KRYETARI I VATRËS SHTROI DARKË NDERIMI PËR ISH-PRESIDENTEN E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA

New York, 1 mars 2024 – Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha shtroi një darkë në nder dhe respekt të Presidentes së katërt të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Gjatë bisedës së ngrohtë e vëllazërore, Z.Berisha në emër të Vatrës, vatranëve e shqiptaro-amerikanëve shprehu vlerësimet më të larta për punën e presidentes Jahjaga, për rolin e saj si presidente e Kosovës dhe veprimtaritë e jashtëzakonshme shtetformuese, sociale, edukative, kulturore e shoqërore ku ajo është angazhuar pas mandatit të saj si presidente. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha e vlerësoi Presidenten Jahjaga për angazhimet e saj në përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, promovimin e vlerave më të larta të kombit tonë dhe rritjes së bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja Jahjaga vlerësoi rolin e kontributin e Vatrës në çështjen kombëtare dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës. Gjatë darkës u bisedua imtësisht situata e sigurisë në Veriun e Kosovës, rrugëtimi dhe sfidat e Kosovës në rrugën e integrimit europian, bisedimet me Serbinë dhe roli kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com