VATRA TELEGRAM URIMI PËR 16 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, uroj qytetarët e Kosovës e çdo shqiptar kudo në botë: Gëzuar Pavarësinë Kosovë. Qofsh e përjetshme, faqebardhë, e lavdishme, historike, krenare dhe legjendare.

Pavarësia e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë moderne të popullit e të kombit shqiptar.

Në themelet e shenjta të Pavarësisë është gjaku i heronjëve dhe i dëshmorëve të lirisë, është sakrifica sublime e luftëtarëve dhe çlirimtarëve, heroizma e UÇK-së, kontributi i mërgatës së Amerikës, Europës e rezistenca mbarëpopullore e shqiptarëve në trojet etnike.

Në këtë 16 vjetor çdo shqiptar është krenar për rrugëtimin, progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës lëvizin në BE pa viza, Kosova po fuqizon rolin e saj në raport me ndërkombëtarët, miqësinë e përjetshme me Amerikën, progresin me Institucionet e BE, qasjen euroatlantike dhe fitoren e padiskutueshme në dialogun me Serbinë.

Me arritjet madhore e progresin në çdo fushë, Kosova sot përbën krenari kombëtare.

Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, miqve, partnerëve dhe aleatëve tanë perëndimorë.

Gëzuar përjetë Kosovë.

Me emocion të veçantë

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com