Shqiptarët e Bostonit festuan 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Flamur VEZAJ

VATRA Boston pas shumë vitesh bëri të mundur ngritjen e Flamurit të Kosovës në sheshin e Bashkisë së Bostonit! Në prani të shumë shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci dhe nën tingujt e himnit të flamurit, shumë fëmijë tërhoqën litarin e ngritjes së Flamurit të Kosovës krah atij amerikan, flamur i shenjtë që u bekuar nga Peshkopi Theofan Koja. Sheshi i Bostonit ishte mbushur nga shqiptarët që valvisnin flamurin e Shqipërisë Dhe të Kosovës! Ceremonin e ngritjes së Flamurit e hapi kryetari i VATRËS në Boston, z.Mentor Maksutaj! Ai kujtojë kohët e vështira të popullit të Kosovës ndër vite nën regjimin serb duke renditur emrat e shumë patriotëve të Kosovës tashmë dëshmor të shtetit më të ri në botë! Z.Maksutaj, tha se pa sakrificën e shumë patriotëve ndër vite dhe luftës se UÇK-së e dëshmorëve të saj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari e familjes së tij Kosova Nuk do ishte e pavarur! Kryetari VATRËS falenderojë Edhe kryetaren e Bashkisë së Bostonit që mundësoj ngritjen e flamurit të Kosovës duke mbyll fjalën e tij me “Zoti i bekoftë shqiptarët” dhe “Zoti e bekoftë Amerikën”!

Në ceremoni, ishte i pranishëm Edhe ish-koloneli i Ushtrisë Amerikane z.Andreë Lawlor që shërbeu disa vite në Kosovë! Ai kujtojë kohët e bukura të kaluara në Kosovë, ku vlerësoi popullin fisnik të Kosovës dhe traditat e bukura në familje, duke i cilësuar si frymëzim për atë dhe familjen e tij! Ish-koloneli tashmë avokat në Masachusetts, tha se shërbimi ushtarak në Kosovë, mbetën ndër kujtimet më të bukura të jetës së tij, duke kujtuar edhe vizitat në shkollat fillore atje apo brenda familjeve shqiptare. Anëtarja e kryesisë së VATRËS në Boston znj. Lindita Meçe, mes emocionesh dhe lotësh recitojë një poezi kushtuar Kosovës dhe dëshmorëve të saj, e cila morì duarttrokitje të forta! Gjithashtu, gjatë ceremonisë, folën edhe përfaqësuesit e organizatave tjera shqiptare që veprojnë prej vitesh në shtetin e Masachusetsit e që kanë një kontribut të jashtzakonshëm në organizimin e komunitetit shqiptar si MaasBesa, Albanians Fighting Cancer, Shoqata “Kosova”, “Eagles Soccer Academy apo klubi social “Cunat e Bostonit” në Peabody. Në emër të MaasBesës, foli kryetari i bordit drejtues Sokol Lushollari, i cili përgëzojë VATRËN për organizimin dhe uroj gjithë shqiptarët gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë. Të pranishmit i përshëndeti me urime të përzemërta për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, edhe një nga themelueset e Albanians Fighting Cancer, znj.Roberta Panariti. Nuk mungun edhe urimet dhe fjalët e ndjera me emocion të përfaqësuesit të klubit social “Cunat e Bostonit”, z.Artian Rreza, i cili kujtojë me disa vargje emocionuese luftën për clirimin e Kosovës. Urimet më të mira dhe të gëzueshme, përcolli për VATRËN dhe të pranishmit përfaqësuesi i shoqatës “Kosova” në Boston z.Nexhat Ibishi. Më pas, nën tingujt e këngëve patriotike, përfaqësuesi i kryetares së Bashkisë së Bostonit lexojë deklaratën për nder të pavarësisë së Kosovës! Duke vlerësuar lartë komunitetit shqiptarë të Bostonit dhe jo vetëm! Gjithashtu, me ndihmën e pedagogut të universitetit të Harvardit, z.Faton Limani, u lexua edhe deklarat për pavarësinë e Kosovës të firmosur nga Guvernatorja e Masachusetsit, znj.Maura Healey dhe zëvendësja e saj, Kim Driscoll. Pas leximit të këtyre dy deklaratave, ceremonia vazhdoi me këngë e valle në sheshin e Bashkisë së Bostonit, që këtë radhë ishte veshur me ngjyrat blu e verdh të flamurit të Kosovës dhe kuq e zi të flamurit kombëtar.

VATRA Boston ndërkohë për nder të pavarësisë së Kosovës, mbrëmjen e 18 shkurtit 2024 ka organizuar edhe një darkë për komunitetin shqiptar të Masachusetsit dhe jo vetëm, me këngëtarët Gëzim Nika dhe Griselda Pepa, darkë me të cilën do të mbyllet edhe organizimi i parë i VATRËS që pas ngritjes së saj, pak muaj më parë.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com