Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku

Sokol Paja

Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku i vrarë nga një sulm terrorist serbo-rus në Leposaviq të Kosovës. Përfaqësuesit kryesorë të shoqatave e organizatave patriotike shqiptare në New York e më gjerë e kujtuan me lule, lutje e qirinj heroin Bunjaku i cili ra dëshmor i Atdheut në mbrojtje të kufijve të Kosovës, rendit, sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York Ambasadori Prof.Dr. Blerim Reka i shoqëruar nga shumë bashkatdhetarë e diplomatë shqiptarë, nën organizimin e Mark Gjonaj, pas homazheve Ambasador Reka shkroi: “Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!” Mirënjohje dhe lavdi përjetë heronjve, luftëtarëve e çlirimtarëve të Kosovës së lirë.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com