Vatra në Selinë e Shenjtë

Alfons Grishaj

Fotoreporter: Dritan Haxhia

Vatikan, 25 Tetor 2023 – Prej kohe lidershipi i Vatrës, planifikoi   domosdoshmërinë e një vizite në Selinë e Shenjtë, siç thonë latinët: “ad apicem, ad cacumina”. Për ne, marrja pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga Papa ishte e një rëndësie të veçantë, sepse përbënte dy kulme: atë historike dhe anën shpirtërore.

Pa hyrë në hollësitë historike të kohës dhe ndërtimit të Vatikanit, thjeshtë sjell datën e pranimit si Qytet-Shtet. Vatikani u ligjërua me Traktatin e Lateranit me,  11 Shkurt  1929, firmosur nga Benito Musolini (në emër të Viktor Emanuelit III ) dhe Kardinal Pietro Gasparri (në emër të Papa Piut XI) .  Traktati hyri në fuqi me 7 Qershor të vitit 1929 . 

Udhëtimi për në Selinë e Shenjtë na kish sjellur disa ndjesi interesante dhe pyetje të çuditëshme. Gjithë ekipi ishim të lumtur dhe mezi po prisnim momentin për të shkelur Romën…Vatranët u nisën në ditë të ndryshme për në destinacion. Nga New York,  kryesonte   Kryetari  Elmi Berisha me zonjën e tij Myzafere Berisha. Në ditët në vazhdim u  bashkangjitën me ne,  Pashko Camaj me zonjën e tij Sonia dhe fëmijët, Anton Raja me zonjën e tij Gloria  dhe shumë miq nga Dardania, Gjermania e Zvicra, Bashkim Musabelliu, Paulin Mernaçaj me bashkëshorten, Drita Vushaj, Marjan Cubi, Ilir Cubi, Gjokë Deçkaj me zonjën e tij Lajde, Gëzim Nika me vajzën Eliverta  i shoqëruar dhe me disa miq nga Tirana dhe Londra, Elio Ahmetaj me zonjën Maria dhe fëmijët, Rafaela Prifti me motrën, fotoreporteri  dhe “Këshilltari për Mediat”,  Dritan Haxhia.

        Nga Florida mbërriten, Kryetari i Këshillit  Kolec Ndoja me zonjën e tij Margerita. Anëtari i Kryesisë, Tasim Ruko dhe nënkryetari i Vatrës Tampa Bay Endri Filipi. Nga Michigani:  Imam Shuajb Gërguri, Dom Fred Kalaj, Mondi Rakaj me zonjën Matilda dhe fëmijët, Ben Pllumaj me zonjën e tij Mirela dhe vëllaun Sokolin, Alfons Grishaj me zonjën Mirela dhe fëmijët.

Nga Prishtina, Dr. Naser Rugova dhe zonja e tij Teuta. Kryetari Komunës së Prishtinës z.Perparim Rama me zonjën e tij Kristale, shoqëruar nga Jonada Jashari. Nga Zvicra, Kujtim Berisha me bashkëshorten Besjana.

Për meshën e shenjtë me Papa Françeskun në Sheshin  St. Pjetrit, Selia e Shenjtë i rezervoi Vatrës  135 bileta, një numër shumë privilegjues. Biletat për Meshën e Shenjtë ishin në ngjyrë bojëqielli, ndërsa biletat për audience personale ishin me ngjyrë të verdhë, pasqyrim i flamurit të Selisë së Shenjtë. Ftesa kishte të shkrojtur poshtë simbolit të Vatikanit , Prefettura Della Casa Pontifica Incontro con il Santo Padre , FRANCESCO, poshtë  vula e Pontifikatit. Biletat u tërhoqën tek “Porta e Bronxtë”  nga Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha. Pas një shëtitje të bukur në sheshin e Shën Pjetrit, Vatranët u mblodhën në Romë në Restoranin e Markos, një italian i gjeneratës së fundit si nga ana e recepturave të gatimit, por dhe mikëpritjes. Ai u shpreh, “Fratello, quanto tempo rimani a Roma, questo  casa e tua!”  

Në darkë mori pjesë dhe Prelat i Kishës  Katolike, Monsinjor Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodrës, i cili hapi zarfin që zyra Papnore i kish dhënë kryetarit të Vatrës Dr. Berisha. Mbi zarfin e bardhë ish vënë  emri i Vatrës,  dhe pas,  Monsinjor Massafra. Monsinjori, pasi hapi zarfin e madh, brenda të bashkangjitur me biletat bojeqielli qenë dhe tre zarfa të tjerë për audience me Papën. Zarfi i Vatrës kishte brenda 2 bileta te verdha. “Radio Maria” ishte  zarfi i dytë me bileta të verdha dhe u tërhoq nga përfaqësuesi i “Radio Maria” Dom Preke Lazri, por, për çudi asnjë nga “Radio Maria” nuk qe i pranishëm në takim me Papa Françeskun! Në Meshë, po! Zarf i tretë me bileta të verdha rezervuar “Shoqatës të Burgosurve Politik të Shkodrës”, u tërhoq nga Monsinjor Massafra. Ai me një përulje fisnike kërkoi dhe katër bileta blu plus për persona që kishin ardhur nga larg për të parë Meshën e drejtuar nga Papa Francesku. Më bëri aq përshtypje ky xhest tokësor…sa mendova, Prelatë të tillë të Kishës bëjnë diferencën njerëzore duke përcjellur  pastër fjalën e Krishtit.  Pasi ftesat u venduan, kaluam një darkë të këndshme, duke u ndjekur me kujdes nga fotoreporteri Haxhia, i cili fokusoi me aparatin e tij fotografik  momentet dhe emocionet  deri në fund të  udhëtimit tonë pa u lodhur  asnjë moment.

