Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra ditën e Diel më 24 Shtator 2023 në orën 11.30 am.
Ajo do të zhvillojë një bashkëbisedim në Selinë Qendrore të Vatrës me vatranët dhe komunitetin shqiptar në New York e më gjerë.
Ftohen mediat dhe komuniteti që të marrë pjesë.