Shoqata e Shkrimtarëve promovoi botimet për Adnan Mehmetin

Dr. Besim Muhadri: “Poezia e Adnan Mehmetit” (Vështrim), Bogdani, Prizren, 2019.

Namik Selmani: “Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit), UET Press, Tiranë, 2023.

Kastriot Fetahu

Stamford, 21 janar 2024

Tubimet e shqiptarëve janë si zakonisht gëzim i njerëzve të lirë që takohen nëpër evente të ndryshme. Nuk cedoi kjo risi edhe në eventin e promovimit të librave të Dr.Besim Muhadri:“Poezia e Adnan Mehmetit” ( Vështrim) dhe shkrimtarit Namik Selmani: “Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit për krijimtarinë e autorit të mirënjohur Adnan Mehmeti.

Ishte një festë e bukur e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në një nga ambientet e bukura të librarisë Ferguson në qytetin Stamford të shtetit Konektikat.

Zhvillime të tilla janë përpjekje që të “vazhdojmë” Shqipërinë edhe këtu ku jetojmë në tokën e premtuar në Amerikë.

Edhe në këtë rast ishim në “shtëpinë” e mikut tonë Adnan Mehmeti në këtë event artistiko letrar organizuar në një mënyrë të bukur akademike nga shoqata jonë e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.

Një pjesëmarrje e dukëshme ku perveç shkrimtarëve dhe poetëve kishin ardhur dhe shumë miq të librit.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj hapi takimin letrar, duke lexuar një poezi kushtuar takimit të shkrimtarëve.

Ai ja dha fjalën sekretares së Shoqatës së Shkrimtarëve, Veneta Çallpani e cila foli duke ju referuar parathënies së librit “Fuqia e fjalës” për autorin – “Adnan Mehmeti në shërbim të shkrimtarëve shqiptaro amerikanë”.

Pas saj Leda Cimo Andersen erdhi me disa poezi të Adnan Mehmetit të sjella me mjeshteri artistike duke sjellë artin e saj të bukur.

Dr Pashk Camaj në fjalën e tij përshëndetëse si sekretar i “Vatres” dhe shef kabineti, në emër të kryesisë së Vatrës theksoi se do të vazhdojnë të kenë një përktahje të plotë për veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, president i së cilës është Adnan Mehmeti.

Me pas Dr. Besim Muhadri në kumtesën e tij theksoi thelbin e librit të tij të shtypur prej disa vjetesh për poetin Adnan Mehmeti. Ai vuri në dukje se poeti Mehmeti është në rrugën e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë si Fan Noli, Konica, Rozi Theohari, Gjekë Marinaj e të tjerë.

Edhe në fjalën e shkrimtarit Namik Selmani u theksua se krijimtaria në gjininë e prozës së autorit Mehmetit është në vazhden e leterërsisë shqipe si një gur i rëndë i vendosur në bazamentin e saj të ndërtuar prej shekujsh e deri në ditët e sotme ku një plejadë e madhe artistësh nxjerrin në pah vlerat shpirtërore të kombit shqiptar.

Kumtesen e fundit e mbajti Kastriot Fetahu. Në fjalën e tij theksoi se në krijimtarinë e Mehmetit temat universale që ai rrok në letërsinë që shkruan janë substanca e krijimtarisë së tij. Autori Adnan Mehmeti sendërton dashurinë për Atdheun, për shoqërinë, për familjen dhe duket sikur jep “receta” artistike për lexuesin e tij të vemendeshem.

Aktori Shaban Lajçi shumë natyrshëm dhe me një stil tepër miqësor, erdhi me një kolazh poetik të shkrimtarit Adnan Mehmeti me të cilin krijoi ovacione të bukura në sallën e elektrizuar nga kënaqësia që ky event rrodhi aq bukur.

Në fjalën e mbylljes Adnan Mehmeti premtoi se do të punojë pa u lodhur për përparimin e Shoqatës dhe letërsisë shqipe në SHBA. Përkrahja ndaj shkrimtareve e poeteve shqiptare nga shoqata do të jete gjithmone ne rendin e dites. Ai falenderoi dhe na ftoi per dreken e mikpritjes pas eventit, nje dreke e bukur, ku miqesia midis pjesemarresve shkelqeu perseri.

