Bota Arbërshe, sot!

Prof. Hanemshahe Ilazi

Intervista me zonjën Ornela Radovicka me rastin e dorëzimit të medaljes nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbi Kontributin e saj mbi promovimin dhe shpërndarjen e gjuhës dhe kulturës arbërshe në botën mbarë shqiptare.

Me rastin e festave të fund vitit Presidentja e Republikës së Pavarur zonja Vjosa Osmani shpërndau disa medalje shumë personaliteteve të fushave të ndryshme në shkencë, në fushë të artit,shkrimtarë, poet, arkiekt, mjekë. Ju dhuruan medalje figurave të ndritura si Jeronim De Rada, Zef Schiro, Serembe, Belluscit dhe midis tyre edhe ju dr Ornela Radovicka, për kontributin tuaj në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

Zonja Radovicka. Kur keni filluar të njiheni me kulturën arbëreshe?

Ishte viti 1990, kur shkrova për herë të parë një poezi mbi mbi Arbërinë e arbëreshëve botuar në revistën Arbëreshe “Lidhja” themeluar nga Prof Antonio Bellusci dhe që atëherë u bëra bashkëpunëtore e kësaj reviste. Në vitet në vazhdim vizitova të gjitha fshatrat arbëreshe, edhe ato në Sicili kështu “u dashurova” me botën arbëreshe. Dhe prej shumë vitesh punoj në Qëndrën albanologjike krijuar në 1980 nga At Bellusci, ku botojmë, publikojmë, ndihmojmë për temat e dipllomave universitare mbi botën arbëreshe, si edhe presim visitator shqiptarë nga të gjitha kontinentet që duan të njihen me gjuhën kulturën arbëreshe.

Çfarë e preokupon sot në botën arbëreshe?

Bota arbëreshe, është bota më e bukur, më e rrallë, më e veçant, më e vështirë, dhe akoma pa eksploruar. Ajo që më preokupon për të është Gjuha dhe kultura arbëreshe që po asimilohet.

Kjo është aq në dukje, sa Unesko e ka shpalluar atë si gjuhë në rrezik zhdukje. Sot kjo gjuhë nuk flitet më tepër se sa 1% e të rinjëve.

Kush është fajtor që arbëreshët sot arritën në këtë gjëndje. Në itali është edhe ligji 482\99 i cili mbron arbëreshët?

Mendoj se, janë shumë faktor politik, po ashtu edhe foktor socio- ekonomik-kulturale të cilët kanë ndikuar mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Brënda kësaj sfere nuk mund të anashkalohen faktorët gjeopolitike në Italinë meridionale, por nuk përjashtohet edhe fakti se nëse arbëreshi arriti në këtë pikë deri diku “fajtor”indirekt është edhe vet bota arbëreshë. Në familjet arbëreshe nuk flitet më arbërisht, dhe fatkeqësisht ka humbur deri diku ajo pjesë e shejnjtë e quajtur ndryshe “Sensi i appartenecës \ Sensi i përkatësisë” tek brezat e rinjë.

Le të ktehhemi tek Ligji 482\99. Ky ligj në teori mbron arbërshët por është plot me paradokse në aplikimin e tij dhe ka nevojë për tu modifikuar. Për mbijetesën e gjuhës arbërishte ky ligj nuk iu jep mundësinë arbëreshëve për mësimin e detyrueshme të arbërishtes në shkolla shtetërore”. Ky ligj nuk është si ligji që mbron popullsinë minoritare në kufij me Italin, me përdorim të gjuhës gjermane apo Franceze, të cilat mbrohen nga ligjet rajonale, nacionale, por edhe nga ligjet internacionale kufitare). Pra Ligji 482\99 i jep mundësinë fakultative të mësimit të gjuhës arbërishte.

Ligji 482\99, është i çalë sepse aplikohet vetëm në rajonet territoriale me minorancë historike, dmth përbledh vetëm 7 rajonet arbëreshe ku ata janë ngulur historikisht me shekuj dhe nuk është i aplikueshëm në krahina që ka një popullsi të konsiderueshme arbëreshe, psh në Piemonte, krahinë kjo jo minorancë territoriale historike arbërshe, por që në të rregjistorhet një popullsi prej 10 mijë arbëreshe nuk përfshihet në ligjin 482\99.)

Si është rregulluar sistemi arbëresh me botën arbëreshe për mbajtjen gjallë të botës arbëreshe?

Arbëreshët janë një fenomen, dhe mendoj se nuk është futur ende në asnjë sistem definitiv.

Rregullator sot për sot janë arbëreshët me shoqatat e tyre dhe si i tillë nuk duhet të reduktohen apo të apostrofohen në një grusht akademikësh, por bota arbëreshe duhet të kenë një larmi përfshirës specialistë si antropologë, psikologë, etnolingustik, ecolinguistici që të studjojnë mbi fenomenin e Botës arbëreshe. Reduktimi vetëm në dy akademik, bënë që bota arbëreshe të jetë monopol e të sjellë dëme të mëdha e të pa rikuperueshme.

