Rubrika: Të shkruajmë arbërisht

Ornela Radovicka/

Në vijim  kemi paraqitur një rrëfim të arbëreshit Emanuele Rosanova. 

E. Rosanova është me prindër me origjinë arbëresh. Ai ka lindur në 1994. Ka mbaruar studimet për drejtësi, dhe Ai sot është me profesion avokat. 

Ai që na intereson të thesojmë  është se ky djalosh ka mësuar arbërisht vetëm rreth 5 vjet më parë, është shembull për rininë arbëreshe që duan të mësojnë arbërisht dhe Në kuadrin e  “ Të rrëfehemi në arbërisht” sjellim në arbërisht rrëfimin e Emanuele Rosanova.  

Farneta ku qielli perpiqet (takohet)me besen

Emanuele Rosanova *

Dihet se katundet tanë arbëreshë, të larguar ka otomanët turq ka vatrat e tire janë, të të shprishur si sparëngjë ndë malet e Kalavrisë e të Basilikatës.

U ngjitëtin ture kapërcier male me male atrat tanë mërgimtarë të shkret për t’rronjen në liri, mb’këmbë u ngjitëtin lartë me lotë e me shërtime në këta male të ashpra, ku ishen vet ulq, derra t’eger e kacamiqe.

U ngjitëtim në këto udha të shtrëmbura e si gjalpërueshe,të ngushta pjot me gur e me gjëmba, ture kapercier rehje dhe përrenje njera ç’arrivuan te çuka, e malit më t’lart. Kështu është edhe katundi arbëresh më i vogel dhe më i lart mëse 900 metra mbi Detin Jonë, çë thuhet Farneta dhe u vunë atje ku sot janë qitetet italiane Trebisacce dhe Amendolara. Atje ishen edhe disa kronje dhe disa gruta rreth e rrotull me arvure t’lert e t’hollë me fage e me lis.Ish një vend e bukur,pagëzuar nga perëndia. Ata Bënë një panatez me drunje e me dushqe dhe qindruan atje, në lartësi ata gjetëtin paq, pushim, qetësi, liri e mbi të gjitha ku mund të shihijen dhe dherat e tire, sepse  atej ka dil dielli ish Atdheu i tire.

Kurmi i tire ish këtu te dheu i huaj, po shpirti i tire ish te varret e prindëvet në Mëmëdhe.

Afer gjëndet vet qiteti italian Oriolo, ku vemi e bjemi shurbiset. Farnetizt e thërresen Hora.

Atej më poshtë gjëndet katundi arbëresh Pllatani.shtpitë e tij prej guri, me harqet e krrusura, me myshkun te pragu, me heshtjen që flasin.

Ka lehet dielli është katundi arbëresh Kastërnexhi me tre krojet e tij; Ka Klisha, ka Shën Rokthi, ka Lëmthi.

Ka ana ku hinë dielli është katundi Shën Pali Arbëresh dhe më mbatanë Shën Kostandiini Arbresh në Basilikata. Këta katunde arbëreshë këtu janë si gjishtë e dores. Duhen njeri me jetrin si vëllezer e motra dhe martohen trima dhe kopile dhe janë gjithë gjirì.

Kështu në këto dhera, të thepisura e të egra është një Arbëri, ku ndihen  tingujt antik arbëror, ku këndohet nëpër sheshe arbërisht e në gjitoni u rrëfehen legjenda e gojdhana për atdheun e të parëve të tyre që kurrë nuk e panë.

Kur bëjen vallet ndër Pashkë e ndë Karnivall gratë dhe vajzat të bukura si Dea e të shkrirë në ar, vallëzojnë nëpër rrugët e qtezës. Në Kastrorexhia  mbajen lartë Flamurin e tire, ç’është i bërë me nastre me shumë kullure,( me shumë ngjyra),  çdo kullurë( ngjyrë) mbajen mend origjinë e tire familjare dhe buljarinë e tire. Flamuritari venej përpara gjithëve kur martoheshin e i jip gjithëve hare e krenari kombëtare e na jemi krenar e në gjak kemi timprin arbëror.

Atrat tanë ishen të kërshterë me ritin bizantin e Kostantinopojes e me gjuhen arbëreshe. Mbajen fort te zëmra besen te Perendia, nderojen Virgjeren Mari, Odigjitrjen, dhe gjithë shënjtrat e  luten në gjuhën arbërore, në gjuhën e mëmës.