Data 25 nuk ishte si ditët e tjera kalendarike, prandaj Vatranët dhe miqtë e Vatrës u zgjuan herët. Natën e shkuar  vendosem që në oren 6:00 të mëngjezit   të ishim  gjithë  poshtë Hotelit. Pjesa më e madhe e Vatranëve ishte akomoduar tek  Hotel Basilica , në mes të Romës, ku prej aty, “Coloseum”, “Shatërvani i Trevi-t”, “Monumenti i Viktor Emmanuel II”, “Shkallet Spanjolle” etj ishin  rreth 20 minuta  në këmbë. Grupi tjetër i kryesuar nga Anton Raja, Paulin Mernaçaj, Drita Vushaj, Gëzim Nika dhe Pashko Camaj qenë më të kujdesëshëm, duke mbërritur 40 minuta para nesh në sheshin Shën Pjetri, ku  mbahej Mesha e  Shenjtë. Në grupimin e Antonit  merrnin pjesë dhe miqtë nga Tirana, Dardania, Gjermania, Zvicrra, Kroacia, ku  mbaj mend, Gjon Berisha, Gjergj Deda, Kolë Jakupi, Marije Jakupi, Kolë Beka etj.…

       Rreth ores 9:00, Hyrja e Papës, karocuar për arsye shëndetësore , ngjalli një zgjim shpirtëror dhe emocional  në shesh. Grupe të ndryshme brohorisnin me ngazëllim emrin e Papa Françeskut. Ai bëri xhiron tradicionale, duke përshëndetur e bekuar fëmijët e vegjël. Pasi mbaroi ritualin Papnor, ashtu madhështor si një Hyj përrallash u ul në fronin e Tij, i buzëqeshuar dhe  i menduar  priti  anoncimin e  të ftuarve. Në Gjuhën Angleze, u përmend Vatra dhe shqiptarët e Amerikës. Ky anoncim sa i papritur  dhe miklues qe surpriza e mirëseardhjes për vatranët nga Selia e Shenjtë. Vatra e meritonte një përkëdhelje të tillë se ajo bëri për vendin e vet atë që rrallë  pakica në diasporë bënë për vendet e tyre.  Ne shikonim njëri-tjetrin dhe nuk u besonim veshëve. Erdhi ajo ditë që Vatra të përmendej dhe në Selinë e shenjtë, në tokën Romake ku u martirizuan mbi një milionë të Krishterë dhe u rilindën mbi dy miliardë të tjerë. Në tokën ku paqe është harmonia e mishit dhe shpirtit të çdo feje.

Në tokën ku Selia e Shenjtë  nuk bëjnë kompromise me lirinë e humbur dhe dhe varfërinë e pajustifikuar, por përkundrazi  lufton me armën më të fuqishme, lutjen! Lutje! Për një botë vëllazërore pa  konflikte  besimesh dhe etnicitetesh. Tek sodisja sheshin Shën Pjetri, jetoja një ëndërr në  rrethuar me kolona dhe skulptura ëngjëjsh, por afër meje Mirela dhe fëmijët, shokët dhe peligrinët përreth, më sollën në mënd,  Medieval theologji, “The God of the Old Testament is a God of power, the God of New Testament is also God of love!”. Në karriget buzë Papës, përfaqësuesit e Vatres, kryetari Elmi Berisha dhe drejtori i Degëve, Mondi Rakaj. Ata u takuan me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, duke i dhënë dhuratë bustin e Shenjëtores (love) Nënë Tereza,  të punuar në bronz nga mjeshtrat e Tiranës, por nën mbikqyrjen dhe kujdesin e Dr. Naser Rugova. Busti  Nënë Terezës me dedikim: “To the Holy Father Pope Francis, From the Pan-Albanian Federation Vatra – USA”. Papa preku fytyrën e St. Tereza , duke thënë me ngazëllim shpirtëror: “Mother Tereza”. Thënie që reflektoi në fytyrën e Shenjtërisë Tij. Dr. Elmi Berisha, i kërkoi Shenjtërisë, Papa Françesku, njohjen e Kosovës, një kërkesë legjitime e çdo biri apo nëne që flet shqip, dhe për më tepër, përfaqësuesi më i lartë i Vatres, Institucionit më të vjetër kombëtar, pas Kishes dhe Xhamisë. Papa e shikoi me vëmendje z. Berisha, dhe me  buzëqeshjen e Tij  natyrale  sikur lexoi testamentin e vjetër (Power of God) për tokën e premtuar.

      Papa Françesku, në Sheshin Shën Pjetri, bekoi Vatranët dhe të gjithë të pranishmit. Një rast që vjen rrallë në organizata dhe grupime të ndryshme. Tashmë Vatra, hyri në Protokollin e Qytet-Shtetit të Vatikanit për të vazhduar një udhëtim  kalendarik njerëzor dhe shpirtëror me Selinë e Shenjtë. Bekimi i Atit të Shenjtë e ndihmoftë Vatrën dhe shqiptarët në çdo cep të planetit!

Një falenderim njerëzor shkon  për të gjithë Vatranët dhe miqtë tanë në këtë udhëtim të shënuar në Selinë e Shenjtë. Veçanërisht falenderoj  veteranin e Vatrës, Marjan Cubi, i cili ka kontribuar gjithmonë për fe dhe atdhe dhe nuk është ndalur për asnjë moment. Falenderimi special i Vatrës shkon për Monsinjor Angelo Massafra, çelsi i udhëtimit tonë për në Vatikan.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com