“Mirënjohje Vatrës për Shqiptarizmën dhe Shqiptarinë”

New York, 21 Tetor 2023- Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla dhe stafi i ngushtë i Këshilltarëve të shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati zhvilluan një vizitë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha vatranë e përfaqësueses të komunitetit shqiptar në New York e më gjerë. Në fjalën e mirëseardhjes Z.Berisha shprehu mirënjohje dhe falenderim për kryeparlamentaren Nikolla dhe u ndal te veprimtaria e Vatrës në interes kombëtar dhe të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në trojet etnike.

Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zonja Lindita Nikolla në fjalën e saj i shprehu mirënjohje Vatrës për shqiptarinë dhe shqiptarizmën. “Vatra ka moshën e shtetit shqiptar dhe ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për çështjen kombëtare. Vatra ka kontribut të veçantë për atdhetarizmin, patriotizmit dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dy vende mike e dy popuj miq” tha ndër të tjera zonja Nikolla. Ajo garantoi komunitetit shqiptar se Parlamenti i Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmirësuar ligjet sidomos ato që prekin drejtëpërdrejtë diasporën siç është e drejta e votës. Zonja Nikolla shtoi se Parlamenti do të forcojë bashkëpunimin me diasporën për të bërë më të mirën për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe kudo ato veprojnë e punojnë.

Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati deklaroi se “është nder të rikthehem në Vatër me zonjën e nderuar Lindita Nikolla që ka shërbyer kaq shumë për Shqipërinë. Nikolla është Zonja e parë që dha një kontribut të madh për të unifikuar abetaren shqip dhe dimensioni kohor dhe kombëtar i mërgatës do të jetë përgjithmonë shqiptar, tha ndër të tjera Ambasador Bushati.

Në përfundim të takimit pyetjes së të interesuarve Kryeparlamentarja Nikolla u tha se historia e Vatrës duhet të mësohet në shkollat shqiptare dhe falenderoi Vatrën për bashkëpunimin me Autoritetin e Dosjeve për të zbardhur të kaluarën e errët komuniste. Axhenda e Kryeparlamentares Nikolla vazhdoi pas Vatrës me takimin me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare z.Mark Gjonaj (Nderi i Kombit). Në përfundim të takimit Kryparlamentarja Lindita Nikolla i dhuroi Vatrës një pjatë me simbolet e çmuara të kombit tonë.

Sokol Paja

Foto: Dritan Haxhia

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com