Vatra Miami dhe Emina Cunmulaj mbledhin për herë të parë diasporën e Miamit për të celebruar ditën e Flamurit !

Data 2 Dhjetor 2023, do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit shqiptar në Miami, pasi për herë të parë në historinë e këtij qyteti, komuniteti shqiptar u mblodh për të festuar Festen e Flamurit, kjo falë iniciativës të Vatra Miami dhe Emina Hands Foundation.

Zonja Emina Cunmulaj , e nderuar së fundmëni “Ambasadore Nderi e Vatrës” , si dhe zonja Iris Halili Kryetare e degës së Vatrës Miami, përmes iniciativës së përbashkët si dhe shkëmbimit të ideve për këtë event, arritën të realizojnë një mbrëmje elegante të komunitetit Shqiptar, ku klasi, etika dhe bukuria shqiptare u shfaq edhe një herë më së miri dhe ku Flamuri Kuq e Zi ndeshej në çdo detaj të mjedisit.

Në këtë mbrëmje Gala morrën pjesë të ftuar nderi sikur Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Shqipërisë në Washington z.Ervin Bushati; Krytari i Bashkisë së Miamit z.Francis Xavier Suarez, z. Mark Gjonaj, ish këshilltar i qytetit të NY, Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj , sekretari Dr. Pashk Camaj, kryetari i këshillit të Vatrës z.Kolec Ndoja, kryetari i degëve z. Mondi Rakaj si dhe shumë vatranë dashamirës që kishin udhëtuar edhe nga larg për të nderuar këtë event.

Të nderuar të veçantë nga bota e artit ishin reperi i famshëm me origjinë nga Kosova, z. Labinot Gashi, këngëtarët e njohura zonjat Arbërie Hadërgjonaj dhe Liri Donaj, si dhe shumë të tjetë të ftuar nderi të cilët i dhanë kësaj mbrëmjeje momente mbresëlënëse.

Komuniteti Shqiptar në Miami i takon asaj elite të emigracionit shqiptar të ardhur ne Shtetet e Bashkuara pas viteve ‘90 dhe që së shumti kanë ardhur në këtë qytet përgjatë dekadës së fundit. Ai është një komunitet shumë i integruar dhe paraqet më së miri dhe denjësisht nivelin e diasporës shqiptare në USA.

Ata që e morën fjalën, theksuan rëndësinë që po merr çdo ditë e më tepër komuniteti shqiptar gjithnjë e në rritje në Miami në përgjithësi dhe në gjithe zonën e Floridës së Jugut në veçanti, si dhe rëndësinë për të qenë më të lidhur dhe më të afërt me njëri-tjetrin rreth një gjuhe që na bashkon dhe një flamuri që na nderon.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Miamit theksoi suksesin e këtij komuniteti që ndoshta nuk është shumë i madh në numër, sikur komuniteti latin, por në të njëjtën kohë mbetet një komunitet shumë i respektuar falë vendit që ka zëne në shoqërinë ku jetojnë dhe punojnë denjësisht.

Në emër të komunitetit shqiptar në Floridën e Jugut dhe veçanerisht në Miami, Kryetarit të Bashkisë Miami si dhe Ambasadorit Bushati ju dha trofeja e nderimit dhe e mirënjohjes.

Kryetari i Vatrës, z.Elmi Berisha, në fjalën e tij pasi u ndal në rolin e madh që ka luajtur Federata Panshqiptare Vatra në histori, si dhe rolin e saj në bashkimin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, u ndal gjithashtu në vizionin e Vatrës për të ardhmen si dhe rolin që duhet të luaj Vatra në gjeneraten e re të diasporës, ku padyshim dega e Miamit është një degë e re por me shumë vision për të ardhmen.

Të gjithë pjesëmarësit vleresuan përsosmërinë e këtij eventi si dhe shpehën mirënjohjen e organizatorëve duke kërkuar më shumë eventeve të tilla në të ardhmen.

Të gjitha fitimet e kësaj mbrëmjeje gala kanë shkuar në fondacionin bamirës të Zonjes Emina Cunmulaj’s “Emina’s Hand”, fondacion ky kryesisht dedikuar shërbimit të familjeve në nevojë shtrirë pothuaj në të gjitha trojet shqiptare.(Dielli)

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com