Personalitete të shquar që shtruan udhën e neoshqiptarizmit me ide progresive që janë të vlefshme edhe për sot

Pertefe Leka

Kanë kaluar shumë vite  dhe vazhdon.tradita si atëhere  kur  anëtarë të Klubit të Arsimtarëve (1932) Safet Butka,publicistët  Vangjel Koça, Xhevat Kallajxhi, B.Merxhani…vendosnin kurora e  lule  dhe mbanin fjalime përpara Muranës së Koto Hoxhit në Qesorat. (K.Hoxhi arsimtar, mësonte gjuhën shqipe fshehurazi, e çkishëroi peshkopi i Gjirokastërs. Ishte anëtar i komitetit për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, me Hasan Tahsin, Pashko Vasa  me vëllezërit Abdyl ,Sami e Naïm Frashëri  në përkrahje të ideve  të Lidhjes Prizrenit. Për këte qëndrim  turqit e arrestuan .Vdiq në burg në Stamboll 1895). Po për gazetarët,V. Koça,Xh. Kallajxhi, B.Merxhani …publicistë, shkrimtarë personalitete te shquar të  kulturës shqiptare ,në vitet  20-30,të cilët  nuk kanë  varr  në Shqipëri  as një përmendore  as një memorial… A duhen kujtuar me respektin më të madh.?!

Mora shkas nga një takim  me të rinj

“Klubi i Librit Ivanaj i themeluar “me  1 Dhjetor 2022, me inisiativën e stafit të fondacionit M.M.Ivanaj organizonin me të rinj, sipas  një programi të detajuar, —  Diskutimin e  Librit —të një shkrimtari të zgjedhur prej tyre. Rastisa te isha pjesë  e një mbremje   (14 qershor 2023) me moderatorin Klevis Begaj, ku do të bashkëbisedonim me të rinjtë për  librin “ Vepra” e B.Merxhanit. Interesimi  nga të rinjtë  ( si Adriatik Kurti) ishte  rreth  Neoshqiptarizmit,  që domosdoshmërisht do të përmendej,  Urtësia e Vangjel Koça-s në  atë diskutim,si një ndër themeluesit e kësaj rryme progresiste.Momenti surprizë ishte  kur  po përmendej pseudonimi Nirvana  (V.Koça) , në sallë mbërriti mbesa e tij, Eni Koça,  e cila e vazhdoj bisedën  për gjyshin e saj  shumë e emocionuar  por   krenare  për  njeriun e ditur e humanitar, progresistin  patriot  Vangjel Koça  , personalitet i shquar i përmasave evropiane . 

VANGJEL KOÇA (1900-1943)

Ishte një  prej  ideologëve përparimtar  të publicistikës  shqiptare  me orientim përendimor, i vlerësuar në kohën e tij “Meteor I Kulturës Shqiptare”, intelektual I mirëfilltë. Albanologu i mirënjohur  Dr.Robert Elsie, duke e parë Shqipërinë si shtet të vonuar në zhvillim ekonomik,politik,kulturor; periudhën e viteve 20-30 e cilëson “Koha e Artë “dhe Rruga e modernitetit”  në historinë shqiptare. V.Koça i njohur si  gazetar,përkthyes, publicist, jurist, poliglot me dije enciklopedike, edukator e sociolog  ishte   themelues i mendimit pozitiv shqiptar në vitet 30-të , me filozofinë  e mendimit progresist, kritik e polemist. Si  shumë rilindës  të shquar , ndoqi  studimet  në Gjimnazin  Zosimea të Janinës, më vonë I diplomuar në Jurisprudencë, Itali. Fillimisht u mor me publicistikë,publikoi në Gazetën Drita  1920-24, të Veli Harshovës  në Gjirokastër dhe më pas te “Demokratia” e Xhevat Kallajxhiut  po në qytetin e Gjirokastërs. Aty  mbajti për disa vite  rubrikën ‘Lëvizja mendore, Meteor i kulturës shqiptare.”

Si bashkëthemelues i lëvizjes  ideologjike të neoshqiptarizmës drejtoi fletoren ‘Neoshqiptarizma”, që u përjetësuan  me  veprën “Në Udhën e Shqiptarizmit”.  Si bashkëpunëtor me Branko Merxhanin sollën një rrymë të re intelektuale  në shoqërinë shqiptare  në periudhën mes dy luftrave  botërore . Si Ideatori i neo-shqiptarizmës B.Merxhani  për Shqipërinë shkruante ‘Shqipëria ishte një qenie e  kufizuar së jashtmi dhe e pakufizuar së brendshmi ‘ që ngjallte shpresën se Shqipëria mund të bëhet me njerëz të ditur  dhe të pakomprometuar. Fillimet  e kësaj rryme ishin mendimtarët e Rilindjes me idenë për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare dhe bashkimin e shqiptarëve për çlirimin e  mëmëdheut.

