IMAM ISA HOXHA – VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES TONË KOMBËTARE*

Idriz Lamaj

Imam Isa Hoxha zënë një vend të nderuar në komunitetin shqiptaro-amerikan. Për afër katër dekada i sherben me dedikim këtij komuniteti. Për këtë vlerësohet si udhëheqës shpirtëror musliman shqiptar i cili gjatë dy përiudhave historike, luftës antikomuniste dhe demokracisë, ka dhënë ndihmes të shquar në mbrojtjen e virtyteve më të larta të kauzës fetare e kombëtare. Ka kohë që, tani ky burr i moshës së thyer, cilësohet nga studiuesit si përsonalitet klasik që fenë e atdheun i ka të mishëruara në një të pandar ashtu siç i kishin rilindasit tonë.

Në veprimtarinë e tij të gjithanëshme dallohet edhe veprimtaria e Qendres Islame Shqiptraro-Amerikane për New York dhe New Jersey. Angazhimi i tij për mbarëvajtjen e kësaj qendre dhe të xhamive të tjera të ndërtuara në këto dy shtete, interesimi për botimin e revistës “Përpjekja Jonë” qe përmbanë 22 vëllime, ku figurojnë qindra shkrime të tij të fushave të ndryshme, dhe pjesëmarrja aktive në zhvillimet më të rëndësishme te komunitetit, tregojnë edhe një herë karakterin e tij të hekurtë ndaj misionit të tij të shenjët, qe pak shqiptarr të diasporës e kurorëzuan më me sukses se ai.

Fjala e zjarrët e Imam Isa Hoxhës në përkujtimet e festave fetare e kombëtare ose te rasteve të tjera të veçanta, pasqyrohet si më së mirit në faqet e shtypit shqiptar si në diasporë ashtu edhe në atdheun e tij etnik. Lutjet e tij drejtuar Zotit dhe Kombit gjatë tre dekadave përbëjnë një kapitull të historisë të mërgatës tonë e cila ende nuk është shuar.

Këtu sjellim një përmbledhje të këtyre lutjeve të viteve të fundit: Fjalim e lutje me rastin festes të Flamurit, 28 Nëntor 1995: “Le të falenderojmë Perendinë qe na bëri të mundur për të kremtuar serish të lirë, pas gjysëm shekullit vuajtjeje, shtypje, tmerri e gjaku të regjimit komunist në Shqipëri”.

Fjala dhe lutja e këtij rasti lidhet menjëherë me Shqipërinë etnike:

“Le të gëzojmë lirinë që u takon, të bashkuar në trojet e tyre, si çdo popull i lirë në botë për një Shqipëri etnike me Kosovë e Çameri…” (Ilyria, 30 Nëntor, 1995).

Në përkujtimin e 85 Vjtorit të Kryengritjes të Malsisë Madhe, ku moren pjesë përsonalitete të larta te kulturës tonë Kombëtare, Imam Isa Hoxha si përfasqësues i komunitetit musliman shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadas thotë ndër të tjera:

“Historia e jonë ka qenë e një kombi plotë vuajtje dhe luftë për të drejtat e tij legjitime”. Duke u lutur për lirimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera të pushtuara nga shtetet sllave dhe Greqia, Imami thotë se “…ajo që ka filluar Skenderbeu luftën dhe epopenë më të gjatë, e ka përfunduar Dedë Gjo Luli. Asnjë popull në Europë nuk ka pasur epope mlë të gjallë që asnjë herë nuk e ndërpreu luftën për 500 vjet. Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë në robëri, por gjithmon ka qenë i lirë sepse kurrë nuk i është nënshtruar të huajit…”. (Ilyria, cituar më lartë).

Ndërkaq, me rastin e inagurimit të Kishës Katolike në Hardale – NY, në prani të mëse 1000 shqiptarëve, ku merrnin pjesë përsonalitete të ndryshme fetare e politike, Imam Isa Hoxha thotë se ishte i nderuar për ftesën që i ishte bërë “për të marrë pjesë në gëzimin e të gjithë shqiptarëve, pa dallim”, dhe kritikon me vend, qe në fillim, atë që tashmë populli shqiptar e ka denuar rënd:

“Diktatura komuniste në Shqipëri për 50 vjet i mori shumëçka popullit shqiptar por nuk ia mori shpirtin dhe ai mundi ta mbajë tl ndezur kandiline tri besimeve fetare.”

Ai në vazhdim të fjalës së tij vlerësoi se nderimi i faktoreve shqiptare jashtë atdheut, i kishave, xhamive dhe teqeve, janë vepra të përbashkta solidariteti të vëllazërve shqiptar të tri besimeve “ ku dhe jashtë atdheut deshmojnë se jami një trup i pandarë ”.

