Kryetari i Parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca takoi mërgatën shqiptare në New York

Sokol Paja

New York, 11 Dhjetor 2023 – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror në Konsullatën e Kosovës me përfaqësuesit e organizatave e shoqatave patriotike shqiptare në New York e më gjërë. Në fjalën e hapjes Ambasador Blerim Reka falenderoi diasporën shqiptare të Amerikës për kontributin historik në çështjen e Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca shprehu mirënjohjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për përfaqësuesit e mërgatës, për rolin e kontributit e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën, çështjen kombëtare dhe kombin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij z.Konjufca u ndal në tri pika thelbësore të diskutimit të cilat i renditi si sfida për republikën e Kosovës dhe institucionet shtetërore : “1. Situata me Serbinë, sulmi serb mbi Kosovë dhe rrezikun e mundeshëm të sulmeve nga Serbia e cila kërkon aneksim të territorit të Kosovës. 2. Konsolidimi i sigurisë kombëtare, territorialitetin dhe administrimin e territorit. 3. Forcimi i institucione shtetërore të sigurisë kombëtare, shumëfishim i forcës së institucioneve, rritje të kapaciteteve vepruese. Konsolidim i institucioneve shtetërore dhe sundim të ligjit. Forcim të ligjeve e sigurisë kombëtare” tha z.Konjufca. Ai i kërkoi përfaqësuesve të mërgatës që të kërkojnë mbështetje te përfaqësuesit amerikanë për çështjen e Kosovës pasi mbrojtja e interesit të Kosovës do të thotë mbrojtje të interesave amerikane dhe të shqiptarëve në ballkan si populli më pro amerikan në Europë.

Gjatë bashkëbisedimit kryeparlamentari Konjufca shpjegoi modalitete të panjohura të “asociacionit”, marrëveshjet e ndryshme mes Kosovës e Serbisë, qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare etj. Përfaqësuesit e mërgatës e pyetën kryeparlamentarin Konjufca rreth specifikave të marrëveshjes së “asociacionit”, rreth mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, presionit të fuqive të mëdha, çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës etj. Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha gjatë një bisede të shkurtër e përgëzoi kryeparlamentarin Konjufca për lidershipin e diplomacinë parlamentare dhe i garantoi mbështetjen e pakursyer të Vatrës në sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, qytetarët dhe institucionet në Kosovë.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com