Shqipëria në “New York Fashion Week 2024” – Prezantim i shkëlqyer i Shqipërisë së bukur dhe bukurisë shqiptare

Sokol Paja

Një prezantim i shkëlqyer i Shqipërisë së bukur dhe bukurisë shqiptare në “New York Fashion Week 2024”. Dizenjo Lejda Troci me përzgjedhjen e saj për të promovuar veshjen shqiptare dhe bukuritë e Shqipërisë, mu në zemër të botës së modës, kinematografisë e biznesit, ishte thjeshtë e mahnitshme. Pamje fantastike të bregdetit të Shqipërisë, muzeve, kalave, kështjellave, monumenteve të trashëgimisë kulturore, amfiteatrot, ujëvarat, qytetet turistike e historike, kanionet, lumenjtë e liqenet, malet e larta e alpet krenare i bënë Shqipërisë një promovim të jashtëzakonshëm në sytë e qindra kamerave e fotografëve nga e gjithë bota. Në sfond, nën tingujt e ëmbël të këngës “Moj e bukura more” qindra pjesëmarrës shijuan pamje madhështore të bukurive përrallore shqiptare. Fustane moderne të gërshetuara me elementë tradicionalë e kombëtarë, punuar e qëndisur me mjeshtri nga gjyshet e nënat shqiptare, janë një mundësi jo vetëm për të ruajtur vlerat e punimeve të veçanta tradicionale autentike shqiptare por mbi të gjitha për të zhvilluar e promovuar markën shqiptare të veshjeve dhe Shqipërinë turistike me resurse të mbinatyrshme. Një natë krenarie shqiptare në Manhattan…

Video: s.paja

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com