Imami Isai e përfundoi fjalën me këtë urim:

“ Uroj që ky gurthemeli të kryej misionin shpirtëror e kombëtar, të bëhet vend vëllazërimi e bashkimi për mbarë gjakun shjqiptar. Uroj që patriotet e ndershem të bashkohen për të shpetuar popullin shqiptar nga robëria për të ngritur Flamurin e Skenderbeut në Shqipërinë etnike…”. (Ilyria, 5 Dhjetor, 1995).

Në demonstraten madhështore që u zhvillua në Washington para Shtepisë së Bardhë, ku moren pjesë mijëra bashatdhetar, udhëheqësit shpirtëror të tri besimeve, Dom Pjeter Popaj, Imam Isa Hoxha dhe At Arthur Liolin, për afër dy muaj u angazhuan në organizimin e demonstratës dhe bashk me të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane e kurorëzuan me sukses demonstraten në fjalë. Mesazhet e të tre përlatëve tonë ishin ndër më të prekshmet. At Arthur Liolin pohon se “Bota dhe Ballkani nuk do të gjejnë paqe për sa kohë qe shqiptarët e Kosovës menjanohen e harrohen .” Dom Pjeter Popaj për zërin e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi thotë: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Imam Isa Hoxha me mesazhin e tij: “ Na thrret zëri i atdheut”, thotë ndër të tjera:

“ Zëri ynë është zëri i shqiptarëve te djegur nga malli për atdheun, zëri i mërgimtarëve qe thrrasin për lirimin e tokave tona të pushtuara. Ky zë nuk u shterr tash një shekull për pavarësinë e Shqipërisë, nuk do të ndalet deri sa Kosova të jetë e lirë dhe deri sa Shqipëria të bëhet ashtu siç duan vet shqiptarët. Ne nuk duhet të harrojmë sakrificat qe po bëjnë shqiptarët në Kosovë, veçanerishtë pas vitit 1981, kur tanket serbe përgjakën rrugët dhe sheshet e Kosovës dhe të trojeve tona për rreth. Nuk duhet të harrojmë 10 majin, demonstraten madhështore të organizueme në Washington dhe New York në mbështetje të rinisë kosovare, luleve qe ranë viktimë e rmikut tonë shekullor serb, vetem pse kërkonin lirinë. Është e drejtë e çdo shqiptari për të luftuar për të drejtën e vet njerëzore dhe kombëtare dhe është detyrë qe na shtron edhe i Madhi Zot qe t’u dalim në ndihëm vëllazërve tonë në atdhe për liri ”. (Ilyria, 26 Mars, 1996).

Imam Isa Hoxha shihet në fotografi të ndryshme në tavolinën e nderit apo duke diskutuar hallet e Shqipërisë etnike me përsonalitete drejtuese të çështjes shqiptare si presidentin Rugova apo ata të Shqipërisë demokratike, është fjala para ardhjes së socialistëve greko-komunist në pushtet. Figura shtatmalsorit të veshur me uniformen e klerikut musliman gjithashtu është dalluese në faqet e shtypit tonë. Ai është në krye të demonstrarave, simpoziumeve, ceremonive dhe protestave të fuqishme të zhvilluara në New York, Washington, Tiranë, etj.

Gjatë qeverisë demokratike të Shgqipërisë, pas rënjes të regjimit komunist të Ramiz Alisë, hapen dyertë e misionit shqiptar pranë OKB-së. Komuniteti shqiptar pas 40 vjetësh filloi t’a ndiente veten te nderuar me këtë mision dhe ti shikonte si-vëllazër zyrtarët e këtij misioni. Në rast gëzimi e hidhërimi shkembenin vizita. Aty shpesh herë dukej edhe Imam Isa Hoxha.

Ja si e vlerësoi ai këtë mision:

“ Misioni shqiptar me në krye ambasadorin Pllumb Kulla ngriti lartë zërin për Shqipërinë, për Kosovën dhe trojet tjera shqiptare të pushtuara në Ballkan. Ai e kreu këtë detyrë me dinjitet e ndershmëri…”. (Pjesë e fjalimit në mbrëmjen e largimit të ambasadorit Kulla nga ky mision. Ilyria, 24 Shtator, 1997 ) .

