Patriote nga Shqipëria vizituan Vatrën

Dielli

New York, 17 Tetor 2023 – Zonja Vjollca Berbati drejtore e shoqatës “Horizont Plus” në Tropojë dhe zonja Edojeta Nikoçi, lehtesuese ne zbatimin e projekteve të shoqatës vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Të shoqëruar nga vatrani prej 3 dekadash veprimtar i çështjes kombëtare z.Anton Raja, u njohën nëpërmjet Editorit të Diellit rreth historisë së themelimit të Federatës Vatra, gazetës Dielli, figura të shquara patriotike që kanë lënë gjurmë në historinë e mërgatës shqiptare të Amerikës e kombit shqiptar. Z.Raja u shpjegoi vizitoreve disa data e ngjarje historike ku Vatra ka luajtur rol vendimtar për shtetin e kombin.

Zonja Vjollca Berbati drejtore e shoqatës “Horizont Plus” u shpreh se aktivitetet e Federatës ‘Vatra’, janë një urë e mirë lidhëse shqiptaro-amerikane për të dërguar eksperiencën tonë në Amerikë, e për të ndjekur nga afër punën e madhe që bëhet për ruajtjen e vlerave kombëtare në Amerikë.

Në prezantimin e fotove dhe imazheve, kuptohet historia e lavdishme kombëtare, prekja e një ëndrre, që dikur ka qënë e tillë e tani është realitet për çdo shqiptar për tu njohur me rolin e kontributin e Federatës Vatra” tha ndër të tjera zonja Berbati. Ajo i dhuroi Vatrës një hartë të Shqipërisë Etnike dhe elementë të folklorit të pasur shqiptar.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com