Kosova përballë terrorizmit shtetërorserb

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ

Terrorizëm është dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. Për rrjedhoje marrin kuptimet e tyre fjalët terrorist dhe terrorizoj. Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo edhe nga një shtet. Ai përdoret për të ngjallur tek njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto veprime kanë dy shënjestra, popullsinë ose qëndrat e rëndësishme të një shteti.

Në shumicen e rasteve shkaqet e terrorizmit janë politike, me synim për të destabilizuar vendin dhe të ngjallin panik tek popullsia dhe në pakë raste edhe për hakmarrje. Këto qëllime kanë çuar në themelimin e organizatave të ndryshme të cilat më pas nëpërmjet mesazheve të tyre me karakter politik ose fetar ngjallin frikë dhe panik në radhët e popullsisë. Shumë ide politike janë instrumentalizuar nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre. Si rrjedhojë grupe terroriste eksitojnë në çdo ideologji.

Sulmi terrorist të dielën në Leposaviq i plotëson më së miri të gjitha kriteret dhe veprimit e një grupi terrorist të organizuar mire, i super armatosur, i përgatitur për veprime kriminale dhe i dirigjuar pa as më të voglin dyshim nga Serbia.

Edhe pse është mëse e qartë se grupi terrorist që sulmoi në veri të Kosovës policinë u përgatit nga shteti serb, Bashkimi Europian përsëri është në mëdyshje për të dënuar rolin e Serbisë, ndërkohë që akoma mban në fuqi masat për Kosovën. Deklarata e fundit e përfaqësuesit të Bashkimit Europian, Josep Borrell, kur sulmet terroriste i quan “një bandë e armatosur” dhe akoma më keq, kërkon që të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohe, a thua se të gjitha këto nuk u panë.

Origjina e të gjitha këtyre veprimeve është e herëshme. Po rendis vetëm disa fakte të 30- viteve të fundit:

Në mitingun serb mbajtur më 09. 09. 1990, në Sanxhak, lideri i Rimekembjes serbe Vuk Drashkoviqi, ndër të tjera tha: “Territori i Sanxhakut nuk është tokë e myslimanëve por është pjesë e Serbisë. Ju Myslimanët nuk keni se ç’të kërkoni këtu. Do tua çelim rrugët dhe dyert, krah më krah do t’ju dërgojmë në Mekë, Medinë, Iran e Turqi, sepse ju nuk mund të jetoni në tokat serbe. Herë pas here po ky edhe më vonë në konferenca shtypi perseriste të njëjtat fjalë: “Themelet e demokracisë Europiane nuk mund të ndërtohen në bazë të sheriatit Islam dhe në Europë nuk mund të hyhet duke ngritur mure të larta rreth shtepive…”

Në Gazeten “Nasha Borba”, 11-12 korrik 1998, Peshkopi i Shabacit e Valeves Lavretnije, do të deklaraten: “Arqipeshkvi Artemije ndoshta ka të drejtë kur ka propozuar me dhembje të madhe të ndajë një pjesë të Kosovës që me së paku e duam dhe tua japim shqiptareve. Ndoshta ajo pjesë e Kosovës do të jetë sfidë për të ardhmen e Serbise, por edhe të vetë Europes, për arsye se ajo do të jetë një pengesë e fuqishme për depertimin e Islamit në Veri. Nëse nuk veprohet kështu, unë kam frikë se shqiptarët shumë shpejt do të arrijnë deri në Shumadi, e ndoshta deri te porta e Beogradit…..”.

Kryetari i Partise radikale serbe, Vojislav Sheshel nuk hezitoi haptas të deklarate se: “Në momentin kur në Serbi do të bien bombat e NATO-s, në Kosovë nuk do të mbetet më asnjë shqiptarë”

Krimineli Radovan Karaxhiq deklaronte: ” Islami duhet të eleminohet nga Europa”.

Patriku Pavle i cili shërbeu në kishen serbe për 30 vjetë, mbronte vrasjet dhe torturat e shqiptarëve nëpër protesta duke thënë: “Protestat e tyre i ngjajnë një njeriu të mykur nga pasuria, të cilit i është thënë se rroga do t’i zvoglohet paksa… Ka luftra të drejta dhe të padrejta. Mbrojtja e Kososvës, nga shqiptaret është luftë e drejtë, prandaj me çdo mjet dhe në çdo kohë duhet të dëbohet pushtuesi shqiptarë”.

Ati Dorotej për, “The Guardian” deklaronte: “Në k ëtë pranverë do të ketë luftë. Atëherë shqiptarët musliman me siguri do ta sulmojnë manastirin e shekullit XIII dhe murgeshat do të varen, kisha do të digjet. Në rastin me të mirë kishen do ta shëndrrojnë në xhami”.

Serbet në mitingje edhe sot shprehin mbrojtjen e krimineli Millosheviq, dhe me shovinizem të tërbuar haptazi deklarojnë: “Gjithkund ku ekziston ndonjë shpirtë serbi, atje është atdheu im …”, “Serbi prej tri pjeseve, serish do të jeshe e unisuar …” “Nuk kërkojmë asgjë të re veç mbreterinë e Dushanit …”, “Prej Lublane në Tiranë, në zemren time qëndrojnë plagët “. Të gjitha këto nuk tregojn asgjë tjeter vetem një formë teorike të terrorizmit, ndërsa për formen praktike, e pamë shumë qartë gjatë viteve të fundit në Kroaci, Bosnje dhe shumë hapur ka vazhduar dhe po vazhdon në Kosovë.

Pyetja për këdo që ka sy dhe veshë është shumë e qarë! Si mund ti etiketosh “bandë” kriminale? Një grup terrorisë mbi 30 veta, me një sasi armatimi të konsideruehme? Arsenali ishte i tillë që sulmi ishte parashikuar të zgjaste në kohë. Policia e Kosovës publikoi pushkë të shumta automatike të kalibrave të ndryshme, pushkë snajper, automjete ushtarake, raketahedhës, granatahedhës, eksplozivë etj. Një sasi e tillë armatimi dhe paisje ushtarake mund të përdoret nga një njësi e mirfilltë ushtarake e përgatitur dhe trainuar më së miri. Armët dhe municionet sipas njoftimeve në mediat e ndryshme, në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe të armëve dhe në ish-jugosllave. Pothuajse i gjithë arsenali ishte parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë.

Sot dëgjojmë shumë mendime dhe gjykime, si: Le t’ia lëmë kohës, ajo do të nxjerr në shesh të vërtetën. Të presim çfar do të ndodh më tej. Perendimi e din, etj. Një gjë duhet të jetë e qartë për këdo; Dekleratat e Vuciq dhe Daciq kur krahasojnë operacionin me rezistencën e Adem Jasharit, nënkupton qartazi se operacionet luftarake do të vazhdojnë. Vuciq u betua se nuk do të ketë jo parti politike e politikan, por as serb që do ta njohe Kosovën. Ai tha; “Na vrisni të gjithëve dhe kurrë nuk do e njohim Kosovën”. Me këtë thënie ai është i drejtëpërdrejtë, Serbët do të njohin Kosovën vetëm kur SHBA dhe BE do ta kuptojnë se Serbia nuk njeh gjuhë tjetër veç të forces, siç e kuptuan në vitin 1999 me Millosheviqin.

Këtë SHBA dhe BE do ta bëjë vetëm atëherë kur të kenë përballë një komb shqiptar me një zë, të gjithë së bashku në bllok pro interesit kombëtar, pro Kosovës.

New York 2 Tetor 2013

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com