Ja kush ishin 15 Delegatët e Vilajetit të Shkodrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit…!

Lidhja e Prizrenit vitit 1878, turqisht njihet me emrin. Komiteti i Lidhjes Islame (CEM’ IYYET’ I HTIHATI ISLAMIYY). Ne baze te te dhenave historike, Lidhjen e Prizrenit e ka organizuar Porta e Larte. Fluvio Kordinjano dhe Antonio Baldaci, ne “L’ Albania”, fq 223 ( botuar ne vitin 1901 ne Rome) ceke se “ eshte folur se Lidhjen e Prizrenit e ka thirrur Valiu i Shkodres Hysni Pasha, sipas udhzimeve te Portes se Larte” dhe se “delegatet nga Shkodra i ka caktuar ai vet”. Kjo do te thote se delegatet e caktuar kane perfaqesuar pushtetin turk te vilajetit te Shkodres. Ne kete kontekst eshte e nevojshme te ceket se qe nga viti 1877 ka egzistuar Ligji Sekret per Zgjedhjen e Deputeteve me te cilin parashihej ekskluziviteti, gjegjesisht e drejta ekskluzive e valiut per te caktuar dhe zgjedhur deputetet, delegatet.

Delegatet e Vilajetit te Shkodres ishin:

1. Jusuf Sukniq, kadia i Podgorices,

2. Selim Tahiri Beu – Shkoder,

3. Jusuf Haxhi Myftari – Shkoder,

4. Cun Mula – bajraktari i Hotit,

5. Zyberi Bajraktar i Recit,

6. Baca Kurti – vojvod i Grudes,

7. Ujke Gila – bajraktar i Kelmendit,

8, Marash Dashi – bajraktar i Shkrelit,

9. Gjel Vuksani – bajraktar i Kastratit,

10. Mark Lula – bajraktar i Shales,

 11. Mark Kola – bajraktar i Shoshit,

 12. Gjeke Gega – vojvode i Shllakut,

 13. Aleksander Nikolla –  xhandar (polic, zapti) i Mirdites,

  14.Preke Llesh  Kola – xhandar (polic, zapti) i Mirdites,

  15. Ndue Mark Proni – xhandar ( polic, zapti) i Mirdite,

Verejtje: Zyberi, bajraktar i Recit, eshte faktikisht Zyber Sylejmani. Shenimi se Gjel Vuksani ishte bajraktar i Kastratit, ne dokumentat, nuk eshte i sakte. Bajraktar i Kastratit atehere ka qene Dode Preci, kurse Gjel Vuksani ka qene vojvode.

Ne fillim Lidhja e Prizrenit ka pasur karakter islam dhe eshte mbeshtetur ne Sheriatin, por dicka me vone, ne mase te madhe, merr karakter nacional, dhe ashtu sic do te cekin shume studiues, ajo ia ven bazen shtetit te ardhshem shqiptar dhe merr kahe te drejte ne te mire te zgjidhjes se ceshtjes shqiptare.

Gjithashtu egzistojne burime historike per pjesmarrjen edhe te disa perfaqesueseve te tjere nga Malsia e Madhe, sic eshte pjesmarrja e Dede Gjo’ Lulit. Dokumenti nr. 5 ne AMAE, CPC – Konsullata Franceze ne Shkoder, vellimi 21, faqe 350, r – 351 v si shtojce e letres nr. 18. Po ashtu vertetohet se ne “Mbeledhjen e Pergjithshme te Lidhjes se Prizrenit me 29 qershor 1878 ishin prezente dhe te pese bajraktaret e pese maleve te medha te Malsise se Madhe (Hot, Grude, Kelmend, Kastrat she Shkrel).

Shenim: Pese bajraktaret e pese malave (bajraqeve) te medha te Malsise se Madhe ateher ishin:

1. Cun Mula – Hot,

2. Smail Martini – Grude,

3. Ujke Gila – Kelmende,

4. Dode Preci – Kastrat,

5. Marash Dashi – Shkrel,

Eshte e nevojshme te ceket se eshte folur qe ne Prizren atehere ishin edhe Smail Marku ( Hot), Plluc Gjeka ( Grude), Uc Geri (Koje)….

Ne te njejten kohe, gjate mbajtjes se Lidhjes se Prizrenit ( ne ditet e para, bihet vendimi qe “ Lidhja e Prizrenit mos te kundershtoje dorzimin e Podgorices, Spuzhes dhe Zhabjakut”. Konstaton, Kristaq Prifti ne vepren “Lidhja e Prizrenit”, fq 226, cka d.m.th. se, sidomos, malsoret, e Grudes, Hotit e Kastratit u saktifikuan kot.

Ne vitet 1876 – 1878 gjate perleshjeve dhe luftrave turko – malazeze, per mbrojtjen e Shpuzes dhe betejen e Fundnave, pasi Turqia e kishte lene fatin e Malsoreve ne dore te te tjereve.

E kur dihet se ne Shkoder ka vepruar Dega e Lidhjes se Prizrenit.

Pjeter Ivezaj

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com