Festa më e madhe Farnetë është ajo e Shën Dhunatit,(Shën Donato) ç’bie çdo vit në diten 17 gushtit. Farnetiztë të emigruar në Evropë mbjidhen këtu ka gjithë anet dhe i japin jetë Farnetës.Ndihet një atmosferë vëllazërore.Ceremonia për besimtarët është komovente. Prifti këndon arbrisht liturgjinë te qisha në ritin tonë shekullor bizantin, e pranathin dalen ka qisha.Burrat dhe trimat qelljen mbi shpatullat statujen e Shjën Dhunait. Venë ture ecur në këto udha mali ture kënduar arbrisht këngen e Shëjtit.Te kjo lartësi kënga arbëreshe del ka zëmra  shekullore e atyre gjashtë shekijve që iu trasmetuan brezave të e tire gjuhën dhe besë e me një fuqi çë kapercen gjithë këta përrenje e male e vete me ajërin deri  në Mëmëdhe.

Rrugët e katundit shëndërrohen të zhurshme e shkojmë ndë shpi e hami tumac me mish e pim veren më t’mirë, ture bënur hare e ture luejtur e ture kërcier. Në mbrëmje kur dielli trakulonej e serposej dhe vinej nata, ahiera zënej fill shurbesi më i madh, çë na dil përpara neve atje te Sheshi katundit gjendet Vidhi gjigand.  Na shkomi  rreth e rrotul atij vidhi, të lartë e shëndosht, çë gjithë na e duami mirë si Prind dhe e nderomi si Tat-madhi jonë, çë na ruan ka e keqja dhe na  ndihen dimer e verë.

Tat-madhi Ljoshi, për gjithë ne, ish dhe është Vidhi. Ai ishte vend takimi, amorët e parë lindin tek vidhi ku vashat vini tek kroi e bularët prisnin fshehurazi. Vidhi ishte një dafragmë gjigande ku i jepte frymë çdo arbëreshë i Farnetës.

Në naten e 17 gushtit çdo vit me hilnarin e tij të magjepsur Tat-madhi mbjedh\ Vidhi, gjithë shpirtrat më të nderuar dhe më të shkelqier çë i dhanë nderë Farnetesë, Kastërnexhit, Pllatanit,e katundeve arbëresh për rreth. Ata janë në gjurmët e myshqeve të atij vidhi, janë në damarët e gjetheve, janë në horizontin ku lind dielli. Ata arbëresh që bënë për katundi  etyre, janë kudë në këto ato, sepse ata ishin njerez shumë t’urtë çë janë ende të gjallë. Vidhi është ai kontinuita brezash ku herë pas herë Të vdekur e të gjallë rrinë bashkë tek ajo natë kur del e shkepten Illi i Ditësë  Farnetë, atej mbi Detin Jonë. Çdo gjurmë në Farnetë është e përjetshme.

Kur zë e bëhet dita ata shpirtra kanë priren tek vendet e tire të përjetshme, pa çë i buthëtohen mosnjeriu.

Na kemi besë se shumë herë këta shpirtrat na duken se janë tek gjalprat, tek hardhlat, tek fluturat, tek lulelt e tek arvuret. Këta shpirtra çë Tat-madhi-vidhi na solli e na mbjodhi këtu sonde, janë gjiritë tanë  e gjakut tonë, e na i duami shumë mirë.

Nganjë rri qet qet, pa buzë e pa frimë, pse kam të gjegjmi ç’na thonë këta shpiirtra. Kanë folijen vet ata, pa i prer fjalen e pa i pietur mbi jeten e tire. Ata erdhëtin vet për të na folur neve. Një e një gjegjmi ç’na thonë te kjo natë, ku ilzit shkelqejen në qiell dhe hënza na ruan e na qeshen.

I pari ç’zu e foli, qe Pietro Camodeca de’ Coronei (1847-1918), kasterrnexhòt, na tha:“Kërkova ka papa e Romes autonominë e qishës tonë arbëreshe e Papa na e dha në 1919. Nanì ndihemi gjithë më bashkë me zëmer e me shpirt, e kam t’duhemi shumë mirë njeri me jetrin. Eparkia e Ungres është thezari i çmuar çë kemi”.

Pietro Scarpelli (1887-1973), farnetìz, shtoj dhe ai këto fjalë:“U leva Farnet e këtu bëra priftin, peshkopi m’dergoj në Shqipëri në 1928 për të ndihnja vëllezërit tanë atje dhe në 1945 më perzu rregjimi e u prora këtu. Na s’kam harromi rrënjat tona, gjuhen tonë dhe gjakun tonë, dhe te zëmra kam t’mbami Mëmen Shqipëri”.

Angelo Basile (1813-1848), pllatanjòt, nis e këndonj e shton:“U kam mbledhur ditë e natë këngat arbëreshe çë atrat tanë na këndojen në vallet si edhe në shpi. Ato na vijen ka Moti 1400 e na thonë si ish jeta e Skënderbeut. Na i kemi te zëmra. S’kem t’i harromi, se ato na mbajen t’gjallë edhe te varri” Alessandro Smilari (1832-1905), shënpalòt,:“Gjithë ne këtu u ngrem  shtuera e vamë me Garibaldin kunder Borbonëvet për t’bëjem Italinë e për t’mbajem lirinë dhe vëllazërinë me zakonet e tona. Na edhe sot duami t’e mbami këtë liri, këtë dashuri t’fort me gjithë vëllezërit tanë”.