Për sa i përket botës së tyre religjose, ajo është rregulluar nëpërmjet Eparkive, ajo e Ungrës dhe Piana degli Albanesi, Sicilia.

Pse promovoni mësimin e arbërishtes dhe jo gjuhën shqipe standart të sotme?

Mendoj se, nuk vendosin shqiptarët për vullnetin e arbëreshëve.

Nëse unë, shqiptare e Shqipërisë ndihem mirë që flas gjuhën shqipe me të cilën u rrita, ashtu edhe edhe arbëreshi ndihet mirë kur artikulon varjantin e tij, arbërishten që i flet mëma, që i trashëgoi nga gjyshi. Arbërishtja ka qenë gjuha e shpirtit përcjellë për 600 vjet me rradhë ndërsa italishtja për ta gjuha e bukës.

Në Arbërinë e arbëreshve gjenden 50 ngulime dhe 50 të folura, cila nga të folmet duhet të merret për bazë.

Pikërisht këtu qëndron edhe vështirësia akademike, në zgjedhjen e varjantit të duhur.

Por shembullin e ka dhënë Kisha arbëreshe \ Eparkia e Ungrës me liturgjinë e saj në varjantin arbërisht më 1968 mbështetur në të folmen lokale të ngulimeve ku bënin pjesë besimtarët.

Krijoi një Koine, duke u bazuar në të folmet e qytezave arbëreshe të ritit Bizantin.

Përse mos të merret ky model edhe për gjuhën e arbëreshëve të 50 ngulimeve në shtatë rajonet e Italisë, (edhe pse unë ngul këmbë dhe them se janë; Puglia, Kalabria, Bazilicata, Campania, Sicilia, Abruzzo, Molise duke shtuar edhe atë të Piemontes në Torino, ku përmblidhen një numër i konsiderueshëm arbëreshë ardhur nga këto shtatë krahinat).

I madhi Ernest Koliqi e konsideroi aktin e kishës arbëreshe, një vepër gjigande për botën arbëreshe. Edhe Sicilia, me ngulimet arbëreshe Mezzojuso, Palazzo Adriano, Contessa Entellina, Cristina Gela e Piana degli Albanesi votuan për një koine liturgjike por nuk iu arrit qëllimit.

Një “Koine nacionele” një “gjuhë e unifikuar”, nuk është një gjuhë teknike, por një gjuhë e cila të mbështetet në bazë të të folmeve lokale. Nuk injorohet e folmja lokale, është gjuha që iu përket arbërshëve.

Sa është ruajtur varjanti arbërisht deri më sot?

Arbërishtja e sotme e cila flitet pak dhe prej një moshe mbi 50 vjeç mundohen ta ruajnë deri diku, por arbërishtja ka patur gjithmonë trysniinë e italianizmave,ndikime të greqishtes për hirë të liturgjisë, si edhe krahinizmat. Mos harrojmë se arbëreshët në shekujt e mëparshëm ishin folës të latinishtes e cila përdorej si gjuhë zyrtare, greqishja gjuha e kishës, dhe krahinizmat gjuha e tregëtisë, por dashuria për identitetin dhe krenaria që ishin Arbër i bënë ata në shekuj të ruajnë në breza më së mirë gjuhën arbërishte.

Sa punohet në botën arbëreshe nga vetë arbëreshët për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës?

Mendoj se askush nuk ka dhënë një kontribut kolosal mbi Arbërinë, sa kanë dhënë individët arbëresh. Ku secili edhe pse mes vështirësive secili prej tyre formojnë trurin e Arbërisë.

Truri nuk është Akademia por arbëreshët vetë, të cilët njohin realitetin, përballen me realitetin, bëjnë hulmtime, kërkime, e nxjerrin një numër të madh publikimesh.

Janë pikërisht ata arbëresh që kanë “sensin e aparenencës” të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në ato male ku u vendosën të parët e tyre të mbledhur në dy federata të mëdha ku përfaqësojnë rreth 70 shoqata. FAA me president z Damiano Guagliardi, një individ i zell në botën e Politikës por edhe më kontibutin e tij individual në fushë të kulturës së botës arbëreshe, si edhe nga Prof Italo Elmo, kërkues, hulmutues dhe divulgator i botës Arbëreshe dhe organizues i cili mban si një urë të fortë botën shqiptare me atë arbëreshe.

Brënda këtyre shoqatave është një botë eksplozive me historianë, artistë, gjuhëtarë, koreograf, mësues, aktivist, poet, shkrimtarë, këngëtarë, autor tekstesh, vallëtare, etje

Arbërshët në shtatë krahinat e Italisë kanë punuar me mish e me shpirt për të mbrojtur gjuhën e tyre, kulturën. Një numër i madh; artistë, poetë, shkrimtarë, historjanë, gjuhëtarë, arkitekt, mësues, këngëtarë, valltarë, lëvrojnë pa pushim, punojnë me mish e me shpirt.

