Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër, vinte në jetë “Mrika”, opera e parë shqiptare

Opera shqiptare “Mrika” e kompozitorit të shquar shqiptar Prenkë Jakova (1917–1969) me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra “Drite mbi Shqipëri”. Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave të dramës, të gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare.

Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te forte, Prenka fillon te hedhe në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte te përfunduara. Te gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shume i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj te vitit 1958 filloi puna për vënien në skene te operas. E gjithë trupa, këngëtaret, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shume entuziaste dhe kishin një besim te madh në arritjen e qëllimit. Në atë kohe unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mire çdo gjë, që nga punë krijuese e Prenk Jakoves, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohesh dite e nate me solistet, korin dhe orkestrën. Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Tonin Daija, Zef Beka dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperience, por që për here te pare në jetën e saj, do te interpretoje në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin here në shtëpinë e kulturës (me vone filarmonia e qytetit) here në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor behet prove e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u be shfaqa e operas e cila pati një sukses te madh. Drama muzikore u vue me sukses te plote nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet. Me kujtohet natën e cfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet te dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errte, me një paraqitje elegante e me prezence, për te drejtuar orkestrën e vet pese minuta para se te hapesh sipari, flautisti i pare Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate e orkestrës, me te cilin do te dirigjonte operan atë nate. Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet 50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes se saj. Aria e Mrikes, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit te dyte “Oh ! C janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shume elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtate vendit te ngjarjes, dialektit te folurit, veshjes dhe botëkuptimit.

Kompozitori i madh ka ditur te gërshetoje mire dhe me aftësi nivelin artistik te operas me koloritetin dhe impresivitetin e te kënduarit. Ai përdori te gjithë eksperiencën e tij te pasur në dobi te operas. Siç e thashë me sipër ai e drejtoi vete orkestrën solistet, korin, gjithë trupën. Raste te tilla ka shume, kur kompozitori është njëkohësish edhe drejtues i kompozimeve te veta. Unë do te përmende vetëm një rast te tillë. Felix Weingarner ka qene njëkohësisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863–1942 ) dhe është autor i një libri në te cilin analizon te gjitha simfonitë e Beethovenit. Ai njëkohësisht si dirigjent ka qene i ftuar në shume shtete te Evropës. Opera Mrika u shfaq me vone edhe në Tirane nga trupa e TOB ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohur Marije Kraja, Luk Kacaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo… dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqa pati sukses te plote. Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisë se Shkodrës, e vlerëson kështu operan Mrika te Prenk Jakoves ” : Prenka foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndërsa Albert Paparisto, i cili drejtoi një kohe orkestrën simfonike te Shkodrës, shprehet kështu : Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike… Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorue me Urdhrin e Punës te Klasit te Pare dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vone i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit.

Marrë nga postimi në Facebook Teatri Migjeni

Foto: albemigrant2011.wordpress.com

https://www.facebook.com/search/top?q=opera%20mrika

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com