O Zot,
të kam gjetur kudo.
Kam dëgjuar rrahjen E zemrës tënde
në qetësinë e thellë të fushave,
në tabernakullin e errët të një katedraleje të zbrazët,
në njesinë e zemrës dhe të mendjes
të bashkësisë së njerëzve që të duan.
Të kam gjetur në gëzim,
ku unë të kërkoj dhe shpesh të gjej.
Por gjithmonë të gjej në vuajtje.
Vuajtja është si tingëllimi i kambanës
që therret të fejuarën e Zotit në uratë.
O Zot,
të kam gjetur në madhështinë e tmerrshme
të vuajtjes së të tjerëve.
Të kam parë në praninë e lartë
dhe në gëzimin e pashpjegueshëm
të atyre që në jetë mundohen prej dhembjes.
Por s’kam arritur të të gjej
në pësimet dhe pakënaqësitë e mia të vogla.
Në lodhjen time
kam lënë të kalojë më kot
dramën e mundimeve të tua shpërblyese,
dhe gjiallëria e gëzueshme e Ngjalljes tënde mbytet
prej zymtësie së vetëmëshirës sime.
O Zot,
unë besoj.
Por ti ndihmoje besimin tim.