Dardanët e Europës dhe mërgata Dardane e Trojës, zotër të Mesdheut

Artur Vrekaj, Massachusetts

Shekuj më përpara luftës së Trojës popujt nën lumin Danub, Dardanët, Brigjët, Misianët, Trakët, etj mërguan në Azinë e Vogël më së shumti në territorin ku sot shtrihet Turqia e sotme. Dardanët dhe Brigjët jetuan përkrah njëri tjetrit në gadishullin Ilirian dhe në mërgatën e tyre në Azi të Vogël. Sot janë dëshmi emri i ngushticës së Dardaneleve sipas emrit të qytetit Dardani dhe fama e Trojës me dy poemat epike të Homerit, Iliada dhe Odiseu. Priami, prijësi, i pari, mbreti i Trojës është pasardhës i Dardanit të Parë themelues të vëndbanimit Dardanus së pari në ishullin e shenjtë Samos dhe qytetin Dardanus në breg të Dardaneleve.

Pausanias rrëfen se emri original i ishullit të shenjtë Samos i njohur nga Homeri ishte Dardania. Bazuar në një studim të profesores Grace Macurdy rruga e parë ndërkontinentale është hapur nga Dardanët dhe fillon nga Nishi i sotëm e deri në Dardanele. Roma e përdori sërish këtë rrugë duke e shtrirë deri në Konstandinopojë. Një arsye shumë e fortë për këtë lidhje tokësore Europë dhe Azi brenda qytetërimeve të njëjtit popull, Dardanisë Iliriane dhe mërgatës që ngriti mbretërinë e saj në Trojë. Rruga Nish-Dardanele shërbeu për transportin e metaleve të përpunuara nga minierat e Dardanisë së gadishullit Ilirian që duheshin për armatimin e perandorisë Hitite, diamanti i cilës ishte mbretëria Dardane e Trojës. Dardanët e Europës ishin luftëtarë dhe metalurgë të zotë.

Tek dy poemat Homerike emrat e gjeneralëve të luftës së Trojës, janë emrat e udhëheqësve të fiseve a mbretërive të një gjuhe që adhurojnë Zeusin dhe që i gjen të trashëguara nga Dardanët e Europës. Dardani Enea u mallëngjye kur pa simotrën e Trojës në Butrint (Buthrotum) me mbret heroin e Trojës Skamandërin, që Grekët e shkruajtën me emrin Helenus. Dardani Skamandër u bë mbret i Kaonisë dhe më vonë i Epirit. I biri i tij Kestrini i dha emrin e tij lumit Kestrin dhe vëndbanimit Kestrinia në Thesproti, Çamërinë e sotme. Enea i dha lavdi emrit Dardani ngaqë me pasardhësit e tij shkëlqyen me Romën, Trojën Europiane. Dardani nga Nishi, Konstandini i Madh themeloi qytetin kështjellë, Kostandinopojën.

Duke vështruar historinë e luftëtarëve Dardanë të Trojës ata përdorën të njëjtën metodë luftimi trup me trup ashtu sikundër edhe në Europë duke e bërë këtë element luftarak një arsye më shumë se kjo mbretëri e Dardanëve të Trojës është mërgata luftarake e Dardanisë Iliriane. Kjo trashëgimi e madhe e artit të luftuarit trup me trup e bëri Dardaninë e Priamit një mburojë të vërtetë të perandorisë Hitite. Dardanët janë krah Hititëve në luftën kundër perandorisë Egjiptiane. Kështu Dardanët Ilirianë nën Danub, mërgimtarët e parreshtur populluan Trojën, Peloponezin, Siçilinë dhe më shumë Italinë e sotme duke u bërë kështu zotër të Mesdheut.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com