Kjo lëvizje filozofike lindi si nevojë e kohës për të  nxjerrë popullin nga prapambetja  mendore ideore edhe kjo një lëvizje kombëtare që i bashkangjitej, Rilindjes Kombëtare, pas fitores së gjymtuar  të pavarësisë, me reforma  evolucioniste duke mbrojtur idenë e nacionalizmit . Kjo u shfaq  në gazeten’ Demokratia’, në revisten e përmuajshme’ Neoshqiptarizmi’  dhe  u kristalizue në revistën ‘Përpjekja Shqiptare’ në të cilën u përfshinë Ajka e inteligjencës shqiptare 1929-39 me kryefjalën  ‘Politikë s’ka ,vetëm kulturë .’Pra ishte  një rrymë filozofike, një lëvizje kulturore, një shkollë për  lirinë shpirtërore të rinisë  shqiptare, për të shëruar plagët që kishin lënë pushtimet e huaja .Ishte lëvizje për progres për  ta orientuar  të ardhmen me anë të zhvillimit  mendor drejt kulturës evropiane por me një kuptim filozofik të plotë në idealin kombëtar, që vjen  nga  arsimimi  dhe edukimi moral : ”Drita është shkenca bota e realiteteve .Problemi i jetës  misterii  i së ardhmes kanë nevojë për këte dritë.” Shkruante  V. Koça. Mendimtarët e kohës, kishin ide të ndryshme, por shpresonin të kishin  progres në implementimin e tyre.

Pyetjet e momentit  ishin:— cilën rrugë duhet  të ndiqte Shqipëria.— Kur bolshevizmi po eksperimentohej në Rusi,kur fashizmi ishte në prag të derës, kur Ataturku  po drejtonte  Turqinë si  shtet evropian, kur mbretëria shqiptare kërkonte ndihma  për te vazhduar …Këto ide hidheshin atëhere kur komunizmi si një ide antikombëtare, e gabuar,shkatërruese  që propogandonte  luftë klasore, nuk duhej përvetësuar, por megjithate kjo  ide  sipas V.Koça  nuk zhdukej me kërbaç ,  i duhej gjetur  një kundra ide  më e mirë  që është ideja kombëtare. Një e keqe e madhe po vinte  nga lindja gjë që mund të përfshinte mbarë Evropën  sundimi  i dhunës i përçarjes në klasa kundërshtare …Kjo bëri që të përhapej pozitivizmi si  shkencë  edhe në Shqipërinë  e  viteve 30-të  .Shkruhej për Descartes, në shërbim të lëvizjes mendore  shqiptare, u përkthye nga V.Koça “Bisedë  për metodën e Dekartit “. Filloi të njihej   pozitivizmi i  Auguste Comte  si metodë shkencore  në sociologji,  si   teoria e evolucionit të shoqërisë nga B.Merxhani . Bëheshin   analiza cilësore historike  e kulturore . Dituria  i nënshtrohesh një studimi objektiv rigoroz logjik .( studimet historike ,gjuhësore , letrare, sociale, ekonomike nga .. ÇABEJ, Fishta, Koliqi, K.Maloki, P.A.Harapi, Haxhiademi, Koçe, Merxhani, A.Xhuvani, Ali Asllani,….  )

Duke pasë si objekt  njeriun, shoqërinë njerëzore,  lindte nevoja e  studimit të etikës si shkencë,jo si fantazi, por  në kërkim të së vërtetës. E për këte u gjallëruan   ideologët,shkrimtarët, poetët,  linguistët,  e kohës.Kjo  nuk ishte gjë tjetër  veçse  një vlerë, një   përpjekje, për të bërë më të mirën.   Sigurisht kjo kërkonte ndershmërinë  shkencore të studiuesve,kërkonte investime siç bëri Branko Merxhani me  Publikimet në revistën ‘Përpjekja Shqiptare ‘……. kontriboi me të ardhurat e veta,  e pagoi me varfëri ekonomike dhe përsëri nuk ndalesh si sociolog përparimtar në shëbim të shoqërisë. Ashtu si  Nikolla Naço nismëtari dhe kryetari i shoqatës së pavarur shqiptare “Drita” të Bukureshtit, kontribuesi i shkollës së parë shqipe në Korçë dhe i Abetares shqipe ……i cili shkruante:

”U detyrova të punoja pa reshtur, që fitimet që kisha i përdorja për qellime fisnike të kauzës kombëtare”. N.Naço. Vdiq në varfëri të skajshme duke vënë në  dispozicion gjithë pasurinë e tij për ringjalljen e Mëmëdheut.

Gjithë vëmendja e V.Koça-s  ishte përqëndruar  jo aq shumë te varfëria ekonomike se sa tek ajo  mendore .E ka lakue këte fjalë te e ‘Drejta Mendjes’  në të gjithë këndvështrimet  nga individuale  

në kolektive, shoqërore  e deri kombëtare,  Dituria, si  e vërtetë shkencore  dhe bashkëveprimi, po kërkohej  të ishte  një forcë dominuese  që mund ta transformonte  realitetin.

