Shqipëria zyrtarisht në Kampionatin Europian të Futbollit, “Gjermani 2024”

Sokol Paja

Kombi shqiptar në festë. Kombëtarja e futbollit arriti për herë të dytë në historinë e saj kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit Gjermani 2024. Një ekip i shtetit amë që është kthyer në një kombëtare të një kombi me talente prej të gjitha viseve shqiptare në trojet etnike. Kombëtarja ka bashkuar kombin. Futbolli është kthyer në promotorin më të madh ndërkombëtar të kombit tonë. 

“Magjistari” Sylvinho ka bërë një revolucion sportiv dhe filozofik në skuadër, ka kthyer shpresën, besimin, dinamizmin, magjinë dhe konceptet e futbollit të shpejtë, të bukur e modern. Ekipi ka pësuar një rritje të pa imagjinueshme. Një ekip i vogël që luan si një skuadër e madhe. Zemërluanët kuq e zi i treguan gjithkujt se pasioni, ëndrra, mundi e talenti e kanë gjithmonë një shpërblim. Suksesi i kombëtares ka gëzuar mbarë kombin. Suksesi historik ka ngjallur një shpresë në trojet tona. Ka frymëzuar talentet dhe kurorëzuar mundin e punën e bërë prej të gjithëve. Kombëtarja jonë është në nivele të jashtëzakonshme tekniko-taktike. Barazimi në Moldavi 1-1 që siguroi matematikisht Euro 2024 do pasohet me festën në Air Albania ndaj Ishujve Faroe. Për një kombëtare që na ka dhuruar shumë emocione, falenderim të posaçëm meritojnë dhe tifozët kuq e zi që e kanë ndjekur ekipin në çdo hap. Zoti i nderoftë djemtë tanë kuq e zi. Zoti e bekoftë kombin tonë.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com