SHQIPJA, SI ORIGJINE E GJUHEVE ANGLO-SAKSONE

Albert V. Nikolla , gjuhëtar-filozof-shkrimtar

Ann Taylor; Donald Ringe; Tandy Warnow (2000).

“Character based reconstruction of a linguistic cladogram”.

(Rindërtimi i një kladogrameve gjuhësore bazuar në karaktere).

Shqipja ka një rol themelues në fillesën e gjuhëve, të cilin Leipniz qartë e vë në dukje, por më vonë gjuhët kanë adaptuar sistemin e tyre, dhe shqipja ka mbetur ajo e para, me sistemin e saj primitiv. Gjithsesi unë mendoj se shqipja duhet klasifikuar në mënyrë më inteligjente me anë të principeve gjuhësore të aksialitetit të saj mes gjuhëve të tjera. Gjuhëtari Pierre Chantraine, në një raport rreth studimeve mbi Ilirishten, të Vladimir Georgiev, shprehet se: “Hulumtimet e fundit, në veçanti ai i M. H. Krahe, kanë synuar të sqarojmë njohuritë tona për trakishten dhe ilirishten. Pranohet se këto janë gjuhë indo-evropiane. Por për të mund të marrim një ide vetëm përmes disa glosave shpesh të korruptuara, emrave të përveçëm, më shpesh gjeografikë, të cilët origjina e tyre na fton t’i konsiderojmë si ilire, disa mbishkrime veneciane ose mesapiane (1). Gjithashtu nuk ka dyshim se ilirishtja dhe thrakishtja duhet të kenë pasur ndikim në greqishten e zakonshme dhe ka arsye për të besuar se ilirët kanë jetuar në rajone të caktuara të Greqisë përpara pushtimit të grekëve. Prandaj do të ishte joshëse të gjesh elemente ilire në fjalorin grek. Zoti Kretschmer u përpoq të nxirrte nga ilirishtja emrin e fisit të vjetër */’ϊλλείς/, dhe atë të qytetit të */bizantit/.[]. Pra gjuhëtarët kishin nuhatur që në fillimet albanologjike se shqipja kishte rol themeltar, madje edhe brenda kulturës së lartë greke antike. Por shqipja ka shumë më tepër për të thënë në historinë botërore të gjuhëve.

Shumë analiza gjuhësore kanë treguar që shqipja është e afërta me gjermanishten, madje ka pasur gjuhëtarë që e kanë vendosur atë në një grup albano-gjermanik. Parë në sistemin struktural të morfologjisë së krijimit të fjalëve, shqipja me anë të etimonëve të saj fillestarë njërrokësh, është brenda të gjitha gjuhëve indo-evropiane edhe për shkak të karakterit të saj protonik- nostratik, ajo nuk mund të klasifikohet me siguri në asnjërën nga nën familjet indo-evropiane.

[]

Në vitin 1995, Taylor, Ringe dhe Warnow, duke përdorur disa teknika sasiore gjuhësore, zbuluan jo pa surprizë se shqipja duket se futej një nëngrup me gjermanishten.

Saussure na mëson saktësisht se asnjë lloj gjuhë nuk duhet të diskriminohet sa i takon pikënisjes së studimeve gjuhësore që kanë të bëjnë me origjinën. Në demarshet metodologjike dhe normative, duke marrë fonemat njërrokëshe, të cilat janë edhe matrica gjuhësore të pastra, etimone dhe folje të shqipes gege, ekuacionet gjuhësore rezultojnë shumë me të sakta dhe të thjeshta sesa me glosat e PIE dhe IE. Fjalët e shqipes janë folje onomatopeike, të prejardhura nga natyra. Këtu fillon studimi i gjuhës shqipe dhe jo me “Mesharit” të Gjon Buzukut, shumë i vonë dhe i shkruar në të folmen e Ulqinit (Malit të Zi). Meshari i Buzukut është një formë e dokumentuar e shqipes mesjetare, por nuk është forma fillestare e origjinës së gjuhësh shqipe. Pastaj disa harrojnë se gjuha shqipe është shkruar para gjuhës greke dhe latine nga fiset iliro-mesape të Italisë dhe janë të panumërta artefakte të shkruara në gur. Është imediate shkencërisht të klasifikohen dokumentet e lashta, duke përfshirë shkrimet Dako-Myze, Getè dhe Thrake, përpara se të thuhet se shkrimi i parë shqip ishte Meshari i Gjon Buzukut. Nuk mund të shkruash për shqipen pa njohur dy studiues të mëdhenj të saj, antropologun Georgi Georgiev dhe gjuhëtarin e madh Vladimir Georgiev, njohës të mirë të parahistorisë së gjuhës shqipe. Megjithëse gjuhëtarët e thonë me gjysmë zëri, tani nuk ka me asnjë dyshim që “Shqiptarët konsiderohen si pasardhës të fiseve më të lashta me origjinë proto indo-evropiane që kanë ekzistuar në gadishullin ballkanik, përpara formimit të grekëve, si derivat i kulturës Iliro-thrake”.[]. Po meqenëse fiset proto indoevropiane (hindo-sumero -skytho- hitite) një derivat i kulturës “Cadmium-Vinça” të gadishullit ilirik janë të parat kultura evropiane , i takon që shqiptarët të jenë fosil antropologjik nga popullata më e vjetër që ka jetuar në Evropë, por edhe në territoret indo-evropiane .