 Vangjel Koça në tregimin “Një krodhe” shkruante:

‘Sot mbretëron  moda e filozofisë…”nga frynë era”. Adhurimi i verbër  i ngjarjes, mburrja e tepërt dhe servile e suksesit, admirimi për çdo gjë formale të jashtme e pa vlerë, robërimi në pasionet më të dobêta, kulti shtazarak i violencës, gjaku i ethshëm i floririt dhe i nderimeve  mos interesimi dhe përbuzja  për vlerën dinamike  të ideve  dhe për fuqinë morale të parimeve….

Lartësia e vërtetë nuk arrihet  pa dritën ideale  të parimeve morale të cilat janë për ndërgjegjen si ylli që është për detarin.”…. (Sa e ngjashme me realitetin e sotëm  2023). .”Të shartojmë në brezat e nesërm  besën për parimet,luftën për parimet,sakrificat për parimet  kundër mohimeve  dhe shtrembërimeve  të oportunistëve  të jetës  dhe të parimeve false ‘Krodha bukë” duhet të bëhet’ “spurdhiku” (  zog  I vogël) që matet me një goxha dovlet, me dovletin mëkatar shpirtëror,  na kishte lënë trashëgimi  e shkuara jonë historike (“ Krodhe buke “Vangjel Koça 1934”. Të rrethuar nga fqinj që pengonin bashkimin e trojeve shqiptare, dhe si pasojë dobësonin  ekonominë, forcën e shtetit për të drejtuar me ndërhyrjet që vazhdojnë edhe sot,

 V.Koça për fqinjin e jugut shkruante: Shpejt Greqia do të kuptojë njëherë e mirë se edhe këto toka bashkë me disa të tjera që ajo ka akoma padrejtësisht  në dorë të saj janë malli i pakontestueshëm dhe i pa parashkrueshëm I banorëve  më të vjetër e më trima të Gadishullit Ballkanit  me gjakun e të cilëve është fprmuar  akoma edhe shteti i sotëm grek.

Përpjekjet shqiptare do t’i japin “ utopisë “greke  shuplakën e fundit  dhe do ta detyrojnë  popullin grek të gjejë udhën e tij të drejtë, atë udhë që do t’i takojë në Ballkanin e Ri  sipas mundësive  dhe zotësisë së tij. Një e drejtë  natyrale ,njerëzore , juridike,  që kërkohet me të madhe edhe sot nga gjithë shqiptaria.

Në zyrën e noterisë në Pazar, në krye të derës, V.Koça kishte vendosur  një shenim të dukshëm “SHQIPËRIA, PËR INAT TË ATYRE QË S’NA DUAN, DO TË BËHET MË MIRË”. Vangjel Koça në realizimin e të drejtës kërkon përgjegjësi: “…Po e drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë ..po brenda një shoqërie harmonike s’mund të kuptohet e drejta pa detyrë.” V.Koça.

E drejta e mendjes (1938)

….Themi një mendje për të tjerët me qellim që ta dëgjojnë dhe ta ndjekin të gjithë….Fjalët e urta që ruan çdo popull si kapital të mençurisë shoqërore, mendje janë;bile janë mendjet më të mira,që janë dëgjuar gjatë historisë .Kjo gjë ka vlerë për çdo mendje .Kështu duhet të jetë çdo mendje…..Duhet të ketë mendje Ai që di se ku shpie udha  dhe ia mban të hyjë i pari  në këte udhë  me ndërgjegje të plotë  të përgjegjësisë së tij.…Ështe e shenjtë e drejta mendjes ….për ate që ka vullnet  dhe fuqi shpirtërore  ta mbajë mendjen lart mbi kryet  …dhe jo poshtë nen këmbët e tij !As edhe të lidhur me xhepin e tij! “Qëllimi I jetës” 1930 apo “Mendimi Shqiptar”. Shqiptarit  nuk i mungojnë   cilësitë e duhura që të krijojë një qytetërim .Vetëm duhet një drejtim një qellim, një frymë krijonjëse  dhe dinamike. V.K  

Të shpresojmë nëse do të vijë dita që projektuan  mendjendriturit , të realizohet  nga forcat e reja , që kanë vullnet e fuqi shpirtërore- ndërgjegje të plotë  e përgjegjësi ndaj detyrës në realizimin e të drejtës për bashkim  kombëtar, bërthama e sukseseve të mëtejshme . Vdiq aksidentalisht 1943 në ujërat e Adriatikut duke lënë mendime të vyera  për brezat, që  ta njohin, ta lexojnë, të  përpiqen  për të vënë në jetë  idetë  progresive.Nuk mund të injorohen  këta ideologë (e papërfillshme   inteligjenca artificiale, para  tyre )  janë pasuri  e urtësisë shqiptare   Me të drejtë studiuesi Prof. Nexhmedin Spahiu e quan  Vangje Koça -n — Gjeniu Shqiptar i shekullit XX ,—-  Babai i mendimit pozitiv Shqiptar — duke u mbështetur  e vlerësuar në  punën kolosale  studimore të shkrimtarit të palodhur Z. Ndriçim Kulla  në Veprat   “Historia e mendimit Shqiptar”  “Në udhën e shqiptarizmit” ……ku evidentohet  figura  shumëplanëshe  e V. Koça-s.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com