Të bien lotët kur shikon që akoma si prof Agostino Giordano beson tek arbërishtja gjuha e mëmës dhe që një jetë të tërë derdh duke mbrojtur gjuhën, e vazhdon të jepë më të mirën e mundshme duke mbajtur gjallë me sakrifica gazetën e tij “ Jeta arbëreshe” që sapo doli nr 94.

Imagjinoni Prof Carmine Stamine 90 vjeçari që jo vetëm publikon, por shkon edhe në klasa e u mëson fëmijëve arbërisht. Sa i madhërishëm në thejshtësinë e tij. Mendoni 90 vjeçarin At Bellusci që nuk ka ditë që mos të vizitohet Qëndra e tij, Bibloteka e tij e mos të bëhen kërkime, dhe Ai edhe pse i sëmurë hap dyert, i fton, bashkpunon, dhe qëndron bashkë me ta, duke i rritur dashurinë për gjuhën dhe arbërinë. Si këto figura kaq pozitive ka edhe të tjerë në botën arbëreshe. Bota e arbëreshëve nëse ka mbijetuar deri më sot, është vetëm falë arbëreshëve, prandaj arbëreshët s’kanë pse ti thonë “Faleminderit” askujt,!

Çfarë nuk arrin të perceptojë Akademia e sotme shqiptare mbi arbëreshët?

Akademia shqiptare dhe katedrat e gjuhës shqipe në Kalabri, Napoli, Bari, Romë, Venezia mendoj se e dinë shumë mirë se arbëreshët gjenden në një situatë ku mungon një gjuhë unike, ku nuk është përpiluar një Abetare unike, ku mungojnë mësues të mësimit arbërisht, ku mungon një Albo ku të rregjistrohet kontigjenti i mësuesve, mungesa e tekstesh mbi gjuhësinë si sintaksë, morfologji, fonetikë, sepse deri më sot bota akademike nuk ka përpiluar asgjë prej këtyre.

Siç e shohim arbëreshi nga pikëpamja gjuhësore është lënë në mëshirë të fatit!

Mendoj se Botës Akademike shqiptare i mungon perceptimi i realitetit, nuk dinë se çfarë bëhet në botën arbëreshe. Bota shqiptare ka ngelur shumë prapa mbi kërkimet shkencore në botën arbëreshe dhe kjo duket qartë në hulumtimet e bëra mbi ta në fushë të historisë, në fushë të letrërsisë, gjuhësisë, antropologjisë, psikologjisë. Ndoshta në mendjen bota akademike shqipatre krijon idenë se bota arbëreshe ka vdekur, por Gabohen! Arbërshi nuk është as fosile dhe as relike, arbëreshi është ende i gjallë dhe ka dhënë një produkt sa nuk e kanë dhenë edhe vet istitusionet e saj!

Për të treguar se sa e pa eksploruar për të mos thënë se sa është e papërfillur është bota arbëreshe prej hulumtuesve shqiptare do jap një shembull. Arkitekti arbërsh Atanasio Pizzi banues në Napoli por i lindur në Shën Sofia di Epiri, vjen në Qendrën Bellusci dhe na kërkon ndihmë për një kontakt me Universitetin e Tiranës dega Arkitekturë.

Rastisa të shkoj në shtator në Tiranë dhe ndalem në Universitetin e Tiranës. Takoj prof Oroshi Armando( me porosi të Pizzit) i cili më pohoi se ne Universiteti i Tiranës nuk është bërë asnjë hulumtim deri më sot mbi arkitekturën e ngulimeve arbëreshe të Italisë.

Nga A. Pizzi mësova se Qëndrat e sotme Komerciale nuk janë gjë tjetër veçse imitimi i “Gjitonisë” së arkitekurës arbërshe. E merrni me mënd sa prapa kanë ngelur me kërkimet mbi arkitekturën arbëreshe?!

Është për tu ardhur keq që injorohet bota arbëreshe me individë të pasur dhe me njerëz disponibile që ndihmojnë pa rezerva botën shqiptare. Përmendim prof Francesco Marchiano\Spezzano Albanese, Professor Caloggero Raviotta, Professoresha Tommasina \Contessa Entellina, prof Mario Massari\ Chieuti, Prof Mario Bellizzi\ Shën Vasili,Costandino Bellusci\ Platani,Zef Chiaramonte\ Palermo, etje të cilët në një farë mënyre furnizojnë me hulumtime kërkuesit shqiptare që nuk shkulen nga katedra e Tiranës, e për të marrë rrugët drejt botës arbëreshe presin fondet.

