Proza e Sabije Veselit

Dr. Bexhet Asani

Struga është një qytet relativisht i vogël por nga gjiri i këtij qyteti kanë dalë me dhjetëra shkrimtare e shkrimtarë si dhe një numër i konsiderueshëm studiuesish, të cilët kanë zënë një vend të rëndësishëm në kalanë e kulturës shqiptare. Disa shkrimtare e shkrimtarë kanë kapërcyer me sukses kufijtë lokalë dhe janë të njohur edhe ndërkombëtarisht qoftë me poezitë, prozën apo studimet e tyre.

Unë sistudiues kam evidentuar këta shkrimtare dhe shkrimtarë struganë: Murat Labënishti, Mehmed Ali Hoxha, Nuhi Vinca, Rahmi Tuda, Agim Vinca, Nexhat Mustafa, Xhevat Limani, Vahit Nasufi, Puntorie Muça Ziba, Bexhet Asani, Imri Demishai, Lebit Murtishi, Seli Murati, Halil Hyseini, Xhemi Hajredini, Xheladin Emini, Fatmire Doko Lumani, Xheladin Muça, Ibrahim Abedini, Avdi Lena, Nazmi Demishau, Islam Baftiari, Kaim Murtishi, Besnik Lena etj., në këtë plejadë shkrimtarësh nga copëza e parajsës strugane padyshim bën pjesë edhe shkrimtarja Sabije Veseli.

Shkrimtarja Sabije Veseli kultivon një zhanër të romanit “sui generis”, e që ky lloj i romanit është pëlqyer shumë nga lexuesi amerikan. Mund të them pa drojë se asnjë nga shkrimtarët e lartpërmendur nuk ka arritur të pushtojë tregun dhe panairet amerikane të librit si romancierja Sabije Veseli. Heronjtë e romaneve të Sabije Veselit janë personazhe “hyjnorë”, të cilët kanë një komunikim si me botën e përtejme ashtu edhe me botën tonë, pra, është një komunikim i vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Proza e sabije Veselit pak ashumë gjason me “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit. Këto ide dhe tema që trajton Sabije Veseli, kanë ngjallur interesim te publiku i gjerë amerikan. Pa patur frikë se mund të them diçka të madhe për krijimtarinë e shkrimtares së Sabije Veselit, po e them publikisht këtu në mesin tuaj se shkrimtarja Sabije Veseli është radhitur në mesin e nëntë shkrimtarëve amerikanë më të lexuar. Kjo u bë publike para pak kohësh në shtetin e Kalifornisë. Në atë manifestim kulturor amerikan mori pjesë Sabija me bashkëshortin e saj Adi Veseli. Pas këtij suksesi të shkrimtares Sabije qëndron bashkëshorti i saj Adi Veseli, i cili e ka mbështetur, e mbështet dhe do ta mbështesë përgjithmonë.

Te libri më i ri i shkrimtares Sabije Veseli “Trupi hyjnor” , pavarësisht se autorja e quan studim-hulumtim, vepra ka elementet e një romani. Protagonistë të romanit janë: oficeri kroat i vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe vajza shtatëmbëdhjetë vjeçare, e cila nëpërmjet ëndrrës “bashkëjeton” me oficerin. Trupi i oficerit kroat prehet larg vendlindjes po shpirti i trazuar i oficerit nuk prehet dot, larg vendlindjes!

Nëpërmjet “shpirtit hyjnor” të oficerit, vajza e re shtatëmbëdhjetë vjeçare arrin të “komunikojë” me jetën e botës së përtejme. Pikërisht me jetën pas vdekjes, me botën e amshuar autorja në imagjinatën e saj thur një ngjarje sa tërheqëse po aq interesante për lexuesin në përgjithësi dhe për lexuesin amerikan në veçanti. Saga e romanit pothuaj pak a shumë përputhet me librat e shenjtë. Protagonistja e romanit është midis jetës dhe përjetësisë, midis ëndrrës dhe zhgjëndrës. Ajo jeton midis dy botëve, jeton edhe midis dy feve. Aty gjen lumturinë sepse “pranon” mesazhe hyjnore dhe ato mesazhe ua përcjellë botës nëpërmjet shkrimeve dhe bisedave të ndryshme me njerëzit.

Për dallim nga fetë sesi e shikojnë botën pas vdekjes: parajsa, purgatori dhe ferri, te vepra “Trupi hyjnor” bota e përtejme na paraqitet me dy parajsa: Arshi që i vendosë dëshmorët e rënë në luftë, pra ata zënë vendin më të merituar sepse kanë flijuar jetën e tyre dhe pozicionohen në altarin e lirisë. Ndërsa në Firdeus, strehohen njrëzit normalë të cilët kanë bërë vepra të mira dhe njerëzqit e tjerë vendosen në Ferr – në xhehenem.

Në pjesën e dytë autorja bën fjalë për pamjen e njerëzve në botën e përtejme, ata në të shumtën e rasteve na shfaqen si shkurtabiqë. Pamjet e tyre ilustrohen nëpërmjet skicave të ndryshme. Autroja tregon sesa kohë merr transormimi i trupit të njeriut në trup hyjnor. Vështrimin tim do ta përfundoj me një “mesazh hyjnor” duke iu referuar mesazheve hyjnore të veprës “Trupi hyjnor”: “Të vdesësh për atdhe je dëshmor si në këtë botë po ashtu edhe në botën e përtejme, ke një vend të merituar në parajsë!”

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com