VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT GEZUAR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR DHE 111 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Në emër të Federatës Panshqiptare e Amerikës VATRA, të familjes sime, të të gjithë vatranëve dhe shqiptaro-amerikanëve ju uroj nga zemra: Gëzuar 28 Nëntorin – festën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit tonë Kombëtar.

Kjo ditë është e shenjtë për të gjithë kombin shqiptar. Është një ditë lavdie, krenarie, gëzimi dhe reflektimi të thellë se çfarë mund të bëjmë më shumë për Atdheun tonë të shtrenjtë Shqipërinë. Solemnisht, sot më më shumë se kurrë, përkujtojmë e nderojmë aktin e lartë patriotik të themelimit të shtetit shqiptar, mëvetësinë që plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Mid’hat Frashëri, Dom Nikoll Kaçorri, Lef Nosi, Iljaz Vrioni, Pandeli Cale e shumë personalitet të kombit tonë si firmëtarë të Pavarsisë, e bënë shtetin shqiptar të lirë, të pavarur dhe sovran. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është moment kulminant i daljes nga robëria osmane pesë shekullore. Sot më lejoni të shpreh nderimet e mia më të thella dhe mirënjohje të veçantë patriotëve të shquar, luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të Atdheut dhe çdo shqiptari që nuk iu dhimbs asgjë në mënyrë që Atdheu të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e tij.

Në këtë ditë të nderimi dhe mirënjohje ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi më të bashkuar, më solidarë, më të dashur, më bashkëpunues me njëri-tjetrin që ta çojmë përpara drejtë përparimit, progresit, zhvillimit dhe lulëzimit atdheun tonë të bukur e të shtrenjtë. Mesazhet e Vatrës në këtë festë Pavarësie janë kombëtare, vëllazërore dhe të përjetshme në shërbim komunitetit shqiptar, kombit shqiptar e çështjes sonë kombëtare.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën, Amerikën dhe miqtë e kombit shqiptarë.

Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit tonë Kombëtar.

Me respek e gëzim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com