Ornela Radovicka
Qendra Albanalogjike themeluar nga A.Bellusci. Frascineto/Calabria
Prof Giuseppe Zef Chiaramonte lindi me 29 Korrik 1946 ne Santa Cristina di Gela, dhe është arbëresh i Siçilisë. Ka ushtruar profesionin si mësues i shkollës së mesme, më pas ka punuar si drejtor ne bibliotekë.
Jetoi dhe punoi në Palermo. Chiaramonte ishte studiues i kultures se Evropës Lindore, ai përsosi njohuritë e tij për Ballkanin në universitetet e Selanikut dhe te Prishtinës. Varianti arbërisht ishte misioni i tij. Prej disa vitesh ai zhvilloi kurse falas për shkrim e këndim, dhe jo vetem por e shoqëroi ate edhe me kulturën arbëro-shqiptare prane shkollat publike ne Sicili si dhe prane bibliotekës ku drejtonte. Chiaramonte duke qene njohes i mirë i gjuhës shqipe, bëri punën e përkthyesit zyrtar, nga marsi deri në qershor 1991, me fluksin e refugjatëve ardhur nga Shqipëria dhe bashkëpunoi me Prefekturën dhe Komisariatin e Policisë së Palermos për të siguruar Qendrën e Mikpritjes Albanesi të Buon-fornello (COAB).
Për këtë kontribut e sukses ka marrë një notë merite nga Prefekti Jovine.
Në vitin 1999 ai mirëpriti pro-refugjatët kosovarë në ish-bazën amerikane në Comiso, duke vepruar si përkthyes për Ministren e Brendshme, Rosa Russo Jervolino, dhe më vonë, si përkthyes edhe për Presidentin Ibrahim Rugova.
Në Kosovën e lirë ai bashkëpunoi me UNMIK-un (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) në emër të disa OJQ-ve dhe si vëzhgues gjatë zgjedhjeve të para demokratike.
Ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv Rajonal të A.I.B. (Shoqata e Bibliotekave Italiane), ish korrespondent i seksionit të gjuhës Radio-Al-Banese të Vatikanit, sekretar i Komitetit Italian Pro Kosova, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare të Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin.
Chiaramente është autor si: i Vijmë nga Shqipëria, bot. Sinnos, Romë, 1992 dhe i Tokës së Konstandinit: Arbe bizantinë, Normanët dhe Shqiptarët në S. Cristina Gela: burime dokumentare, Palermo, 2002.
Për interesat e tij në fushën albanologjike, Fakulteti i Letërsisë i Universitetit të Palermos i dha titullin Ekspert në lëndën.
Prof Zef, dallohej per inisiativat e tij, si edhe per mbeshtetjen e flakët te varjantit arbërisht në shkolle si edhe promovimin e arberishtes në administratë.
Gjithë jetën Zef Chiaramonte ia përkushtoi Arberishtes, dhe kultures arbereshe.
Jeta dhe vepra e Prof Giuseppe Chiaramonte do të ngelet e përjetshme. Zefi donte Arberine e tij, por deshi shumë edhe Kosovën, dhe Kosova nuk do ta harrojë kurrë Zefin.