Nga një kënd dëgjonjë në zë. Ishte zio Michele Scutari (1762-1830), shënkostënjòt, na tha:“Na arbëreshë kam të studhjarmi ditë e natë storjen tonë, ritin tonë bizantinë, letërsinë tonë arbëreshe, gjuhen ashtu si bëra u te libri im i njohur. Sa më dini më mirë rrini”.

Zio Domenico Licursi (1926-2001), farnetìz, i cili dinte storjen time që xura autodidakt më tha:“Këtu u rrita dhe nëng isha skollet e u xura vet të shkrueja e te diovasja. Dhe bëra gazeten “Hordeolum-Rinascita-Sud” në vitin 1969 dhe gjithë dijen problemet tona. Gazeta ime bënej dritë kudò. E vamë përpara. Nëngjet ç’kemi na kam t’i zhidhmi vet me djers e me vullnèt”.Giovanbattista Mollo (1915-1971), kasternexhòt, ngrihet dhe thotë:“U bëra priftin Kasternexh. Studhjarta, mbjodha dokumende dhe shkruejta nj’liber mbi origjinen e katundit .

Alfredo Moratti (1920-1993) na tha:“U u leva në Trento dhe erdha e bëra priftin Farntetë në vitin 1944 por mbeta njera në 1971. Nd’at mot këtu s’ish faregjë por unë nuk ndjeva uri. Kurrë në jetë nuk njoha gjinda kaq gjeneroz. Shpia e arbëreshit ish shtpia ime ime,  ish haptë natë e ditë. M’dojen mirë. Ish si një familje e madhe këtu. Hajem atë çë gjëjem në dherat. Duart e arbëreshit e bën të lulëzuar.  Mbaj mend cje Nilen e Toshkut çë nga dita venej atire karrarrave e mbljidh lakra, çikorja, bathez-ulku, rrapista, kula mònaku, mëraj t’eger, kockolidhe.Në modestinë e tjetës së tyre gjendej edhe gjenialiteti i tyre. Kur u i folja arbrisht ata kishen shumë hare”.

Antonio Gulemì (1898-1965), shënkostënjòt, me zërin e tij të but u ngrit e tha: “Për disa vjet bëra dhe u priftin këtu Farnetë. Kam hare se sonde gjëndem me ju. Në këta male Atrat tanë mbajtin gjithë ato shurbise t’bukura çë na kemi ruajtur sot te familjet tona. Ka varret e tire të parët tanë ju bekojen pse  mbajtët gjuhën dhe ritin arbëreshë te zëmra. Arbëreshët  jini t’fort si timba malit.

Atë mbrëmje renjante një qetësi kur gjithënjherje u gjegj si një vrundull me zogj ç’vijen ka deti dhe erdhëtin e u kumbistin mbi degat e Vidhit që gjendet te sheshi i fshatit. Ishim të gjithë bashkë. Ushqimi për ne arbëreshët është kënaqësi. Mbi tavolinë arrinë një  pjatë që në kastrorexhë i themi  Hullonjëra. Dikush ndërhyn dhe shton: Në Ungra i thonë Shëtridhla,e Dromësa ne San Costandino albanese. Si një jehonë e largët dëgjohet Kostandini e Juerendina. Hënza e plotë llambarisnej në qiell tek ajo natë gushti në katundin Farneta ishte njé mbrekulli ku besimtari dhe profani bëheshin një, me gjuhën e përbashkët arbërore, me besën e tyre, me dashurënë për Këtë Arbëri që edhe pse lëngon ka gjithmon shpirtin e ringjalljes, sepse është e destinuar për të qenë e përjetshme

Tek ajo natë gjithë ne ç’ishem rrotull te Vidhi u ngrëjtim shtuera e pruartim faqen dhe çeren atej ka del dielli, ku është Mëmëdheu, e me një vuxhë t’lartë e të fuqishëm u vumë e kënduam këngët e mergimit ku në tingujt e tyre si një një lëndinë e praruar lexoheshin ato notat e vuajtjes e sakrificës së këtij populli 6 shekullor. Unk në rruzull ku Besa, Ndera, Burrnia, Mikëpripritja dhe Vëllazëria ishin idealet e këtij populli  që mëmat e tyre në  gjitoni  iu mësuan gjuhën dhe ua trasmetuan kulturën.

