Bota perëndimore të dënojë Serbinë kriminale

Ibrahim Kolari

Bota e qytetëruar, mbarë Perëndimi duhet ta ndëshkojë e dënojë Serbinë kriminale për genocid në Kosovë. Vrasja e Afrim Bunjakut tregoi se Serbia kërkon gjak shqiptarësh. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti tregojnë vendin e merituar Serbisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është e paprekshme. Bandat serbe dhe çdo keqbërës e kriminel i dirigjuar nga Serbia e Rusia do të marrë ndëshkimin më të fortë të ligjit.

Askush nuk duhet të guxojë që të destabilizojnë Kosovën. Kosova ka ushtri dhe polici super profesioniste. Vrasja e policit Bunjaku në Leposaviq është një ngjarje tronditëse, kriminale dhe makabre. Kurrë më gjak shqiptari që derdhet udhëve të mëmëdheut. Krimineli Vuçiç që ndërsen krimin e organizuar në Kosovë, duhet të ndalet prej Perëndimit. Veç dialogu me njohje reciproke udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjidhja më e qëndrueshme për Kosovën.

Vatra dhe shqiptaro-amerikanët do ta mbrojnë dhe do të jenë përjetë në mbështetje të Kosovës. Rroftë përjetë e mot kombi shqiptar.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com