Tag Archives: SHBA

“Vatra dhe diaspora shqiptare e Amerikës, krenari për kombin tonë”

Sokol Paja New York, 12 Dhjetor 2023 -Në Selinë Qëndrore të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra u ekspozuan veshje kombëtare të krahinave të Zymit të Hasit, Tropojës, Dukagjinit e Zadrimës nën kujdesin e koleksionistes Lajde Kolgjeraj e cila koleksionon 843 veshje kombëtare. Si pjesë e aktivitetit kulturor në bashkëpunim u ekspozuan edhe piktura me motive tradicionale kombëtare të piktores Valdete …

Read More »

Olimpia e Epirit: Historia surreale e nënës ilire të Aleksandrit të Madh

Nga Rafael Floqi Nëse nuk do të ishte për Mbretëreshën e paepur Olimpia, Aleksandri i Madh mund të mos kishte pushtuar kurrë gjysmën e botës gjatë mbretërimit të tij historik. Thonë se pas çdo burri të madh qëndron një grua e madhe. Kjo është padyshim e vërtetë për mbretin maqedonas Aleksandrin e Madh – i cili pushtoi pjesën më të …

Read More »

14 dhjetori, datë historike për Elbasanin dhe demokracinë

Prof. Dr. Roland Gjini Nuk janë të pakta rastet në historinë shqiptare që Elbasani dhe qytetarët e tij kanë dhënë shembuj të çmuar, madje kanë paraprirë ngjarje të mëdha historike. Më 25 nëntor 1912 ishte i pari qytet në Shqipëri që parapriu ngritjen e flamurit të Pavarësisë. Ky qytet kishte nxjerrë edhe më parë burra në zë, që paraprinë dhe …

Read More »

Amerika dhe kujtimi i viktimave të komunizmit –  një proces i vazhdueshëm

Frank Shkreli Sot në mengjes isha duke lexuar lajmet më të fundit në portalin e Museumit kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë dhe në faqen e Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit Ndërkombëtar – të dy këto ente — me qëndër në Washington DC.  Pashë se kohët e fundit ato ishin vizituar nga shumë turistë – të thjeshtë por edhe nga …

Read More »

Paulin Selimi, shkrimtari emblematik i humorit shkodran

Nail Draga Organizimi i përurimit të librit Ars longa, vita brevis të autorëve Donika Selimi e Jani Malo, kushtuar Paulin Selimit(1947-2013) paraqet një moment të veçantë për familjen, artistët e estradave e sidomos për adhuruesit e humorit. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me shkrimtarin i cili veçohej me elegancën e tij të humorit, duke …

Read More »

Atdheun, Federatën Vatra dhe gazetën Dielli, t’i duam e t’i forcojmë

Prof.as.dr. Thanas Gjika Të gjithë kemi vënë re se bijtë e kombeve të qytetëruar punojnë pa bujë e pa u mburrur për forcimin dhe përparimin e shtetit të vet dhe për mbarëvajtjen dhe pasurimin e shoqatave kulturore e të fondacioneve bamirëse që kanë krijuar. Ne shqiptarët i kemi zili të tillë njerëz të qytetëruar, por shumë pak prej nesh ecin …

Read More »

Nderim dhe mirënjohje, në 76-vjetorin e ndarjes nga jeta të Asdrenit

Muzeu Historik Kombëtar Më 11 dhjetor të vitit 1947 u nda nga jeta në Bukuresht, Aleks Stavre Drenova, Asdreni. Emri artistik Asdreni përdorej nga vetë ai për të firmosur poezitë të cilat publikoheshin në gazetat më të njohura si “Kalendari Kombëtar”, “Albania” dhe “Drita”. Asdreni lindi më 11 prill të vitit 1872 në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e …

Read More »

Mirush Kabashi dhe… nderet e tjera të kombit

Frano Kulli Me Mirush Kabashin, në përvjetorin e 100- të të Konferencës së Paqes, 2019 në një aktivitet përnderues për Fishtën, patëm shkëmbyer këtë bisedë: – Qysh kur e mban Fishta titullin “Nderi i Kombit”,- më pyet Mirushi. – Nga 2002-shi-i përgjigjem unë… Mirushi ishte aty e do të recitonte njërën prej poezive të Fishtës, fort të pëlqyer prej tij, …

Read More »

Kryetari i Parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca takoi mërgatën shqiptare në New York

Sokol Paja New York, 11 Dhjetor 2023 – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror në Konsullatën e Kosovës me përfaqësuesit e organizatave e shoqatave patriotike shqiptare në New York e më gjërë. Në fjalën e hapjes Ambasador Blerim Reka falenderoi diasporën shqiptare të Amerikës për kontributin historik në çështjen e …

Read More »
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com