Por ka edhe një numër i madh të botës arbëreshe në fushë të artit që punojnë pa rezerva si Michele Greco\Frascineto\ Nicola Mele\ Acquaformosa\ Silvana Licursi, Maria Antonieta Rimoli, Tommaso Bellusci\ Frascineto, Rocco Marco Moccia, prof Cettina Mazzei, Lucia Mrtino, Mimmo Imbrogno, Gennaro de Cicco, Giusi Schirò, Giorgio Cuccia\ Sicilia, apo edhe individ në rrjetet sociale si miku im Mario Occhineri i cili më mbështet me artikujt midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare. Me këtë dua të them që janë shumë shumë e shumë arbëreshë të tjerë që punojnë në heshtje dhe shkrijnë energjitë për botën arbëreshe.

Përse është në rrezik edhe kultura arbërshe?

Mendoj se aty ku nuk flitet gjuha e nënës edhe kultura dalëngadalë përcillet e çalë.

Mungesa e shkollave në gjuhën e komunitetit sjellë mangësi edhe në kulturën e tij. Dikur Bota arbëreshe kulturën e përcillte nga nëna te fëmija, sot kjo gjë nuk ndodh.

Sot bota arbëreshe mendoj se kemi një popull “bikultural” por edhe “analfabet” në gjuhën e kulturës së tij, gjë e cila nuk ndikon poztivisht mbi kulturën e tij.

Gjuha dhe kultura janë të lidhura me njëra tjetrën. Kultura trasmetohet, fitohet por edhe kontaminohet në vite. Këtë kontaminim e shohim psh te kostumin e burrave në botën arbërrshe

Deri më sot nga studimet, hulumtimet, fotot, në kulturën arbërshe është ruajtur vetëm kostumi i grave dhe jo ai i burrave. Kështu që as fustanella, as Plisi nuk janë element të botës arbëreshe.

Ajo që çka është autentike dhe e përcjellë në shekuj duhet e lënë ashtu siç është!

Kostumet arbërshe janë aq të bukura, me famë sa me shekuj kanë tërhequr gjithmonë vëmëndjen e shkrimtarëve, artistëve udhëtarve në shekujt e mëparshëm. Kostumi i grave në kulturën arbëreshe është identitet dhe art. Në të është derdhur universi i botës arbëreshe dhe ka rregulat e saj preçise, por ndonjëherë shohim edhe në to deformime, por që ndodh rrallë.

Sa është i rëndësishëm besimi dhe kisha tek arbëreshët ?

Arbëreshët rridhnin nga kishat illirike, i përkasin ritit bizantin, në fillim ishin në patriarkën e Ohrit, dhe që nga më 1919 me krijimin e Eparkisë së e Ungrës, me peshkopin Bizantin, nën Juridiksionin e Papaës dhe më Eparkia e Piana degli albanesi themeluar në 1784 Palermo\ Sicili themeluar nga Guxata.

Arpëreshët të parën gjë që bënë kur erdhën në fund të shekullit XIV ndërtuan kishat e tyre të ritit Bizantine. Më vonë, në shekulli XVI, ndodhën ndryshime historike, shumë priftërinjë u vranë, disa u burgosën dhe një pjesë e ngulimeve u kthyen në ritin katolik.

Thuhet se kishat arbëreshe sot janë në krizë. Ç’po ndodh me to?

Si ju thash më sipër në botën arbëresh besimtarët e ritit bizantin grumbullohen në dy Eparki;

Sicila dhe Ungra.

Eparkia e Piana degli Albanesi në Sicilsë sot ndodhet në një situatë shumë e vështirë dhe besimtarët e saj po kalojnë momente shumë të vështira. Sede e shenjtë ka emëruar një peshkop latin në krye të saj. Arbëreshët janë të ritit Bizantin dhe nuk pranojnë një peshkop të ritit latin, që as nuk njeh edeh gjuhën arbërshe të besimtarit bizantin. Kjo do të thotë që riti të bëhet në Italisht dhe kjo sjell asimilim të tyre. Botën arbëreshe dy faktor e ndajnë me identitet Gjuha dhe riti i tyre bizantin dhe jo latin. Ky rast ka indinjuar shumë botën arbëreshe të ritit bizantin në Sicili të cilët jo vetëm po protestojnë por po kërkojnë edhe ndihmë nga Eparkia e Ungrës që është më e fort sot për sot në mbajtjen e ritit dhe të gjuhës.

Por mos harrojmë se në planin kulturor Piana degli albanesi e Bota arbëreshe e Sicilisë me shekuj ka dhënë një kontribut të madh e kolosal në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Besimtarët e ritit bizantin nuk meritojnë këtë plagë shpirtërore.

Shpresojmë që të merret në konsideratë kërkesa e besimtarëve të ritit bizantin në Sicili.

