Vatra Chicago mori pjesë në festimet për pavarësinë e Kosovës

Vatra Chicago mori pjesë në festimet për pavarësinë e Kosovës. Në çdo aktivitet kombëtar e komunitar, Vatra Chicago është e pranishme dhe prezantohet denjësisht. Një ekip i shkëlqyer patriotësh që promovon vlerat më të mira të komunitetit shqiptar në Chicago. Disa foto mijëra fjalë nga pjesëmarrja e disa anëtarëve të Kryesisë së Vatrës Chicago dhe Kryesisë së Albanian American Women’s Association të ftuar në festën e Pavarësisë së Kosovës organizuar nga Albanian Cultural Center of Chicago.

Çfarë është në të vërtetë komuniteti? A nuk është harmonia, dashuria për njëri tjetrin, për kulturën , gjuhën tonë ,traditat tona, humorin tonë. Është të ndihmojmë dhe mbështesim njëri tjetrin me dashamirësi , të lumturohemi për sukseset e secilit sado të mëdha apo të vogla qofshin. Është te ndihemi krenarë për origjinën dhe identitetin tonë. Është të bashkëpunojmë dhe luftojmë për kombin tonë dhe të drejtat e shqiptarëve. Është të fuqizojmë diasporën për të rritur influencën e saj në institucionet përkatëse në ndihmë të shqiptarisë. Është të na karakterizojë mirësia dhe pozitiviteti të cilat janë ngjitëse. Është kaq e thjeshtë dhe aspak e komplikuar. Në këtë rast është për tu përmendur dhe lavdëruar bashkëpunimi i vazhdueshëm i këtyre organizatave të ndryshme që i bashkon shqiptaria. Gëzuar dhe njëherë pavarësinë Kosova 🇦🇱🇽🇰

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com