Më 3 nëntor 1443, kur Skënderbeu me 300 arbër mori rrugën për t’u kthyer në atdhe bashkë me lirinë

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre, dhe 3 nëntor i vitit 1443 është një datë shënuar, një ditë kthese në fatin e mëtejmë të arbërve në dheun e shqipeve.

Pikërisht më 3 tetori të vitit 1443 shënon fillimin  e rrugëtimit për rikthimin në Atdhe të Heroit  tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, duke rrugëtuar nga Nishi në Fushë- Kosovë, Prishtinë, Prizren, Pollog, Lugina e Drinit të Zi, Dibër-Mat, për të mbërritur dhe marrë Krujën më 11 nëntor 1443 ( sipas Fan S.Nolit)

Humanisti Marin Barleti tek vepra “Historia e Skënderbeut”, na përcjellë detajet e mbërritjes në Atdhe të Gjergj Kastriotit –Skënderbeu. Sipas Barletit: “Njerëzit iu derdhén pra, të gjithë rreth e përqark dhe kush e kush më pare, tërë shënd e verë, dhe duke kërcyer nga gëzimi, me lotët  që u rridhnin në fytyrë nga gëzimi i madh. Duke falënderuar më në fund fatin, tërë gaz për mbretërinë me emërin Epir, i shpjegonin atij gjerë e gjatë punët e tyre dhe i zotoheshin, e i besonin veten e vet, fëmijët, shpirtin dhe çdo gjë që kishin për zemër”.

Faktet e pakontestueshme se luftrat që Gjergj Kastrioti i ka bërë i shtyrë prej ndërgjegjes Kombëtare i ka bërë të ditura i pari At Gjergj Fishta në fjalimin e “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”- te mbajtur prej Tij në Konferencën e organizuar ne Universitetin Katolik të Parisit në vitin 1919 për të sensibilizuar qarqet intelektuale në lidhje me kauzën shqiptare gjatë kohës kur po zhvilloheshin bisedimet në Konferencën e Paqes në Pallatin e Versajës.

Rikthimi në Atdhe i Gjergj Kastriotit  për ti dalë zot Atdheut të pushtuar ka qenë dhe mbetet burim frymzimi -model i prijësit për shembullin e përkushtimit ndaj  Atdheut dhe Kombit të Tij.

E ashtuquajtura fushata hungareze, e cila parapriu përmbushjen e planit të Skënderbeut për t’u arratisur me shpurën e tij dhe për t’u kthyer në atdhe, sipas Barletit rrjedhon.  

Ku ende nuk ishte shuar lavdia e fitoreve që Murati kishte korrur duke marrë këshilla dhe sugjerime nga Skënderbeu, një tjetër sprovë e vështirë ndodhej përballë ushtrisë turke. Fushata hungareze dhe përballja me Hunaidin e shumëdëgjuar nuk ishte si gjithë të tjerat. Ishte pikërisht koha e duhur që Skënderbeu të vinte në jetë planin e arratisjes. Muratit të pabesë i duhej mbushur me helm deri në grykë, kupa e zemërimit dhe inatit pa fre. Humbja ndaj hungarezëve dhe “tradhtia” e kapedanit të tij besnik do të ishin një goditje dërrmuese për atë mëndje të errët e zemër të përlyer me ligësi. Dhe ashtu po gatitej. Bashkë me bejlerbeun e Rumelisë, ishte Skënderbeu me 20 mijë ushtarë që do ti bënin ballë synimeve hungareze deri sa vetë sulltan Murati të vinte me një ushtri të madhe në këtë përballje, e cila u vendos jo larg lumit Moravë. Duke lënë në pozita mbrojtëse mbretin Vladislav, Huniadi në kry të 10 mijë forcash të zgjedhura sulmoi kampin turk. Skënderbeu, në zbatim të planit të tij të ikjes, lëshoi pak e nga pak vijën e frontit duke lejuar hungarezët të përparojnë dhe të vërsulen me tërbim kundër forcave të pashait. Lufta ishte e përgjakshme. Humbja gjithashtu ishte e thellë. Turqit lanë stremat, flamujt, 4 mijë pengje dhe viktima pafund. Pashai bashkë me një taborë mundi të shpëtonte nga kjo kasaphanë. Skënderbeu, i cili e kishte bërë të njohur planin e tij miqve, ndër të cilët ishte nipi i tij, Hamza, një i ri me cilësi të shquara, të cilin vëllai i tij, Reposhi që turqit e quajtën Karakuz e pati me një grua që mori para pusisë turke që e vrau në pabesi.

Historia e Skënderbeut, fati i Arbërit, tashmë sapo kishin hyrë në një fazë zhvillimesh të fuqishme. Sulltan Murati do të merrte në një ditë dy humbje fatale, betejën përballë Hunaidit dhe arratisjen e besnikut të tij, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përgatiti: Albert Vataj

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com