Vizitë historike, Vatra në Vatikan kërkesë Selisë së Shenjtë: Njihni Pavarësinë e Kosovës

Dielli

Vatikan, 25 Tetor 2023- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një takim me kreun e Selisë së Shenjtë Papa Françeskun, të cilit me përulje i kërkoi që Selia e Shenjtë të njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryetari i Vatrës z.Berisha në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve i dhuroi Atit të Shenjtë një bust në miniaturë të Shenjtores shqiptare Shën Nënë Tereza. Papa Françesku u gëzua pa masë nga dhurata e Vatrës.

Sapo e pa vuri dorën mbi të dhe bekoi Vatrën dhe vatranët duke e pranuar me shumë kënaqësi. Në takimin historik kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha shoqërohej nga Drejtori i degëve të Vatrës z.Mondi Rakaj. Gjatë bisedës z.Berisha i shprehu mirënjohje Atit të Shenjtë për gjithçka që Vatikani ka bërë për kombin shqiptar. Selia e Shenjtë organizoi sot një audiencë të përgjithshme ku për herë të parë në historinë e saj merrte pjesë dhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me mbi 100 vatranë dhe miq nga trojet tona etnike.

Pas Vatikanit, Vatra ka në plan vizitë zyrtare të tokën e shenjtë në Jeruzalem.

Kronika e plotë do të vijë për publikun e përgatitur nga nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj dhe fotoreporteri i Diellit z.Dritan Haxhia.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com