Tani më keq se në përiudhen e regjimit të Enver Hoxhës. Komuniteti shqiptar në përgjithësi dhe kosovarët në veçanti, e shikojnë këtë mision me urrejtje më të thellë se atëherë. Shqiptarët e Amerikës nuk e njollosin veten me qendrimet politike të rregjimit të sotshëm sllavo – grek, i cili erdhi në fuqi me forcën e armëve dhe u vendos në Tiranë nga Greqia. Ky regjim për shqiptarët e Amerikës është më i turpshem se ai i Enver Hoxhës. Ky regjim ka fyer rënd dinjitetin e një kombi të vuajtur dhe e ka këthyer shtetin shqiptar në një koloni greke, shkolla greke prej foshnjores deri në të mesme. Fakte si këto e të tjera nuk mund të mohohen. Ndaj Kosovës ky regjim ka bërë tradhëtinë më të turpshme duke nënshkruar marrëveshje me serbët në përiudhat më kritike të Kosovës, duke vrar midis Tiranës edhe ministrin e saj të Mbrojtjes dhe duke goditur për vdekje luftën e përgjakshme të Kosovës.

Shqiptarët e Amerikës janë fyer në sedër për të gjitha këto dhe në veçanti për fyerjen që ky regjim i ka bërë edhe udhëheqsit të tyre të madh shpritëror, Imzot Nolit. Në universitetin e Korçës, i cili mban emrin e Fan Nolit, është inagurua biblioteka greke me ceremoni zyrtare të drejtuar nga ministri Milos (është fjala për P. Milon). Tradhëtit e kësaj shkalle nuk mund të justifikohen nga asnjë shqiptar i vërtet.

Një prej kontribuesëve në organizimin kryesor për përgaditjen e Meshes Përkujtimore për Nënë Terezen, 2 Nëntor 1997, ishte edhe Imam Isa Hoxha. Ai e shikonte si detyrë të lartë nderimin e Nënë Terezes dhe kërkonte përgaditje sa më të mirë për meshen përkujtimore:

“ Është detyrë fetare dhe kombëtare për të gjith bashkatdhetarët tonë, që si vëllëzër të një gjaku qe jemi te nderojmë Nënë Terezen, e cila në jeten dhe vepren e saj dha një shembnull konkret çfarë duhet të jetë dashuria për Zotin dhe njeriun. Nënë Trereza si bijë e Kombit shqiptar dhe nënë e mbarë njrzimit shtoi krenarinë tonë kombëtare, prandaj pjesëmarrja sa më e madhe në meshen përkujtimore, është jo vetëm nderë e krenari por edhe obligim kombëtzar. Kështu ne do të deshmojmë bashkim in dhe vëllazrimin tonë kombëtar, një veçori qe e ka shquar kombin tonë nder shekuj dhe e ka ruajtur qenjen tonë kombëtare nëpër fortunat e historisë.” (Ilyria, 29 tetor 1997).

Ditën e djelë, me 2 Nëntor 1997 u mbajtë mesha përkujtimore për Nënë Terezen në Katedralen “Saint Patrick” në Manhattan. Kjo Katedralë është një nder Kishatë më të mëdha të New Yorkut qe zënë mëse 4000 njerëz mbrenda. Atë të djelë historike, Katedrala ishte plotë shqiptarë dhe jashtë dyerëve të saj kishin mbetur qindra të tjerë.

“ Të huajtë që mblidheshin rastësisht në Katedralë si besimtarë apo turistë, ka të ngjar të jenë habitur dhe të pyesin veten ç’po bëhet këtu, kur në Altarin e një tempulli katolik panë të ngjitej një klerik muslman. Për shqiptarët që janë edukuar me tolerancë fetare, raste të tilla janë krejtësisht të kuptueshme, madje edhe të admirueshme sepse Nënë Tereza iu përket të gjithë shqiptarëve. Lutja e Imam Isa Hoxhës kushtuar Zotit për Nënë Terezen, dhe thirrja e tij drejtuar bpopullit shqiptar dhe udhëheqësëve të tij te ndjekin shembullin e Nënë Terezes për të jetuar mnë paqe e harmoni qe sa emocionale aq edhe kuptimplotëte.” (Dielli, dhjetor 1997.)

Nga altari i kësaj Katedrale të famëshme botërore, ku zakonisht predikojnë fjalën e Zotit vetëm klerikët katolik, Imam Isa Hoxha tha dhe këtë:

“ Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga regjime diktatoriale, pikërishtë në Kosovë në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ne nuk duam t’ia kthejmë shpinën popullit shqiptar. Ne duhet të sigurojmë integritetin e atdheut të Nënë Terezes dhe ky integritet duhet të jetë real dhe jo transparent ”. (Ilyria, 7 nëntor, 1997).