Eparkia e Ungrës vazhdon të praktikoj ritin bizantin të Kostandinopojës, por nën juridiksionin e Romës. Liturgjia zhvillohet në tre gjuhë, greqisht, italisht, arbërisht, dhe mbledh në gjirin e saj besimtarë të rreth 30 parrokje të Kalbrisë, Basilicata, Molise. Edhe kjo Eparki është nën juridiksjonin e Romës.

Por edhe Eparkia e Ungrës po kalon momente të vështira. Nga 30 parrokje rreth 16 parrokje janë të muluar nga priftërinjë të huaj. Sipas statistikave mbi 50% të priftërinjëve që nuk janë arbëreshë, dhe si të tillë ata nuk kanë “sensin e apartenenzes” së botës arbëreshe. Prifëtrinjë e huaj te parrokjeve janë rrogëtar, nuk janë misionar. Mbaron puna kthehen tek familja..

Në parrokjet arbëreshe nuk është më ajo forca e kishës së dikurshme, kur parrokjet shërbenin si shkolla për mësimin e gjuhës. Ku prifti ishte eshe albanolog. Unë kujtoj një episod kur profesorët nga Kosova i dërgonin abetare Papas A. Belluscit në Falconara albanese për fëmijët arbëreshë që të mësonin gjuhën.

Çfarë duhet të bëjë çdo individ arbëresh për të mbajtur gjallë gjuhën?

Mendoj se për mbajtjen gjallë të gjuhës rolin kryesor e ka familja. Njëqind vjet më parë nuk kishte shkolla në komunitetin arbëresh, por flitej arbërisht, dhe ishte pikërisht nëna ajo që përcillte gjuhën fëmijës, prandaj le të fillojnë të sensibilizohen nënat e rregjistrojnë fëmijët në shkolla për mësimin e arbërishtes edhe pse ky ligj është sakat “ligji 482\99” por në fund të fundit iu jep mundësinë e gjuhës. Eparkia e Ungrës po shpërndan falas dy volumet “Alfabetizzazione”, prandaj kush dëshiron le të fillojë mësimin e gjuhës me këto volume, deri sa të përpilohet një tjetër tekst më i avancuar.

Një faktor tjetër është se jetojmë në botën e kibernetikës, dhe “Inteligjenca Artificiale”, aplikimi i saj, i jep mundësinë arbëreshit të mësojnë gjuhën e tyre.

Bota arbëreshe sot duhet të rrisë ndërgjegjen për “sensin e përkatësisë”, autostimën e prkatësisë në këtë komunitet.

Çfarë mendon për rolin e kryetarëve të bashkive të qytezave arbëreshe në ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës ?

Kryetarëve të Bashkive të ngulimeve arbëreshe sipas ligjit 482\99 iu jepet mundësia që të fillojnë e të shkruajnë në dygjuhë. Ligji iua jep mundësinë të përdornin arbërishten në certifikatat administartive, kështu nëse kanë vullnet që nesër në mëngjes mund ta praktikojnë nxjerrjen e çertifikateatave te lindjes, vdekjes, apo në certifikatat e martesës edhe në arbërishten e tyre. (Përjashtojmë këtu Piana degli Albanesi, të cilët e aplikojnë prej kohësh si mësimin në arbërisht ashtu edhe në aministartën lokale)

Çfarë kontributi mund t’iu japi Mëma Shqipëri arbëreshëve?

Qofsha e gabuar, por shikoj një indiferencë nga Akademia e Shkencës karshi popullit arbëreshe.

Dikur shumë albanologë shqiptarë kanë qenë zemra e arbërshëve. Sot këta albanologë nuk janë më. Nga bota akademike shqipatre ka një rënie të dukshme për njojen hulumtimin dhe studimin e botës arbëreshe. Flasim për një popull unik që kanë rezistuar në shekuj që egzissiston sot, lëvron me punimet e tij, dhe kjo Akademi është indiferente krahas shumë poetëve apo shkrimtarë të botës së sotme arbërore!

Por edhe Qrveria e Tiranës me sa shohë nuk ka atë vullnet politik vëllazëror që duhet të tregojë.

Kryeministri Rama ka ardhur tek arbëreshët, I ka parë ku jetojnë, i ka vizituar, dhe me siguri që do ti ketë pyetur këta kryetar të Bashkive se përse keni nevojë.

Lind Pyetja: A kanë rënë në një akord të përbashkët për një projekt konkret ku të përfshihen të dy shtetet si ai i Italisë dhe ai i Shqipërisë, mbi shtrimin e çështjes për arsimin e detyrueshëm të gjuhës, apo rolit në mbrojtjen e kulturës së arbëreshe,në ato segmente ku nuk aplikohet ligji 482\99?

