Senad Lulanaj zgjidhet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” New York

Patrioti shqiptar në mërgatën e Amerikës z.Senad Lulanaj zgjidhet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” New York. Ai zëvendësoi veprimtarin e çështjes kombëtare z.Shaqir Gjokaj. Njoftimi për publikun dhe mediat u dha nga shoqata “Malësia e Madhe” New York: “Më 22 shkurt 2024, në mbledhjen zyrtare të Këshillit Drejtues të Shoqatës “Malësia e Madhe” New York, u mbajtën zgjedhjet e kryesisë së re. Kjo kryesi do të ushtrojë detyrën për një mandat 2 vjeçar me këta anëtarë të kabinetit:

Kryetar: z. Senad Lulanaj, Nënkryetarë: z. Driton Sinishtaj dhe z. Kiko Çelaj

Sekretar: z. Ilir Çunmulaj

Arketare: z. Gjekë Junçaj dhe z. Nikolle Bojaj

Kryesisë i urojmë veprimtari të mbarë në interes të çështjes shqiptare, ndërsa Shoqatës “Malësia e Madhe” suksese të njëpasnjëshme në promovimin e vlerave kombëtare, mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës, kulturës e trashëgimisë tone, avancimin e dokeve e traditave, krijimin e urave të bashkëpunimit me veprimtarë dhe organizata që fokus të veçantë kanë interesin kombëtar, mbështetjen e pakushtëzuar ndaj vendlindjes, përkujtimin e ngjarjeve dhe personazheve që janë pjesë e të kaluarës tonë, organizimin e aktivitete të shumta me karakter artistik e kulturor për komunitetin malësor në New York etj” thuhet në njoftimin zyrtar të shoqatës.

Shoqata Malësia e Madhe në New York është një ndër organizatat patriotike më serioze dhe dinjitoze në diasporën shqiptare të Amerikës.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com