Dardanët – epiqendër e botës ilire në antikitet

Nga Jusuf Buxhovi

Vepra “Dardanët” e arkeologut Luan Përzhita,  shënon një kapërcim të rëdësishëm nga ajo e çasjes së deritanishme hipotetike dhe e ngushtuar të problematikës dardane, tek ajo  identifikuese në kohë dhe në hapërsirë, gjë që Dardanët si popull dhe Dardaninë si mbretëri të njohur historikisht nga shekulli IV para erës sonë e deri te involvimi i saj në strukturat peranandorake (romake dhe bizantike), i nxjerr në dritën e atyre kundrimeve si njërin ndër faktorët më të rëndësishëm politik, shoqëror dhe kulturor  të botës ilire në antikitet, në mos edhe si qendër e një graviteti të përmasave determinonte të  qytetërimit të antikit nga koha  e bronzit e deri te e hekurit për t’u shtrire edhe në epokat e mëvonshme.

Duke u nisur nga aspekti arkeologjik, si njëri ndër faktorët kryesor që nxjerr në pah themelet e një ngrehine etnike në kontekstin shoqëror, kulturor dhe politik, Përzhita arrin te përfundimi se “kultura ilire është formuar në këtë truall në  bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit (2100-1200 para Kr.), nga  epokat pararendëse, me ç’rast thuhet “se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike që populluan këtë pjesë të Evropës që në perudhën e neolitit (6000-4000 para Kr.).

Natyrisht se te  konstatimi, që faktimet arkeologjike nga koha e bronzit (shumë prej tyre të dokumentuara nga hulumtimi i zellshëm disavjeçarë i autorit në fushën e trashëgimisë materiale në këto hapësira) të ndërlidhen me atë të neolitit (pjesërisht të identifikuara nga gjetjet arekeologjike të rrënojave të vendbanimeve në formën e fortifikimeve dhe të kështellave të hershme në pjesën e Kosovës dhe të Maqedonisë nga shtrihej mbretëria Dardane), qëndron edhe vlera e këtij studimi. Ngaqë shënon gamën e një kapërcimi tejet të rëndësishëm nga ai, ku Dardanët dhe Dardania janë parë si periferi e botës pellazgo-ilire në antikitet dhe mesjetën e hershme, të shumtën si pjesë e etnive të tjera, tek qendra ndikuese  që në njëfarë mënyre del edhe nga studimi  kompeks i  F. Papazogllut. Pra, studimi i Përzhitës për Dardanët dhe Dardaninë, bashkë me atë të Edi Shkriut “Ancient Kosova” (Kosova Antike), nga pikëpamja arkeolgjike e njohur deri më tani,  diskursin e deritanishëm të parjes fragmentare të Dardanëve dhe Dardanisë  nga shkollat tradicionale të shekullit të kaluar (asaj të sllaviste të Vjenës dhe ilirie – jugosllavë) e zhvendos te opcioni i faktorit determinues, me çka  krijohen mundësitë e një redifinimi,  mbi rolin dhe rëndësinë që e kishte në atë kohë,  siç konstaton edhe arkeologu i njohur Neritan Ceka në studimin e tij  “Ilirët deri te shqiptarët”, me ç’rast ai, duke u mbështetur mbi të arriturat e deritanishme të arkeologjisë shqiptare dhe asaj përreth, qytetërimin dardan e nxjerr si qendër të botës ilire në antikitet nga koha e neolitit e tutje.

Studimi i Përzhitës “Dardanët”, kryesisht i mbështetur në hulumtimet shumëvjeçare të autorit në hapësirën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, ikorporon edhe hulumtimet paraprake të arkeologëve të njohur jugosllavë dhe ndërkombëtarë nga vitet e pesëdhjeta deri në ato të tetëdhejta të shekullit të kaluar, ndër të cilat duhet dalluar ato të E. Çeshkovit, të cilat, ndonëse fragmentare përnga shtrirja hapsinore, ndihmojnë nxjerrjen e konstatimeve që autori sjell në këtë libër për pamjen e gjithëmbarshme historike të Dardanëve dhe të Dardanisë në hapësirat e shtrirjes së saj (Kosovë, Maqedoni dhe Serbi qendrore dhe lindore). Në këtë aspekt, hartës së qyteteve dardane nga antikiteti si dhe tërësisë së saj, i mungon një pjesë e mirë e tyre, veçmas ato jashtë kufinjve shtetërorë të Kosovës, në Serbi, siç janë vendbanimet dhe fortifikimet e njohura nga ato të Damastionit (sipas të gjitha gjaseve në pjesën e Medvegjës), të Naisusit, në Nish dhe të kështjellave të tjera në pjesën e Rashës, të cilat filologu i njohur Budimir i quan “Kështjella të fundit në Bizantin ilir”.

Natyrisht se mungesa e hulumtimeve arkeologjike  e hapësirës jashtë asaj të shtetit të Kosovës (në Serbi), studimin e privon nga pamja e saj komplekse, kur dihet roli dhe rëndësia e tyre në antikitet në kuadër të rrethanave shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike, megjithatë atë nuk e hendikepon konceptualisht, ngaqë inkororimi i hulumtimeve të shumta  të arkeologëve jugosllavë, ndonëse indikativë, nuk janë në shpërputhje me të.  Përkundrazi,  shfrytëzimi i tyre i drejtë brenda për brenda një tërësie çfarë ishte ajo e kulturës dardane dhe qytetërimit të saj edhe në rrethanat e mesjetës së hershme e të vonë (krishterimit ku edhe në shekulli e parë të epokës së re shfaqet dhe në atë katër nga perandori dardan, Kontantin i Madh edhe zyrtarizohet), jo vetëm që ndihmon tezën e shtruar nga Përzhita,  konforme edhe me atë të N. Cekës te “Ilirët”, por edhe e ndihmojnë atë. Autorit, pra, si dhe arkeologjisë shqiptare, i mbetët që, në kuadër të hulumtimeve arkeologjike,  të gjejë forma të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të Serbisë për ekzaminimin e plotë të qyteteve dhe lokaliteteve dardane në  këtë pjesë, nga Prokupja, Rasha e deri në Nish, veçmas të identifikimit të Damastionit tashmë të identifikuar në hapësirën pranë Medvegjës,  meqë aty gjendet edhe enigma e faktorëve kulturor dhe politik në trekëndëshin midis Dardanëve, Pajonëve dhe Maqedonasve. Ndërsa te Nishi e deri në Timok, gjenden ato të raporteve me shumë paqartësi midis Dardanëve dhe Tribalëve dhe Thrakasve, mbi të cilat mbështeten edhe spekulimet e formacioneve politike në mesjetë, veçmas atyre gjatë kohës së Bizantit, kur ato dalin në skenë, e që historiografia serbe, të shumtën, i ka interpretuar për qëlline hegjemoniste.

Në këtë aspekt, studimi i Përzhitës “Dardanët” duhet vlerësuar si një punë tejet të rëndësishme, që duhet vazhduar dhe sforcuar gjithandej hapësirës gjeografike dardane, në mënyrë që binarët e tanishëm në të cilat po vendoset parja arkeologjike e Dardanëve dhe e Dardanisë, si qendër e botës atike ilire,  të bartet edhe në planin e githmbarshëm historik.

Check Also

Mark Gjonaj Remarks at City Hall on Kosova’s 16th anniversary of indepedence

Good evening. Thank you to our hosts: Speaker Adrienne Adams, Councilmembers Holden,Carr, Borelli, Marmorato, Special …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com