Nuk mendoj se kryetarët e Bashkive të botës arbëreshe shkojnë në Tiranë vetëm për të promovuar veten e tyre, apo për të bërë ndonjë fotografi mes gradacelave?! Kryetarët e Bashkive nuk janë pionierët e dikurshëm që bënin Paradë, kalonin para tribunës dhe përshëndetnin Byron Politike dhe Udheqësin e saj. Kryetarët e bashkive arbërshe janë një forcë politike, përfaqësojnë një popull dinjitoz dhe unik në botë, nuk duhet të kenë kompleksin e inferioritetit e të ndihen të tërhequr. Ata me ndërgjegjen e popullit arbëror mbi shpatullat e tyre dhe duhet të ulen paralel me Kryeministrin e Shqipërisë e të shtrojnë çështjen arbërshe ashtu siç është, të dalin me projekte konkrete mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës arbëreshe për aplikimin e ligjit të çalë 482\99.

Arbëreshët jetojnë në qyteza të thella në Jug të Italisë ku planet gjeopolitike, i kanë shpopulluar akoma më shumë këto zona dhe kanë rriur edhe papunësinë, prandaj mendoj që midis Botës Arbëreshe në Itali dhe Shqipërisë të lindë edhe një bashkpunim në promovimin dhe zhvillimin e turizmit dhe kulturës të qytezave arbëreshe. Inisiativat duhet të nisi që nga shkollat. Nxënës të shkollave nga Shqipëria, Kosova, të vijnë e të vizitojnë vëllezërit arbëresh në Itali.

Mëma Shqipëri apo edhe mëma Kosovë janë në zhvillim, po shohim nga dita në ditë që si Tirana ashtu edhe Prishtina po trasformohen. Nuk do të ishte mirë që të tërheqin organikën; teknikë, arkitekt, inxhinjerë edhe nga Arbëria e arbëreshëve!

Nuk do ishte mirë të ndihmojë vëllai vëllanë?

Apo këto vlera nuk egzistojnë më?

Arbërshi nuk është naiv, nuk ka nevojë i për “copa letra” nderi. Arbëreshin e nderon fakti që është Unik në botë dhe mjafton kjo për të qenë i nderuar, sepse ashtu si ju thashë edhe më sipër Arbëreshi është Fakt, është Mënyrë jetese, nuk Imitohet!

Ornela, në shkrimet tuaja unë ju konsideroj trasparente dhe të sinqertë dhe për këtë dua që të më përgjigjeni po me aq trasparencë. Çfarë ka te arbërshët diçka që nuk shkon?

Para se ti përgjigjem kësaj pyetje dua të bëjë një “parathënie”

Arbëreshët ndihen deri diku si “Jetim”. Ata u ngrohën disi me krijimin e Qëndrës së Studimeve dhe Publikimeve të botës Arbëreshe në Tiranë me drejtoreshë Diana Kastrati. Arbëreshët, e pritën me kënaqësi këtë lajm dhe menduan se kjo Qëndër do të ishte shtëpiza e tyre. Në fakt qëndra për dy vjet me rradhë iu hapi dyert. Por viti që shkoi kjo shtëpi edhe pse i ftoi në në vatrën e saj “Ditën e Arbëreshëve” ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte;“Krypleqtë akademikë” në Tiranë mbyllën derën nga brënda, spostuan të zotët e shtëpisë, eleminuan të gjithë ata përfaqësues të artit, të historisë, shkrimtarë, poetë, por edhe përfaqësues të politikës dhe ngaqë kishin edhe gurin edhe arrën, vet vendosën, dhe vet vulosën. Në muajin nëntor 2023 për shkak të anullimit masiv të tyre, bota arbëreshe ngeli përsëri të zhgënjyer!

Për këtë reaksion e sorollatje që iu bënë arbëreshëve dikush duhet t’iu japi llogari!

Kush është fajtor tu rijapë atyre arbërreshëve dinjitetin që iu përdhunua në “ Ditën e Arbëreshit”. Deri më sot askush nuk e ka marrë përgjegjësinë!.

Ju më pyetët se çfarë nuk shkon tek karakteri i arbëreshëve?

Nëse zë një mik arbëresh është besnik për tërë jetën. Të mbron të do dhe derën e tij e ke gjithmonë të hapur. Duke qenë të tillë nuk tolerojnë lehtë.

Sipas meje Bota arbëreshe ka vetëm një problem karakterial. Secili prej tyre punon por duhet të konsiderohet “ I pari”. Kjo karakteristikë “ për të qenë i pari” dhe “krenarie” shpesh herë nuk të bënë leader, por të çon në “ndarje”, dhe të kthen në “individualist!

Çfarë i duhet sot botës arbëreshe më shumë se çdo tjetër?

Mendoj se botës arbëreshe i duhet ndërgjegja arbërore, sensi i përkatësisë si edhe të jenë të bashkuar. Kam idenë nëse se arbëreshët po të bashkohen me njëri tjetrin, për hirë të dashurisë për Arbërinë ata mund të arrijnë çdo gjë vet. Nuk kanë pse të mbajnë shpresa tek të tjerët.

