Terrorizmi serb në Kosovë

Kolonel Hajro Limaj

Sulmi terrorist në Banjskë (Serbisht: Napad u Banjskoj) ishte një sulm i armatosur i militantëve serbë kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, të cilit presidentja i dha dekoratën “Hero i Kosovës”, një tjetër u plagos, ndërsa tre terrprist serbë u vranë nga policia e Kosovës. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë. Presidenti i Serbisë kishte dijeni për një sulm të paramenduar, duke ndezur tensionet mes dy vendeve ballkanike.

Rebelimi do të shërbente si një pretekst për ushtrinë serbe për të hyrë në Kosovën veriore për ta justifikuar këtë veprim si mbrojtje të pakicave serbe dhe të trashëgimisë kulturore dhe fetare ortodokse.

Ky ishte një organizim i paramenduar, siç e ka pranuar edhe vetë lideri serb i Kosovës, Radoiçiç. Arsenali masiv i armëve të sekuestruara, mjaftueshëm për të nisur një luftë, vërteton faktin dhe vërteton sërish se regjimi i Vuçiçit në Serbi vepron si sponsor shtetëror i terrorizmit dhe punon me pretekste të ngjashme me Putinin për pushtimin e veriut të Kosovës.

Organizator dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.Për pjesëmarrjen e Radoiçiqit, i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica, ministri brendshëm ka publikuar edhe një video të incizuar me dron. Më vonë Radoiciq deklaroi se ishte strehuar në Beograd dhe kishte dhënë dorëhejen nga detyra e zvendes kryetarit të partisë.

Fshati i Banjskës që nuk ka më shumë se 50 shtëpi dhe ndoshta nja 200 banorë, të gjithë serbë. 40 mijë serbët e 4 komunave të veriut të Kosovës, për të cilët Serbia kërkon Asosacionin, vazhdojnë të jetojnë në mes të kësaj gryke duke shpresuar se një ditë do bashkohen me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Si përfundim, sasia e madhe e pajisjeve luftarake të konfiskuara, shumëllojshmëria dhe fuqia e madhe e armëve të zjarrit (ku Policia e Kosovës sekuestroi 24 automjete, 29 granatahedhës, 150 dinamitë shpërthyes, 142 predha mortajash, 75 granata dore, 7 raketahedhës dhe 8 mina antitank) , sniper të kalibrit 12.7 mm, raketat anti-tanke, mitralozët e rëndë 50, mitralozët 40 mm, mjetet e komunikimit, mjetet e vëzhgimit. Në këtë sulm do të merrnin pjesë rreth 200 ushtarë, si pjesë e fazës së parë dhe qëndrimi i Vuçiçit e vërtetoi se pas këtyre ngjarjeve fshihet Beogradi. Përmes shpalljes së 27 shtatorit 2023 ditë zie në Serbi për terroristët e vrarë, Vuçiqi deklaroi se ata morën nderime ngaqë u vranë në detyrë, të cilën ai dhe shteti serb ua ngarkoi. Serbia akomodoi dhe u dha trajtim shëndetësor terroristëve, të cilët morën pjesë në vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe sulmin në veri të Kosovës.

Është fitorja e mirëfilltë e policisë dhe shtetit të Kosovës, në një situatë që askush nuk mund ta parashikonte. Kosova tregoi se është e aftë të mbrojmë shtetin në atë situatë, pas një agresioni të mirëfilltë të shtetit serb. Axhenda ka qenë politike dhe logjistike. Ajo kërkon realitete të reja politike, të merrnin kontroll mbi territorin. Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, i barabartë me ngjarjet e Kroacisë dhe Bosnjes.

Vucicit iu rrit shumë oreksi sa më shumë që faktorit perëndimor i mbyllen sytë përball akteve të tij kriminale në drejtim të Republikës së Kosovës. Koha na tregoi se heshtja është hapi që i paraprin zhurmës së armëve apo bombave të terroristëve dhe kjo duhet të parandalohet sa më parë duke reaguar dhe vepruar në mënyrë të prerë.

Perëndimi duhet të punojë në forcimin e sovranitetit të Kosovës, të heqë dorë nga ‘marrëzia’ siç është realizimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta detyrojë Serbinë të heqë dorë nga irredentizmi. Çështja nuk është ajo që duket si një kompromis i drejtë në letër, por si do ta përdorë Serbia një entitet të tillë në praktikë. Në praktikë, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës nacionaliste të rimarrjes së Kosovës, kështu që çfarëdo autonomie institucionale për serbët në Kosovë do të ndërtohej në atë mënyrë derisa të krijohet brenda shtetit të Kosovës, një shtet irredentist serb, që do të përdorej për ta përmbysur tërë Kosovën ose për ta copëtuar atë.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com