VATRA DËNON SULMIN TERRORIST SERBO-RUS NË KOSOVË

Deklaratë për mediat

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllime për vrasjen e policit shqiptar në Banjska të Leposaviqit Afrim Bunjaku dhe dënon sulmin terrorist serbo-rus mbi institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Ky është një sulm i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial të shtetit të Kosovës,  qytetarëve dhe institucioneve në Kosovë.

Ky akt terrorist është sulm ndaj çdo shqiptari mbi të gjitha ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, NATO-s dhe demokracisë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA i bën thirrje qeverisë së Kosovës, faktorit politik në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës që të jenë të bashkuar, të unifikuar, të ruajnë qetësinë dhe të shtojnë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së tmerrshme.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA jo vetëm  dënon sulmin terrorist që cënon sigurinë kombëtare të Kosovës e më gjerë por Vatra do të bëjë gjithçka në bashkëpunimin me faktorët ndërkombëtarë e Institucionet Amerikane për të qenë faktor stabilizues në rajon e më gjërë.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com