SHKOLLA SHQIPE “ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË ANGLISË

Juliana Shalla, drejtuese e shkollës shqipe në Walthamstow, Angli, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Walthamstow, Angli, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Juliana Shalla bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

NJË SHKOLLË SHQIPE QË PREMTON SHUMË

Shkolla shqipe Abc Albanian Community school ka filluar vitin e kaluar më 5 nëntor 2022. Gjithcka nisi falë aktiviteteve kulturore, Community Talent show, Albanian Artists of Diaspora, Multicultural events, që kemi organizuar që nga viti 2018 deri tani dhe si rrjedhojë e kësaj hapëm dhe shkollën shqipe për të përgatitur fëmijët për festat e ardhshme ku marrin pjesë për të përfaqësuar Shqipërinë. Mësimi gjuhës shqipe është çdo ditë të shtunë ora 11-1 pm të drekës dhe ka grup mosha të ndryshme, mësojmë gjuhën shqipe dhe vallet autentike shqiptare. Ajo që na motivon më shumë janë femijet që kanë prindër të huaj dhe sa shumë dëshirë kanë që të mësojnë gjuhën dhe traditat shqiptare dhe jemi shumë të lumtur për interesimin e tyre dhe gjithashtu dhe fëmijët me prindërit shqiptare që jua ushqejnë fëmijëve gjuhën dhe traditat shqiptare.

ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL OFRON PËR FËMIJËT SHQIPTARË

Edukim të plotë të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët.

Klasa shqipe në shkollen tone për të gjithë femijët shqiptare, ku përfshihet mesimdhënia e gjuhës shqipe dhe aktivitete kulturore.

Ofrojmë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për fëmijët me qëllim që të krijojnë dashuri për vendin dhe kulturën e tyre si vallet tradicionale shqiptare.

Organizojmë aktivitete kulturore për të festuar festat kombëtare dhe te behemi pjese e aktiviteteve në komunitete ndryshme.

Një ndër arritjet tona është që jemi pjesë e eventeve kulturore në Komunën Walthamstow dhe përfaqësojmë Shqipërinë!

KURRIKULA MËSIMORE

Ne përdorim si kurrikulë mësimore programet që na ka ofruar Ambasada Shqiptare në Londër dhe punojmë me librat e tyre. Bashkëpunimi me prindërit është çelësi i suksesit pasi ato i shtyjnë fëmijët të vijnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe pra ato e marrin këtë interesim që nga prinderit për ruajtjen e gjuhës e kulturës identitare shqiptare.

GJUHA SHQIPE RUAN IDENTITETIN SHQIPTAR

Mësimi i gjuhës shqipe është padyshim një formë e ruajtes së identitetit kombëtar. Është synimi ynë kryesorë dhe ne po e trashëgojmë tek fëmijët në çdo mënyrë, në trashëgiminë e kulturës, traditave, veshjeve kombëtare dhe gjëja më e bukur është kur e shoh edhe tek im bir Enea, i cili ndihet shumë krenar kur e pyes nga je dhe përgjigja e tij është jam nga Shqipëria, bën shqiponjën me duar dhe shoh një krenari në sytë e tij.

ANGLEZËT PËRKRAHIN MËSIMIN SHQIP

Shoqëria angleze është shumë motivuese dhe na përkrahin shumë kur shohin iniciativa të tilla dhe tani që jemi pjesë në listën e komuniteteve sapo ka ndonjë festë na bëjnë ftesë për të marrë pjesë komuniteti Shqiptare pasi në shume festa kemi marre shume vlersime dhe tashme per vitin e dyte rradhas jemi vlersuar si krenaria e komunitetit e qytetit Walthamstow. Mesimdhenia ka veshtiresite e saj por mesimi behet në dy gjuhet per arsye qe dhe femijet ta kene sa me te lehte dhe te marrin mbeshtetjen e duhur nga mesuesja.

GJUHA SHQIPE DHE RRITJA E NDJENJËS PATRIOTIKE

Efekti i gjuhës shqipe qe ka pasur tek femijet në rritjen e ndjenjes patriotike duket qartë tashmë. Çdo te shtune qe vijne femijet në shkolle i shohim qe zene shoqeri me bashkekombasit e tyre, disa prej femijeve kane krijuar shume lidhje te ngushta me shoket dhe shoqet saqe kur mungon ndonjeri pyesin ku eshte shoku im apo shoqa ime? Dhe kjo eshte shum gje pozitive pasi eshte ushqyer ai afrimitet mes femijeve Shqiptare.

AKTIVITETET DHE ZBULIMI I TALENTEVE

Kemi zhvilluar shumë evente ndër vite, një ndër të parët ka qenë në vitin 2018 me zbulimin e talenteve shqiptare:

✅”Albanian Talent show Uk”, 2018

Pastaj u pasua me:

✅”Albanian Future Stars”, 2019

✅International Golden Stars2020

✅Community Talent show, 2019

✅ Albanian Folk Fest 2019

✅Fashion Show Gala 2022

✅Multicultural event 2022

✅Albanian Professional & Students event 2023

KUSH ËSHTË MËSUESE JULIANA SHALLA?

Juliana Shalla, konsulente edukimi, me origjinë nga Librazhdi dhe me banim rreth 8 vite në Angli. Nënë e nje djali 7 vjeç e cila prej tij edhe gjen motivimin per te marre hapa te medha por edhe te veshtira. Ka mbaruar shkollën 8-vjeçare dhe shkollën e mesme “Polis” në Mirakë-Librazhd. Ka mbaruar unversitetin për gjuhë angleze në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimin personal. Që prej vitit 2010 deri në 2015 ka punuar si mësuese anglishtje ne Shqipëri. Prej vitit 2015 deri në 2020 ka punuar si mësuese anglishte dhe me përkthime në Londër. Prej 2020 deri tani punon në një agjensi për rregjistrimin e studentave në unversitete dhe kolegje në Angli.

Angazhimet e saj janë të shumta duke qenë e përfshirë në sektore të ndryshme në dobi të komunitetit Shqiptarë, duke i ndihmuar me udhëzimin për edukimin dhe punësimin. Është përfaqësuese e komunitetit shqiptar në zonën e Walthamstow në Waltham Forest Connecting Communities. Rreth 2 vite është drejtuese e një shkolle shqipe në zonën Walthamstow ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL. Që prej muajit prill 2022 e deri tani është pjesë e platformës Waltham Forest Women Networking dhe përfaqson gratë shqiptare! Është përfaqësuese e studentëve Shqiptarë në disa universitete të ndryshme. Se fundmi është drejtuese e JEI Education & Work services e cila është një kompani rekrutimi për studime dhe punësim në Angli në profilet: si infermjer, punonjës social, mësues, kamarier, në ndërtim dhe për kujdesin për të moshuarit.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com