Te gjithe ne ate salle ishin shkrimtare dhe poete qe kane lene vendin per arsye te ndryshme vetem fizikisht. A nuk kane bere te njejten gje edhe shkrimtare te medhenj te kalibrit boteror?

Gjate zhvillimit te eventit erdhen shume pershendetje nga miq brenda dhe jashte vendit, por Mehill Velaj theksoi me ate humorin e tij miqesor se nuk do i permendim te gjithe pasi na munguan kur i donim aq shume midis nesh, po pamundesia ndikoi per te qene pjesemarres.

Ne salle kishin ardhur shkrimtare nga Nju Jorku: Vaid Hyzoti, Shkumbin Tetaj, Ibadete Humolli Tetaj, Ramiz Mujaj, Merita Prenga, Veneta Callpani; nga Nju Xhersi Dr.Bexhet Asani, Sabije Veseli, Selman Dervishi; nga Konetktikat Bora Balaj, Ledo Cima Andersen, Mehill Velaj, Adnan Mehmerti dhe deri nga Bostoni autoret Namik Selmani e Kastriot Fetahu.

Kjo eshte fuqia e kombit tone te cilen e vazhdojme edhe ne ketu ne vendin e demokracise dhe lirise se botes moderne. Evente te tjera do te mbajme dhe perseri do te shkelqeje shqiptaria e gjithe trojeve etnike duke treguar se jemi nje komb dhe nje gjuhe. Shqiperia, endrra jone, pengu yne, do te jete gjithmone ne zemrat tona, duke i kenduar dhe hyjnizuar ate vend te bekuar.

E gjithe veprimtaria artistike u percoll nga Skender Pali, gazetar i Asosheited Press dhe Noli Tv, me pronar Nazim Salihu. ( Foto kredit Skender Pali)

K.F.

STAMFORD (CONNECTICUT) 01/21/2024

***

Kumtesë nga KASTRIOT FETAHU

Adnan Mehmeti si një “nyje” përbashkuese shqiptare me poezinë e tij.

Pasi mbarova së lexuari librin e Dr. Besim Muhadri për krijimtarinë poetike të poetit Adnan Mehmeti, hyra në një hulli mendimesh ku baza e tyre është ndijimi sipëror që shijova si rezultat i krijimeve të autorit Mehmeti.

Ai erdhi në mendimin tim si një evolucionist ku rreket të tregojë ekzistencialen poetike me një mënyrë mjaft të bukur sikur kompozon vazhdimisht në një kreshendo epiko-romantike.

Adnan Mehmeti i ngjan në rrugën e tij gjeografiko-poetike Joseph Brodsky, pasi të dy janë autorë që mbërritën në USA nga vendet e Lindjes komuniste dhe e gjetën poezinë, ashtu sikundër i gjeti edhe ajo këtu në tokën e premtuar.

Nuk e di pse udhëtimi, ndërrimi i vendlindjes dhe përballja me jetën e re në vende të panjohura, e bën njeriun të nxjerrë nga vetja më të mirën e tij të mundëshme. Të fitosh sfida është karakteristikë e avangardistëve të botës sonë.

Shpesh kam pyetur veten nëse do të kishim Jack London pa Yukon-in e famshëm dhe rrugën e pionerëve të arit?

Do të kishim një Hemingueji pa Parisin, apo një Xhojs pa Triesten?

Po kështu dhe një Veqilharxhi apo Asdren pa Rumaninë?

Është i njëjtë edhe rasti i poetit dhe shkrimtarit Adnan Mehmeti, i cili shprehu veten në tokën e premtuar dhe akoma më shumë pas takimit me një figurë dimensionale si Gjekë Marinaj nga i cili “trashëgoi” edhe shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.