Ndërsa largohem nga Farnet disa re të bardha më qëndrojnë mbi kokë, herë si si engjij herë herë si pëllumba, të cilat më kujtonin pikturat e Escer.

Isha i humbur në këtë botë sa reale aq edhe surrealistike, por edhe i ndërgjegjshëm se “Gjaku i shprishur” ësht akoma. Ai gjak spikon her si nje “rreze diademe” mbi kurorën e një çifti, her her si nje puhize e ngrohtë  nën tingujt e serenatave arbëreshe,her her ai “gjak i shprishur” mbërthehet në idealen e përjetësinë së zhurmës së qelqit të thyer gjatë kurorëzimit të dy arbëreshëve.  

Çdo gjë në këto male ishte pezull ashtu si është bota arbëreshe sot.Pezull me mënyrën e saj të të jetuarit, me zigzaket e saj problematike e në mënyrë të veçantë në përdorimin e gjuhës së të parëve të tyre.

I përhumbur vazhdoj udhëtimin tim në charmin e egër të këtij populli “Mbrekullie antropologjike” konsideruar prej Pasolinit.  

Fjalorth arbëresh – italisht

Ajër-i: aria, vento;

Arbrishtin: lingua arbëreshe;

Arvure: alberi;Pema

Azill-i: Asilo infantile;çerdhe

Bulari-a; nobiltà d’animo; bujar\ Fisnik

Buthëtonj: mostrare;

Çerzosimo: Cersosimo paese italiano limitrofo;Cersosimo-qytesë italtaljane

Çuka: vetta, cima;

Dushqe: fogliame;

E lez e lez: leggera, leggera;

Fage: faggi;

Farnetizë: abitante di Farneta;

Fasulete: fagioli;

Fineter: finestra;

Flutur-a; farfalla;

Firmë-a; respiro;

Grasta: vasi;

Gruta: grotta;

Gjiri: parenti;

Gjitghënjëherje: improvvisamente;

Hardhlat: lucertole;

Hare-a; gioia, allegria;

Hilnar-i; lanterna;

Horë-a: Oriolo, paese italiano a 8 km da Farneta;

Illi i dites: stella del giorno, Lucifero;

Jatrua: medico;

Karniball-i: Carnevale;

Kasternexhotë: abitante di Castroregio, dove si trova anche il municipio;

Kacamiqe: stanbecco;

Kopile: giovane;

Kockolidhe: erba selvatica;

Krapista: erba selvatica;

Kullure: colori;

Kumbisin; appoggiare;

Kurm-i: copro;

Kutjend: contento;

Kulamònaku: erba selvatica;

Lëti-ri: latino, italiano;

Liturgji-a; servizio sacro/liturgico;

Ljosh-i: nome, cognome, anziano;

Llurtmu: in ultimo;

Marroca: lumache;

Mbashatë-a: notizie;

Mbësova: apprendere, imparare;

Mëraj t’eger: finocchio selvatico;

Mbatanë: in lontananza;

Nastre: nastri di stoffa;

Mosnjeri: nessuno;

Nënëza: erbe servatiche;

Ndallandishe: rondinella;

Odigjitrja: condottiera;

Panatë: capanna;

perpiqet: incontrarsi

Pranathin: poi;

Parkalesin: pregare;

Pllatanjotë: abitante di Plataci;

Poçja: pignatta;

Predhikarje: predicavo;

Prirem: mi volto indietro;

Qirinj: candele;

Qironej (i -): pulire;

Qishë-a: chiesa:

Rehje: colline;

Serposet: imbrunire;

Skollet: scuole;

Sonde: stasera;

Sparëngjë: asparagi;

Shkretë (të-): miseri, poveri;

Shënkostënjotë: abitante di San Costantino Albanese,

Shënpalotë: abitante di San Paolo Albanese;

Shpatillat: le spalle;

Shprishur (i-): disperso;

Shurbes-i: avvenimento;

Trakulonej: tramontare;

Timba malit: il sasso della montagna;

Tumac: pasta di casa;

Vangjel-i: Vangelo;

Vidh-i: olmo;

Vrundull: ventoso;

Vuxh-a: voce;

Zienej (I -): bollire.

*Biografia Emanuele Rosanova

U le në diten 13 maj 1994, ka prindërit arbëresh ka Strigari, në Bitonto (Bari). Sot rri me shpi në Castrovillari ku shurben. Ai studjarti në Universitetit në Cosenza dhe muar diplomin si advokat në Catanzaro. Si gazetar shkruan mbi arbëreshët dhe mbi eparkinë e Ungres në revisten “Lajme”. Mësoi gjuhën arbëreshe pranë Qëndërs albanologjike themeluar nga  A  Bellusci në katundin arbërsh nëFrasnita dhe është Sekretar i kësaj Qëndre Albanologjike.  

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com