Si e shpjegoi Noli triumfin historik për njohjen e Kishës Shqiptare të Amerikës si Autoqefale

Artur Vrekaj, Massachusetts

Mësimet e Nolit janë aktuale edhe sot për popullin, mërgatën Shqiptare dhe shtetet Shqiptare. Gjashtëdhjetë e gjashtë vjet më pas në trojet shqiptare dhe në Amerikë flitet për largpamësinë e mendimit Nolian. Çuditërisht Noli na paralajmëroi sikur e parashikonte çfarë do të ndodhte ndër ne. Koha që jetojmë i përndrit edhe me shumë fjalimet e këtij gjigandi të kombit. Ja si na e rrëfeu Noli më 18 Maj 1958 arritjen e pavarësinë së kishës Shqiptare.

“Ne kishim një mbështetje të përzemërt, praktikisht të të gjithë Shqiptarëve për lëvizjen tonë sidoqë ishin Ortdoksë, Katolikë romanë apo myslymanë.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e palëkundur të Vatrës, që ishte organizata më e fuqishme e Rilindjes Kombëtare.

Ne kishim mbështetjen e të gjitha qeverive Shqiptare pavarësisht se çfarë platformë politike ishte. Të gjitha ato menduan se një kishë ortdokse autoqefale ishte e domosdoshme për ekzistencën e plotë të shtetit Shqiptar. Të gjitha ato e dinin se lëvizja e kishës sonë ishte një pjesë integrale e fushatës për çlirimin e Shqipërisë nga të gjithë pushtuesit.

Patriarkana Greke e Kostandinopojës nuk ishte në luftë vetëm me kishën e Shqipërisë. Ajo ishte në luftë me kishën ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Prandaj patriarkana dërgoi Mark Lipa, titullar, bishop of Lefki në SHBA më 1949. Misioni i tij është të shkatërrojë kishën ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të aneksojë kishat e saj. Deklarata e tij se është me prejardhje Shqiptare nuk e ndryshon këtë situatë kurrsesi. Kjo nuk është një pyetje për prejardhjen e racës së tij. Kjo është pyetje për autoritetin kishtar të cilit ai i shërben dhe karakterit të misionit të tij,

Ne të gjithë e dimë këtë, se ai është duke i shërbyer patriarkanës Greke të Kostandinopojës dhe misioni i tij është të vërë kishën ortodokse Shqiptare nën juridiksionin e një agjensie armiqësore Greke. Kjo e bën atë bishop Grek, sido që të jetë prejardhja e tij. Natyrisht, puna e tij është Donkishoteske dhe e pa shpresë. Ai (Mark Lipa) nuk mund ta kthejë prapa rrotën e historisë.”

Sipas librit, “50 vjetori i kishës ortodokse Shqiptare të Amerikës”, 1908-1958, përpiluar nga Metropolitan Fan S. Noli, PhD, botuar më 1960 në Boston, Massachusetts.

Për sa më lart, ne duhet të nxjerrim mësime se neokozmallinjtë nuk flenë në Shqipëri dhe në Amerikë. As koha nuk po fle.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com