Poezia e Mehmetit vjen si një skedim i ndërtimit arkitekturor të shpirtit të emigrantit. Ai kurrë nuk e harron Preshevën e tij të dashur, sepse Adnan Mehmeti është si një vazhdimësi e rilindasve tanë e më tej e Nolit dhe Konicës duke qenë gjithmonë krenar për kombësinë e tij shqiptare.

Në këtë vëllim poetik gjen të shpalosur formimin e tij me tema universale si ajo e dashurisë. Bota do të ishte më e bukur me idete e tij për familjen dhe dashurinë deri në hyjnizim për të.

Dhe kjo dashuri e madhe shpërhapet edhe në atdhedashurinë dhe dilemën e pazgjidhëshme të kthimit në vendin e tij. Shpirti vibrues i një autori me ndjeshmërinë poetike si Adnan Mehmeti të fut në labirinthet e mendimit epik të emigrantit pa të dorëzuar fillin e Arianës, duke të përfshirë si lexues në këto ide kardinale të kësaj figure emblematike.

Duke lexuar poezine e Adnan Mehmetit të vjen ndërmend thënia e një piktori surrealist të kalibrit botëror si Salvador Dali i cili thekson se -Burri i parë që krahasoi faqet e një gruaje të re me një trëndafil ishte padyshim një poet; i pari që e përsëriti ishte ndoshta një idiot.-

Poezia e Adnan Mehmetit nuk njeh përsëritje, sepse ai kujdeset intensivisht për të përcjellë tek lexuesi dëshirat, ëndrrat, iluzionet dhe të vërtetat e kategorisë që ka themeluar civilizimin modern siç është ajo e emigrantit. Madje edhe Adami me Evën ishin emigrantët e parë të themelimit të asaj që përbën botën njerëzore.

Kontrasti që krijon poeti Adnan Mehmeti nuk lë dritë hije dhe vakum në shpirtin e lexuesit, pasi poezia e tij prek edhe koncepte më të pamenduara në subkoshiencën poetike. Ai shkruan edhe për shkronjat shqipe si një “Dhaskal Todri” i kohëve tona.

Dhe nuk di pse më kujtoi Kadarenë kur në librin e tij “Ftesë në studio” shkruan se “gjuha sërbe është një shërbëtore e shqipes,” me një paralelizëm plot ngjyra në të njëjtën linjë.

Ndërsa Adnan Mehmeti thekson në poezinë 36 Shkronjat…

Historia shkruhet me këto 36 shkronja,

Përtej lumit alfabeti cirilik numëron i turpëruar.

Dhe këtë krijim e ka në “burimin” e shqipes në Manastir.

Dashuria dhe malli i tij, pasi Mehmeti është një atdhetar i madh, jepen përmes lotëve poetikë në poezinë “Zgjuar” ku me bojë shpirti dhe një stil kafkian shkruan…

Në luginën e Preshevës,

Njerëzit e mi të mirë flenë.

Hallet e tyre

Arkivoj në vargje.

Njerëzit e mi të mirë

Dua t’i përqafoj

Në ëndrrat e bardha.

Mallëngjyese kjo poezi e shkruar në Uashington DC, dy dete dhe një oqean larg Preshevës së tij të dashur.

Bota e brendëshme e poetit Mehmeti ëndërron Shqipërinë e vërtetë, atë për të cilën “vdekja ishte gjë e bukur nëse jepje jetën për të!”

Poezia e tij duket sikur është krijuar “në numrin njëjës” dhe i dedikohet si një bashkëbisedim personal me çdo lexues.

Lexojeni Adnan Mehmetin dhe mbani frymën se do të kuptoni se Atdheu dhe dashuria janë gjithmonë me ju, pasi ai nuk ka limite gjeografikë dhe shpirtërorë në qasjen ndaj lexuesit.

Ky është poeti Adnan Mehmeti që me poezinë e tij ristrukturon shpirtin e lexuesit me dashurinë për Zotin, për Atdheun, për familjen dhe për pozitivizmin absolut njerëzor.

Kastriot Fetahu

BOSTON 17/01/2024

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com