Me rastin e vrasjes te deputetit Azem Hajdari, demokrat i shquar, udhëheqës i ashpër i fushatës antikomuniste në Shqipëri dhe mbështetës i pakompromis i luftës çlirimtare të Kosovës, gazeta “Ilyria” solli një faqe me titull: “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Denon Vrasjen e Azem Hajdarit”, Imam Isa Hoxha iu përgjegj denimit të kësaj vrasje:

“ Vrasja e deputetit Azem Hajdari është tepër e dhimbëshme, një humbje e madhe swi për familjen ashtu edhe për Kombin shqiptar. Kjo vrasje është akt tragjik me situatën e rëndë në të cilën ndodhet kombi ynë. Është tragjike sidomos prapaskena dhe motivet politike të vrasjes të deputetit Hajdari, qe s’është tjetër por një vrasje e porositur nga qarqe të errta antishqiptare, një vrasje e denuar nga robi dhe nga Zoti. Destabilizimi i Shqipëlrisë nuk ka fiklluar tashi. Ai ka filluar dhe po vazhdon që nga vitit 1997, kur me dhunë u rerenuan institucionet e shtetit, kur vendi u soll buzë katastrofës, kur u vranë mijra shqiptar të pafajshëm, vrasje këto që po vazhdojnlë edhe sot e kësaj dite. Ekonomia në vend se të ecte përpara ra përtokë, korrupcioni dhe grykësia qeveritare mori përmasa tragjike. Të gjitha këto kaluan me arrestime, akuza, kërcnime dhe së fundit me vrasjen e deputetit Hajdari dhe të shoqëruesit të tij, si shenjë hakmarrjeje ndaj opozitës e cila ka ngritur zërin lartë për të gjithë fatkeqësinë qe i solli vendit pushteti aktual komunist. Prandaj, kërkojmë ndihmen e Zotit, bashkimin e popullit, për hir të situatës qe ka rënduar atdheun tonë edhe për hir të Kosovës.” (Ilyria, 19 shtator, 1998).

Imam Isa Hoxha, edhe sot, si katër dekada më parë, me energji të pashterrura vazhdon misionin e tij në sherbim të Fesë dhe të Atdheut. Për të, atdhe është vetëm Shqipëria etnike e kuptimit të rilindasëve tonë.

*). SHENIM I SHKURTË BIOGRAFIK: Isa Hoxha lindi me 25 Maj 1918 në Bytyç të Malësi të Gjakovës – rrethi i Tropojës. Mësimet fillestare i kreu në Tropojë, ndërsa një vit në Medrezen e Madhe të Gjakovës. Vitet tjera të mësimeve i vazhdoi në Medrezen e Tiranës. Ai rrjedh nga familja e njohur e Hoxhëve të Bytyçit; Familje fetare atdhetare, e cila që nga Lidhja Historike e Prizrenit (1878), ka qenë në ball të lëvizjeve kombëtare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e Hoxhëve të Bytyçit angazhohet me armë në dorë në Levizjen e Kreyezive të Gjakovës, në përpjekje për çlirimin e atdheut nga pushtuesitë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Me ardhjen e komunizmit në fuqi, kjo familje e madhe përjetoi përsekutimet më çnjerzore të cilat mund të përshkruhen vetëm në vëllime shkrimesh. Në vitin 1949 Imam Isa Hoxha arratiset në Jugosllavi, ku për 10 vjet të qendrimit në atë vend kalon një jetë shumë të vështirë, me transferime të vazhdueshme nga një vend në tjetrin. Me 1959 emigron në Itali dhe jetonë tre vjet nëpër kampet e refugjatëve. Me 1962, me ndërhyrjen e Komitetit “Shqipëriua e Lirë”, emigron në SH.B.A., dhe vendoset me banim në New York. Për katër dekada, veprimtaria e tij fetare, arsimore, atdhetare, kulturore dhe kombëtare ishte e panderprer. Ai është autor i shumë studimeve fetare – filozofike të botuara në revistën “ Perpjekja Jonë ”, organ i Qendres Islame Shqiptaro – Amerikane për New York dhe New Jersey, themeluar me inisiativën e tij dhe të Imam Sali Myftisë. Imam Isa Hoxha ishte përsonalitet i nderuar dhe respektuar, krah-pëprkrah me Imam Vehbi Ismalin, Baba Rexhebin, Msrg Zef Oroshin dhe At Arthur Liolinin. Me këtë figurë të shquar të mërgatës politike shqiptare kam zhvilluar disa intervista për emisionin e “Zerit të Amerikës” në gjuhën shqipe. Me të kam pas bashkëpunim të ngushtë dhe kam ndihmuar me shkrime të ndryshme revistën, “Përpjekja Jonë”. Imam Isa Hoxha ndrroi jetë në shtëpinë e tij në Old Tapan, West Wood, New Jersey, me 20 Tetor, 2001. Shkrimi i mësipërm: “IMAM ISA HOXHA – VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES TONË KOMBËTARE”, është botuar në revistën “Përpjekja Jonë”, Nr. 21-22, Tetor 1998, fq. 182., me pseudonimin tim, Burim Ali Gusija. (Ribotim).

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com