Vatra Boston – në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare

Artur Vrekaj, Cambridge, MA

Është një fat i madh për Federatën Vatra, riorganizimi me zgjedhje i kryetarit të degës Vatra Boston me votë të fshehtë. Meritë për riorganizimin kanë kryetari Elmi Berisha që vendosi përfundimisht pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në këtë moment kaq dritëndjellës për ardhmërinë e Vatrës.

Meritë u takon grupit nismëtar për anëtarësinë dhe vatranëve që janë anëtarë për disa dekada në Boston.

Vatra Boston sot ka moshën më të re dhe anëtarësinë më premtuese për gjallërimin e Federatës . E veçantë është se ka anëtarësinë edhe të Andrea Panit, nipit të ish-kryetarit të Federatës Vatra më 1929 ,Vasil Panit .

Çfarë mund të synojë dega Vatra Boston për të fuqizuar veprimtarinë e saj ?

Të prezantojë vizionin e saj përbashkues në komunitetin shqiptar për gjallërimin e Identitetit kombëtar apo kulturën shqiptare.

Të përpilojë regjistrin e familjeve të para vatrane ( për Massachusetts) dhe të organizojë një takim pasardhësit e tyre në Amerikë.

Të punojë në bashkëpunim me Federatën Vatra për të ngritur një shtatore për Nolin në Boston, një dhomë muze për Federatën Vatra dhe një film dokumentar për Vatrën në Boston.

Të punojë në bashkëpunim me bashkinë e Boston për të emëruar një rrugë në Seaport, Boston ku ishte dhe Pier 4 , me emrin e Anthony Athanas, lider i Vatra, edukator për kuzhinën Amerikane, filantrop dhe vizionar për lulëzimin e Bostonit në zonën e braktisur.

Të punojë për shtimin e familjeve shqiptare që të frekuntojnë shkollën shqipe të Massbesa.

Të përkujtojë dëshmorët bij të famijeve shqiptaro-amerikane rënë në luftën e dytë botërore e deri sot në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të shtetit Massachusetts. Një nga heronjtë është edhe djali i themeluesit të Bandës Kombëtare Vatra , Thoma Nasit, Albert Nasi.

Të inicojë apo të bashkëpunojë për çdo projekt kulturor apo shkencor që ndërmerret nga studentë dhe pedagogë shqiptarë apo amerikanë nga auditoret e Harvard, MIT, Boston University etj që kanë për tematikë Identitetin dhe kulturën shqiptare.

Të mundësojë një ekspozitë kostumesh kombëtare në bashkëpunim me seksionet e diasporës në Shqipëri e Kosovë.

Të mundësojë trajnimin e ekipit të futbollit Vatra Boston për moshat 14 deri 18 vjeç për të çelur mundësinë e kampionatit shqiptar në Amerikë ndër qytetet me shqiptarë.

Të bashkërendojë me bizneset shqiptare Ditën e kuzhinës shqiptare në Boston.

Të organizojë ansamblin Vatra Boston Songs and Dance të konkurojë në festivalet e komunitetit shqiptar në Amerikë, në festivalet tradicionale në Kosovë dhe në festivalin kombëtar në Gjirokastër.

Të mundësojë me konsulta juridike sipas nevojave të rastit për komunitetin shqiptar në bashkëpunim me Albanian Bar Association of Boston.

Vatra Boston të inicojë nismën për ngritjen e flamurit kombëtar në çdo qytet amerikan çdo 28 Nëntor në Ditën e Flamuirt kombëtar kudo ku ka organizime shqiptare të çertifikuar në shtetet përkatëse .

Si mund ta ndihmojë Vatra Boston çështjen kombëtare ?

Me përbashkim të çdo organizimi të çertifikuar shqiptar në Massachusetts apo individi të kthejë në traditë të përvitshme Albanian Day me leksione, dokumentarë etj pranë Harvard apo në çdo kolegj ku ka shqiptarë me temën – Kush janë Shqiptarët e Ballkanit ?

Duke mbështetur punën studimore të studentëve apo kujtdo individi që shpreh interesim për shqiptarët e trevave etnike.

Të bashkëpunojë apo inicojë protesta paqësore përkundër mohimit të Identitetit kombëtar në trojet etnike pranë shërbimeve diplomatike në SHBA apo edhe në kordinim me Diasporën tonë në shtetet Europiane në të njëjtën kohë.

Të punojë për inicimin e një vizite të kongresmenëve apo senatorëve Amerikanë në trojet etnike për të verifikuar në terren mohimin e Identitetit kombëtar në Kosovën Lindore apo Ish-Sanxhakun e Pazarit të Ri, ose Masbjeshkën me synim mbështetjen e rezolutave për këtë rast apo edhe deri në dëgjime në Kongresin apo Senatin Amerikan.

Si do të fuqizohet dega e Vatrës Boston ?

Që Vatra Boston të jetë model i organizimeve shqiptare në Amerikë duhet :

Të bëhet pjesë e programve komunitare pranë bashkisë Boston.

Të synojë në bashkëpunim me bashkinë Boston një ambjent për të kryer lehtazi verpimtarinë e saj.

Të afrojë shqiptarë që kanë mbaruar studime për organizatat jofitimprurëse.

Të ketë komunikim të hapur me listën e anëtarësisë dhe komunitetit për çdo veprimtari.

Të jetë transparente në veprimtarinë e saj me anëtarësinë dhe Kryetarin e Federatës dhe organet qëndrore të Federatës.

Çdo vit t’ju urojë anëtarëve të saj Krishtlindjet dhe vitin e Ri dhe t’ju dhurojë Vatra Boston kalendar për veprimtaritë traditë për vitin në vazhdim.

Nëse do i themi dega numër NJË atëherë duhet të jemi model i organizimit të verpimtarive dhe strukturës organizative të degës duke zbatuar vetëm statutin e Federatës Vatra.

Falenderim të veçantë vatranit gazetar Fuat Memelli dhe Albanian Culture TV të zotit Adem Belliu për dokumentimin e kësaj dite zgjedhore.

Artur Vrekaj,

Nga fjala në kuvëndin riorganizues të degës Vatra Boston.

Titulli i autorit: ” Vatra Boston – premtuese për gjallërimin e Federatës mbarëshqiptare” mbajtur më 17 Dhjetor 2023.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com