Nëse shqipja arvanite e Greqisë mund të konsiderohet si dega e shqipes prehistorike që ka dhënë Greqishten e vjetër, latinishten dhe grupin e gjuhëve neolatine, shqipja gege prehistorike nga ana e saj, ka pasur lidhje më të forta me grupin e gjuhëve me origjine keltike si gjermanishtja, anglishtja dhe grupi i gjuhëve vikinge etj. Këtu mund të japë shpjegime etimologjike mjaft të qarta.

Teknikat strukturale të ndërtimit të fjalës, pra metoda morfologjike e kërkimit etimiologjik, na mundëson të gjejmë një substrat të gjuhës angleze apo gjuhës gjermane të lidhur mjaft ngushte me shqipen. Një ndër foljet me të vjetra të shqipes është folja /â/ e shqipes e cila ka dhënë në shqipen e sotmë formën */jam/ (ïam) , e cila nëse ndahet në strukturë është e njëjtë me formën e anglisht */I am/ . Cila është forma më e vjetër në këtë rast, ajo e anglishtes apo ajo e shqipes. Forma më e vjetër në këtë rast është ajo e substratin të përbashkët.

Mund të dallohet fare qartë fonetikisht se forma */speak/ e anglishtes dhe */sprechen/ e gjermanishtes kanë orgjinë të njëjtë me shqipes */shpreh/. Por duke qenë se shqipja ka fjalën */fōl/(phol) (ngaku vjen edhe termi “Phonetic” që u huazua prej greqishtes antike nga anglishtja, në formën */phone/, gjetja edhe e formën */shpreh/ në shqip, që i takon burimit keltik, përforcon tezën e substratit të përbashkët të shqipes me gjuhët gjermanike. Ndër faktet me interesante është të shikohet folja */do/(dua) e shqipes, e cila haset në formën */do/ ,(do you speak) në anglisht. Kjo folje primitive i takon substratit të gjuhës së parë nostratike. Nëse emri */hundt/ e gjermanishtes vjen nga fjala */hundë/ e shqipes për shkak se qeni me anë të hundës kryen gjuetinë e tij (-sipas Leibnitz) , me të njëjtin parim krijues gjuhësor mund të thuhet se fjala */dog/ e anglishtes vjen nga fjala */do/ e shqipes, e cila korrespondon me cilësinë afektive të qenit (aspekti fizik i marrëdhënieve qe i jep kuptim emërtimit të kësaj kafshe) brenda realitetin kuptimor semantik si kafshë që; – “e */do/ njeriun”. Por edhe përemri vetor i anglishtes */you/, korrespondon me përemrin e gjuhës gjuhën shqipe:*/ju/. */I/, (ai) e anglishtes, si përemër vetor ka një lidhje me versionin */äi/, të shqipes dialektore të veriut , një përemër vetor i shqipes primitive që haset në zonat e thella të malësive të Mbishkodrës dhe Tropojës , në format */äi e baï/ ose */ü e bai/ (unë e bëj), ndërkohë që veta e tretë e përemrit vetor */he/(hi) dhe */she/ (shi) forma të gjuhës nostratike */hi/ (hyn) dhe /si hi/ (togfjalësh) që gjenden në shqip, kanë derivuar si përemra vetorë në gjuhët anglo-saksone. Ky ishte shkaku që Franz Bopp, hapat e parë të studimeve të tij gjuhësore i hodhi me studimin e përemrit vetor të gjuhës shqipe (Gegnishtes).

Ka fjale si */bowen/ (ndërtues) e cila korrespondon me shqipen */ba – bae/, (bëj), nga e cila ka lidhje me fjalët e shqipes */banoj/, */banor/, etj.

Sa i takon gjuhës gjermane, krahasimi me shqipen gege,(si forma fillestare) mund të bëhet vetëm me prusishten ose dialektet e vjetra të saj dhe jo me gjuhen aktuale, për faktin se standardizimi i gjuhëve” u fshin nga memoria e tyre strukturale diakroninë e zhvillimit natyror. Por me gjithë këto ndërhyrje gjenden ende në gjermanisht qindra mijëra fjalë të përbashkëta me shqipen gege, forma të tilla si */absurd/ e cila vjen nga togfjalëshi i shqipes */a */ba shurdh/ (është bërë shurdh- nuk kuptohet); */bagazh/ nga togfjalëshi i shqip */ba gati/ */balkon/ nga togfjalëshi */ball kön/ (ball i këndit)*/ ballett/ nga togfjalëshi */ba leht/(bërje e lehtë-kërcim i lehtë ); /bar/ nga folja */ba/ (bëj); */ chef/ nga folja shqipe */she-sheh -shef/ (mbikqyrës) , /kronik/ nga fjala */kro nikê/ (rrjedhje e dëgjuar-histori), */debet/(debit) nga togfjalëshi i shqipes */dë bie – të bie/) */dechiffrieren/ nga /dae shifrë/; */embargo/ nga */e mba/ ( e bllokon) etj.

