vatrafederation

Sot, kujtojmë 226-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit (1797-1854)

Muzeu Historik Kombëtar Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kaloi fëmijërinë. Para vitit 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani kundër robërisë osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me Shqiptarë të kolonisë …

Read More »

Pjetër Bogdani, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipes, shërbestari i devotshëm i kishës dhe kombit

Nga Albert Vataj Sot 334 vite më parë, më 6 dhjetor 1689 vdiq në Prishtinë nga epidemia e murtajës, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipes, i themelti i përpjekjeve ngadhënjyese të zërit dhe shpirtit shqiptar, tharmi i shpërthimeve të duhishme kryengritëse kundër zgjedhës osmane, Pjetër Bogdani. Ai mbamendet si një ndër personalitetet më të shquar të Kishës, dishepull i interesave të kombit …

Read More »

Dita e Pavarësisë në Kastrovillari\ Kalabri \ Itali

Ndërsa kalon në zonën e Pollinit në Kalabri syri do të kapi shkëmbinjë, rrënjë, dhe qyteza, midis tyre shtirhet Kastrovillari. Në këto zona çdo fshat është plot histori, legjenda, tragjedi dhe lavdi. Kastrovillari është qytezë ku gjenden edhe një numër i konsiderueshëm arbëreshë. Shumë Familje nga diaspora janë vendosur në eksodin e parë rreth viteve 1991, shumë të tjerë kanë …

Read More »

Shuhet “Sokrati” shqiptar, Federata “Vatra” telegram ngushëllimi

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar shqiptar, “Nderi i Kombit” Mirush Kabashi. Mjeshtri i madh i interpretimit, skenës, filmit, teatrit e poezisë do të mbetet i paharruar për çdo artdashës e çdo shqiptar. Një humbje e madhe për artin shqiptar e kombin tonë. Mirush Kabashi ishte një talent …

Read More »

Platforma diplomatike e çështjes çame

Shaban Murati Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çeshtje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes. Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua …

Read More »

Vatra Tampa Bay festoi në mënyrë madhështore festën e Flamurit Kombëtar

Luan Kalana Publicist shqiptaro-amerikan. Vatra Tampa Bay organizoi koncert festiv madhështor familjar në Clearwater Florida me rastin e festës së Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Një festë madhështore me pjesëmarrjen e këngëtarëve: e madhja Aurela Gaçe, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi dhe Armanda. Festa e Flamurit Kombëtar u shoqërua nga një atmosferë festive emocianale e paparë …

Read More »

NJË LAVDI KOMBËTARE NË NJU JORK!

Nga Frank Shkreli Një qytet është aq i madhërishëm sa edhe ata persona që jetojnë aty e që japin shembëll dhe shërbime për komunitetin e tyre – në këtë rast – komunitetin shqiptaro-amerikan në qytetin e Nju Jorkut. Qyteti i Nju Jorkut – më saktësisht Kuvendi i Bashkisë së qytetit më të madh të Amerikës – e ktheu sallën e …

Read More »

Sot, përkujtojmë 103-vjetorin e lindjes së historianit Kristo Frashëri

Muzeu Historik Kombëtar Historiani, profesori, akademiku Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në …

Read More »

100 – VJETORI I LINDJES SË POETIT  DHE PEDAGOGUT VEHBI BALA

PROF.DR. TEFË  TOPALLI Ish-nxënësi i shkëlqyer i Gjimnazit të Shtetit, në Shkodër, poeti Vehbi Bala, ndoqi dhe përfundoi studimet e larta në dy vende të Lindjes: universitetin në Kroaci, në gjuhën serbokroate, një variant i gjuhës sllave që kishte qenë me shekuj në kontakt me shqipen dhe në Rumani, në gjuhën rumune – e vetmja idiomë neolatine, që, sipas albanologëve …

Read More »
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com