Kremtimi i Festës së Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago

Skënder Karaçica

Drenica përmes valles, “Hamëz Jashari” vjen në Çikago.

Nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” të veshur kuq e zi kënduan, vallëzuan dhe recituan vjersha për kombin shqiptar dhe atdheun. Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavavarësisë së Shqipërisë, nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago në programin festiv para prindërve dhe mysafirëve shfaqën një program të pasur me këngë, valle dhe recitime për kombin shqiptar dhe për atdheun. Në këtë vatër të Abetarës shqipe, mësojnë të vegjlit shqiptaro-amerikan që kanë lindur dhe po rritën në Amerikë dhe bashkë me mësueset ata mësojnë gjuhën e bukur shqipe, ata mësojnë për historinë, kulturën dhe gjeografinë e atdheut shqiptar. Për udhën e shkronjave të shqipes, prindërit dhe komuniteti shqiptar në Çikago tashmë janë krenar me mësimet dhe dashuria për udhën e Abetarës shqipe që po e bëjnë nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago.

Për festën dhe për ditëlindjen e Shqipërisë, 28 Nëntori (1912) nxënsësit e shkollës e nisën me programin dhe dramën për Ismail Qemali për të vazhduar me recime për besën shqiptare, traditë kjo e vjetër dhe e para e këtij lloji tek populli shqiptar i lashtë dhe shembull në botë në tokën e vet. Programi festiv, sipas drejtoreshës së shkollës, Qendresa Ibrahimi, ka të bëj në kujtesën tonë në Amerikë se ne e kemi një atdhe andej detit, Shqipërinë Etnike dhe këta fatosa të veshur kuq e zi kur të rritën dhe do të burrërohen do të shkojnë për të ndërtuar e jetuar në atdheun e tyre shqiptar.

Në programin festiv, u prit me interesim dhe duartrokitje vallja “Hamëz Jashari” dhe ora e historisë na sjelli në kujtesë Drenicën heroike dhe pushka e UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vallja për heroin Hamëz Jashari që kur ishte i ri e pati vallëzuar në Drenicë, për nxënësit e kësaj shkolle ishte mesazhi artsitik se Drenica në Festën e Flamurit ka ardhur në Çikago!

Programi festiv ishte i pasur me recitime, valle dhe pjesë teatrale, ku nxënësit të hareshëm defiluan kuq e zi dhe krenar se lindën dhe po rritën shqiptar në këtë vend të lirë të Amerikës mike e përjetshme e popullit shqiptar. Programin festiv e udhëheqi me përmbajtje dhe fjalë të bukura të shqipes e reja nga Shqipëria Erisola Dermyshi.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com