“Vdekja nuk është gjë tjetër veçse të kthehesh në shtëpi tek Perëndia, lidhja e dashurisë do të jetë e pandërprerë për gjithë përjetësinë”.

(Shën nënë Tereza)

Marja e lajmit të hidhur të fjetjes në Zotin të At Arthur Liolin, i cili shërbeu për disa dekada si prifti meshëtar i Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston dhe njëkohësisht edhe si Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, u prit me një ndjenjë hidhërimi jo vetëm në komunitetin shqiptar në Boston ku ai jetoi dhe shërbeu, por edhe më gjerë, aty ku emri dhe personaliteti i tij ishte bërë i njohur.

At Arturi, siç thirrej zakonisht nga shqiptarët e pas viteve 90, i shërbeu për 50 vite, me dashuri dhe përkujdesje baritore jo vetëm Altarit të Kishës dhe komunitetit të saj, por edhe komunitetit të gjerë shqiptar me një përkushtim të thellë njerëzor, përtej dallimeve fetare, duke u përfshirë personalisht në fushata për të ndihmuar jo vetëm emigrantët e rinj që filluan të arrijnë në brigjet e këtij vendi, duke i ndihmuar të rifillojnë këtu jetën e tyre të re për të realizuar atë “ëndrrën amerikane”, por edhe bashkëkombësit e tij në Shqipëri të cilët, pas shumë vitesh izolimi dhe errësire, mes vuajtjesh fizike, psikologjike dhe shpirtërore, të shkaktuara nga një ideologji e çmendur dhe utopike, nëpërmjet një regjimi diktatorial komunist, që për 50 vite i ndau shqiptarët jo vetëm midis dy anëve të oqeanit, por edhe brenda vendit të tyre, të lidheshin me të afërmit e tyre me të cilët për shumë vite kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin.

Vizita e tij në Shqipëri në verën e vitit 1991 do të mbahet mend si një ngjarje historike që ishte tejskajet e mbushur me një aktivitet baritor të dendur shërbesash ku midis tyre mbizotëronin pagëzimet e shumta, ngjarje magjepsëse që risollën në kujtesën e Kishës së Krishtit (bashkësisë së krishterë), fillimin e “Erës Apostolike” me pagëzimin e mijëra njerëzve, formimin e komuniteteve dhe organizimin e jetës kishtare, sipas porosisë së Krishtit dhënë apostujve të Tij, kur u tha: “Shkoni dhe pagëzoni në të gjitha kombet…” (Mateu 28:18-20).

Tani, në këtë kohë mbas kalimit të tij në jetën e përjetshme, të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëshërbyem, e kemi si detyrim moral dhe shpirtëror, që t’i lutemi Zotit, Perëndisë me të njëjtën ndërgjegje dhe përgjegjësi shpirtërore,  për shpëtimin e shpirtit të shërbëtorit Athanas (Artur), që ta prehë atë në paqe dhe ta vendosë së bashku me të drejtët e parapëlqyer të Tij, të cilët i pret duke u thënë: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, Unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e Zotit tënd” (Mateu 25:21).

I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi i tij!

+THEOFANI

I Filomilisë

Peshkopata Ortodokse Shqiptare e Amerikës

President i Federatës Pan-Shqiptare Vatra të Bostonit

29 shtator 2023

“Death is nothing but returning home to God, the bond of love will be unbroken for all eternity.”

(Saint Mother Teresa)

The bitter news of the death of Father Arthur Liolin, who served for several decades as the parish priest of the Albanian Orthodox Cathedral of St. George in Boston and at the same time as Chancellor of the Albanian Orthodox Archdiocese in America was received with a sense of sadness, not only in the Albanian community in Boston where he lived and served, but also beyond, where his name and personality had become known.

“At Arturi”, as he was commonly called by Albanians after the 90s, served for 50 years, with love and pastoral care, not only to the Altar of the Church and its community, but also to the larger Albanian community with a deep human commitment, beyond religious differences , getting personally involved in campaigns to help not only the new immigrants who began to arrive on the shores of this country, helping them restart their new lives here, trying to make that “American dream” a reality, but also his fellow citizens in Albania who, after many years of isolation and darkness, amidst physical, psychological and spiritual suffering, caused by a crazy and utopian ideology, through a dictatorial communist regime, which for 50 years divided Albanians not only between two sides of the ocean, but also within their country, to connect with their relatives with whom they had lost contact with each other for many years.

His visit to Albania in the summer of 1991 will be remembered as a historical event that was extremely filled with a dense pastoral activity of services where among them the numerous baptisms prevailed, fascinating events that brought back to the memory of the Church of Christ (Christian community), the beginning of the “Apostolic Era” with the baptism of thousands of people, the formation of communities and the organization of life of the church, according to the commandment of Christ given to His apostles, when He said to them: “Go and baptize all nations…” (Matthew 28:18-20).

Now, at this time after his transition to eternal life, all of us who knew him and served together, have it as a moral and spiritual obligation to pray to God, with the same conscience and spiritual responsibility, for the salvation of soul of the servant Athanas (Arthur), that he may rest it in peace and place him together with those who He have pleased,  whom He awaits and welcome them by saying: “Well done, good and faithful servant. You have been faithful over a little; I will set you over much. Enter into the joy of your Master” (Matthew 25:21).

May his memory be eternal and unforgettable!

+THEOPHAN

Of Philomelion

Albanian Orthodox Diocese of the Americas

President of the Pan-Albanian Federation Vatra of Boston

September 29, 2023

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com