Nga ana tjetër , ka fjalë anglishtes të cilat konsiderohen me origjinë franceze, por që në të vërtetë janë të shqipes Gege , si */confort/ , e cila rrjedh nga togfjalëshi */kan i fort/; */credit/ nga */kre di/, */kualition/ nga */ku a lidh / (ku eshtë lidh) , */ligue/ nga */lidh/ e shqipes, etj.etj.

Tashmë gjuhëtarët gjermanë nuk kanë asnjë dyshim se civilizimi i tyre teuton është me origjinë ilirike. Fakti që emërtimi i Gjermanisë */Allemangne/, ka lidhje me togfjalëshin e shqipes gege */all e mag/, */yll i madh/ , nga rrjedh edhe fjala */gög/ (i madh) */magög/ (shumë i madh -në shqipe), që haset edhe në veprën e Homerit e gjetër */giga/) dhe */de magog/ (madhështi e rreme). Gjithashtu edhe fjala //Deutschland/ ka lidhje me shqipen /t’Zeus-land/ , kur dihet qe fjala */land-on/ e shqipes, ka të njëjtës origjine me */lind-on/ të Keltishtes. Por ka dhe një hipotezë tjetër sipas të cilës fja */Deutsland/ vjen nga togfjalëshi */Teut’s land/, (Shkëmbimi [d/t] kurse fjala Teuta është emri i mbretëreshës Ilire, por që lidhet me origjinë antike nga fisi i “Teukrëve”, fise para-ilirike (pellazge). Teza e tretë, është prejardhja e emërtimit nga Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës; */Daït -land/ ku gjenden edhe gjurmë shumë të forta të prezencës së fiseve para-fenikase (kultura kadmium) , si qyteti Alba-Noi, kështjella ciklopike e Përsqopit, apo qyteti para-antik i Turamit, etj, rrënojat e të cilave janë 95 për qind akoma nën tokë. Të tria tezat provojnë origjinën shqipe të emrin.

Gjithashtu e gjith toponimia gjermane është me prejardhje ilire, si emrat e qyteteve, emrat e rajoneve si Bavari nga shqipja Bujbari, që në shqipen e sot, */bujari/ , dhe që lidhet me foljen shqipe */buj/, e cila krijohet nga matricat gjuhësore */buk+uj/, =*/ buj/-*/bujk/ (krijimi i kushteve për jetesë në një vend) por edhe dhënien e ushqimit; (bujar), qe emërtonte njerëzit e kamur gjenerozë. Por edhe emra të tjerë në gjermani si Cologne , që fjen nga emri “Kolonjë” (zonë e Shqipërisë së jugut) , emërtimi i rumit “Rin” etj, tregojnë për një gjenezë të përbashkët mes gjermanëve dhe shqiptarëve.

Shumë më e fortë dhe me direkte eshtë lidhja e shqipes gege me gjuhen hollandeze. Një studim i thelluar i lidhje të shqipes gege me versionin holandez te dialektit flaman do të nxirrte në dritë lidhje prehistorike të epokës nostratike mes këtyre versioneve gjuhësore) Folje primitive si */te hur/ (shqiptohet hyr) që lidhet me foljen shqipe */hyj/ dhe edhe emrin */hyrje/(banesë) , */te koop/ qe lidhet me foljen shqipe */kap /( blej), por edhe */ kaan/ (a mund ) , si në rastet */kan je spreken /(A keni mundësi të flisni) , */je mut spreken/ (ju mund të shpreheni) , etj, parë nga forma fillestare e fillimit të gjuhës njerëzore tregojnë marrëdhënie shumë të forta mes këtyre dy gjuhëve, dhe çimentojnë bazamentin e tezes se Shqipja gege eshtë mëma e gjuhëve Gjermanike.

Hans Günther , njëri ndër antropologët e njohur të historisë gjermane e cili studioi rracat evropiane, bazuar mbi greqishten e vjetër, që në të vërtetë nuk ka qenë gjë tjetër vetëmse standardizimi i gjuhës Akease (Arvanite). Ai përdori terma të tille si */nordik/ , i cili vjen nga etimoni i shqipes */në or të/ (Nord) , */dinarik/ (rraca ilirjane) */Qefalik/ , nga fjala */qãf /(qafa) e shqipes, */alpin/ nga “alp in”- (gjenezë e bardhë) e kundërta në shqip */kalp-hin/ ose */kalb-hin/ (diçka e pabazë) [], nuk qe në gjende të përcaktonte se “mënyra e rritjes së fëmijëve nga fise të ndryshme për shkak të klimave të ndryshme, ka sjelle forma atropomologjike të ndryshme”, por që në gjenezë janë të njëjta.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com