Mësimin na i ka lënë amanet Gjergj Kastrioti Skënderbe me “Lidhjen e Lezhës”. Do të ishte një kryevepër “Lidhja e Arbëreshëve” ku të mbizotëroj dialogu, ku të përballen me njëri tjetrin, ku të respektohet “mendimi i lirë dhe ndryshe”, dhe ku të merrej për bazë ajo që është më e mirë për Arbërinë, duke lenë pas interesat vetjake. Arbëria është e madhe dhe ka vend për të gjithë arbërreshëst, mjafon të respektohet hapsira e secilit.

Presidentja Vjosa dhe z Vehbi Myftari këshilltari i saj, vizituan këtë vit Qëndrën albanologjike të e At Belluscit. Ç’farë përshtypje keni?

Gjatë vitit 2023 në muajin Prill ditën e Pashkëve na erdhi dhe na vizitoi Biblotekën dhe Qëndrën tonë albanologjike Presidentja e Kosovës Zonja Vjosa Osmani si dhe Këshilltari i Presidencës Z.Vehbi Myftari. At Bellusci ka dhënë një ndihmë të madhe për Kosovën dhe Qëndra jonë Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe ka mbajtur gjithmonë lidhje me Kosovën, Diasporën kosovare në Zvicër, Germani, Austri dhe kemi qenë gjithmonë aktiv me ta.

Ajo që na bëri përshtypje ishte se Presidente Osmani, ndryshe nga ish Presidenti i Shqipërisë i cili erdhi dhe na vizitoi, na premtoi, dhe nuk mbajti asnjë premtim, ndërsa Presidentja Vjosa menjëherë u hodh “në katjer”. Si fillim i dha nënshtetësinë Kosovare At Belluscit duke e quajtur “bir të saj” për kontributin e tij në Pavarësinë e Kosovës, dhe gjatë këtij viti kemi patur herë pas herë kontaktet me këshilltarin e Presidencës zotin Vehbi Myftari i cili po na mbështet për publikimin e disa rrëfimeve, këngëve, si edhe të dhënat mbi kostumin e Frascinetos rrëfyer nga 90 vjeçarja Caterina Bellusci. Janë në arbërisheten e saj dhe jo në standarten shqipe.Qëllimi i këtij mini projekti ishte që mos të humbisnim arbërishten e Frascinetos që e ka përcjellë shumë mirë dhe qartë per rreth një shekull zonja Katerina. Arbërishtja e saj, tingëllon e bukur,një arbërishte e pastër,një arbërishte shekullore, e gjallë, ëmbël dalë nga shpirti arbëror.

Ç’farë do t’iu thoshit vizitatorëve që vizitojnë qytezat arbëreshe?

Nëse do vini e të takoni arbëreshët mos u turrni vetëm të bëni ndonjë foto, dhe as mos u entuziazmoni kur shikoni një bijëz të vogël arbëreshe e cila me kostumin e saj të bukur të derdhur në ar të qepur me sakrifica mëma e saj e lëviz gjithë hijeshi në ceremoninë” Vallja”!

Mos u entuziazmoni edhe nëse shikoni vogëlushët që këndojnë në kishë arbërisht e me zell, e mos krijoni idenë se arbëreshët e ruajnë kaq mirë gjuhën!

Mos u mjaftoni me krenarinë që iu pushton kur ndonjë i vjetër ju përshëndet arbërisht.

Mos i gjykoni arbëreshët kur do kuptoni që pjesa masive nuk flasin më arbërisht..

Por ju lutem, nëse je shqiptar i vërtet kudo që ndodhesh në çdo fushë që je; në politik, shkencë, si bizesmen, apo si intelektual që je, hiqni dorë edhe nga “ Përfitimi” mbi karrjerë apo mbi ekonominë mbi shpinën e arbëreshëve,por reflektoni, dhe bëjë diçka për Arbëreshin në të mirën e tij që jo vetëm të mbijetoj për mos tu asimiluar, por të ringjallet të rikthehet në hapsirën e tij. Të bësh diçka konkrete për ata sot, është edhe çështje kombëtare, dhe detyre për çdo shqiptar dhe nëse e do vëllanë, jepi ndihmë konkrete!

Kush është Arbëreshi për Ju?

Në vite kam dhënë shumë përkufizime mbi madhështinë e këtij populli, sepse arbëreshët nuk janë vetëm Folk, kostume, e ku shpesh i paraqisin nuk janë as kuklla për Paradë në rrugët e kryeqytetit mëmë , por arbëreshi është një “Fenomen”. Ai që i shkon për shtat vetëm konceptit “Arbëresh” dhe si i tillë meriton të Konsiderohet, të Studjohet, dhe mbahet si “Etalon”në gjininë e tij të vetme!

Ç’farë kupton me kulturën arbëreshe?

