses të një përpjekjeje patriotike të …

Read More »

Ta ndezim edhe ma shumë shkëndijën e dashurisë për gjuhën tonë te çdo i ri shqiptarë në Kroaci

Intervistë me znjsh.Gentiana Lleshdedaj, kryetare e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija” në Zagreb të Kroacisë. Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zagreb “Kam pasur fatin të njoftohem me ish studentë, që i kemi ftuar në Zagreb për 60 vjetorin e shoqatës dhe kam biseduar me shumë prej tyre, që ishin edhe kryetarë më parë për kujtimet dhe mundimet e tyre që i kanë kaluar …

Read More »

Bota Arbërshe, sot!

Prof. Hanemshahe Ilazi Intervista me zonjën Ornela Radovicka me rastin e dorëzimit të medaljes nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbi Kontributin e saj mbi promovimin dhe shpërndarjen e gjuhës dhe kulturës arbërshe në botën mbarë shqiptare. Me rastin e festave të fund vitit Presidentja e Republikës së Pavarur zonja Vjosa Osmani shpërndau disa medalje shumë personaliteteve të …

Read More »

Lëvizjet ne Nol…

– Kujtohet për të kuptuar se si jemi harruar – Nga Visar Zhiti Ishte datëlindja e Fan Nolit dje, atij që ka hyrë në Historinë moderne të Shqipërisë duke e lëvizur atë histori, duke i shprishur datat e saj, si deputet, si rebel, si kryeministër, është themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, guxoi si askush, “Apostull”, do të quhej në …

Read More »

Në kërkim të një destinatari…

Dom Gjergj Meta Çdo shkrim, ligjërim a vepër letrare, pikturë, skulpturë apo muzikë e do të thoja çdolloj veprimi që ne bëjmë ka një destinatar. Ne shkruajmë që të na lexojë dikush; flasim që të na dëgjojë dikush; shkruajmë romane apo poezi, dramë, novelë për dikë që zakonisht gjendet brenda personazheve a figurave letrare që përdorim; pikturojmë për të tërhequr …

Read More »

Festa shqip e Krishtlindjes Ortodokse, nga viti i ardhshëm edhe në Manastir

Manastir, 7 janar 2024 – Në nderim të festës së Krishtlindjes Ortodokse, sot në Manastir qëndroi një grup studiuesish nga Shkupi e Tetova, i udhëhequr nga drejtori i ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asani. Stacioni i parë i kësaj vizite ishte kisha e Shën Dhimtrit, e ndërtuar në vitin 1834, aty ku ishin pagëzuar disa gjenerata të familjes së madhe Qiriazi …

Read More »

Anton Pashku, ngulmëtari i pashoq i modernes në traditën e prozës shqiptare

Nga Albert Vataj Anton Pashku ishte dhe mbeti shkrimtari shqiptar më i dallueshëm i vlerës dhe traditë së rrëfimtarisë. Ai ishte një lloj fenomeni letrar. Vepra e tij përmban shumësinë e mendimit, larmishmërinë e figurative të fjalës dhe njëkohësish të vetëdijese së vlerës estetike të ngritur deri në model. Vlera dhe kontributi që dha ai në letërsinë shqipe është e shënjuar …

Read More »

RILINDJA DEMOKRATIKE… Isha dhe unë te të parët –

Përsiatje e shpejtë nga Visar Zhiti RD – britmë lirie, mendim ndryshe i beftë, vizion, emocion i Shqipërisë, që vendosi të ndryshonte, – kështu po e shikonim dhe besuam aq sa dinim… 33 vjet më parë, në 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës së parë opozitare, që u lejua mbas një nate të gjatë diktature, më të …

Read More »

“Echoes from Iliria”, Echoes from Parashqevi Simaku

Nga Keze Kozeta Zylo Parashqevi Simaku është nje artiste e rrallë që edhe pse ka kohë pa dalje në publik, të ngacmon kujtesën dhe vjen me një jehonë flladitëse shpirtërore dhe të frymëzon për të shkruajtur dhe pë ta kujtuar me plot respekt, por mbi të gjitha me dashurinë si artdashëse e saj. Ajo erdhi nga një qytet i vogël …

Read More »
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com