Arbëreshi nuk është vetëm gjuhë dhe folk, arbëreshi shkon më tej. Është një popull me histori të lavdishme, me antropologjinë e tij, me figurat e tij ilustre si Pasquale Baffi, inxhinier Jura, Scura, vellezërit Torello, Anselmo Lorecchio etje etje Kam mendimin që të ndërtohet një muzeum në Napoli. Do të thoni Ju pse pikërisht Napoli dhe jo Cosenza?!

Në Napoli zbarkuan arbëreshët. Në Napoli studjuan arbëreshët. Në Napoli u botuan veprat arbëreshe. Në Napoli u pushkatuan figura të rëndësishme të botës arbërshe.

Në Napoli Skënderbeu la gjurmë në takimin me mbretin e Napolit.

Mendoj se pikërisht për këto arsye ia vlen për Arbëreshët të krijohet një qëndër aktive në këtë qytet të përjetshëm.

Motivi tjetër është se Palermo është distante, sepse edhe në palermo do të ishte mirë.

Kur shkova për herë të parë në Palermo pash që Eparkia Piana degli albanesi ishte në qëndër të Palermos, ku i jepej mundësi turistit nga e gjithë bota të njihet më këtë komunitet.

Sot për sot fshatrat e Arbëreshëve është vështirë ti vizitosh për arsye hapsire dhe kohe por edeh komunikacioni e infrastrukture.

Dikush nuk mund të jetë dakord, dhe ndoshta nuk përputhet me këtë ide,por në Torino kemi muzeumin më të rëndësishme të Egjyptit. Kultura bëhet internacionale.

Gjatë një vizite në Bibliotekën Bellusci, kur për vizitë na erdhi Robert Elsia, historiani Kanadez na tha: “Ju shqiptarët duhet të shkruani historinë gojore e cila është po aq e rëndësishme në mos më tepër se sa ajo e kronikave, sepse kronikat në fun të fundit i shkruajnë ato që fituan,por historia gojore ka bërnda vërtetësinë e të pa thënave. Nëse nuk do të filloni ta shkruani historinë gojore arbëreshe do të humbisni historinë”.

Në fakt ne nuk jemi konservatorë të mirë. Nuk ruajtëm kishat, dhe si përfundim e na i morën, nuk ruajtëm “Qenin e Sharrit” dhe na i morën, po humbim edhe arbëreshët, fenomeni më i çmuar human!

A do dëshiroje ndonjë gjë të veçantë për botën arbëreshe?

Siç iu thashë dhe më sipër, në rradhë të parë dëshiroja që në ngulimet arbërshe të hapeshin shkollat e detyrueshme në varjantin e arbërishtes.

Shpresoj në një raport të gjallë vëllazëror midis arbëreshëve dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, pjesa e Malit të Zi, si dhe Diaspora kudo që ndodhen, sepse Arbëreshët me sa kam kuptuar e dëshirojnë dhe Shtëpinë e tyre të cilën e kanë ëndërruar gjithmonë në zemrën e Mëmës Shqipëri prandaj mos i harroni këta arbëresh që dikur nga ato Istitute që ata hapën me munde e sakrificë në një atdhe që nuk ishte i tyre, përfituan dhe u shkollua elita shqiptare.

Nuk nënvlrësohet arbëreshi dhe jo më të harrohet!

Aderoni në ndonjë korrent politik, jeni pjesë e ndonjë Partie?

Partia ime është Arbëria e arbëreshëve. Nuk aderoj në asnjë forcë politike.

Jam e bija e një të përjashtuar nga Pratia e Punës gjatë rregjimit në Shqipëri, dhe nuk më intereson politika. Dua të jem një shpirt i lirë dhe kjo nuk do të thotë se nuk kam ideale!

Intervistës sonë i erdhi fundi, çfarë do të shtoni nëse keni ndonjë gjë tjetër për arbërshët?

Desha vetëm të them se këtë nderim pas 25 vjetësh kontributë në botën arbërshe që ma dorëzoi Presidentja Kosovës,dua ta ndaj me të gjithë ata arbërshë që punojnë në heshtje, me të gjithë ata arbëresh të cilët mes shumë vështirësive mbajnë gjallë Arbërinë!

Unë jam thjeshtë një milingonë në këtë medalje!

Rofshin arbëreshet që punojnë për Arbërinë e kudo që ndodhen!

Unë ç’do intervistë e kam mbyllur me moton: Nëse një ditë arbëreshët do të asimilohen do humbasim një popull dhe jo një etni. Kjo sduhet të ndodh kurrë! Mos Harroni atje ku është një arbëresh është një Arbëri!

Përgatiti intervistën Profesoresha Hanemshahe Ilazi. Autore e 12 veprave si: “Kush i vrau Engjijt”, “Gra të njohura të trojeve Shqiptare”, “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999″ , si dhe aktiviste e gjallë e botës kosovare . (Në vijim disa foto nga aktiviteti i dhënies së medaljes zonjës Ornela Radovicka)

Prishtinë\ Kosovë, 3 Janar 2024

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com