Owen Pearson, studiuesi, përpjekje monumentale plot pasion e të cilit mbeti më e spikatura mbi historinë shqiptare të botuar në anglisht

Më 23 nëntor 2006,  në Londër, vdiq Owen Pearson, studiues kulturash latine, greke, evropiano lindore; prej viteve 1930 tepër i përkushtuar në historinë shqiptare. Lindur në vitin 1919, arsimuar në Londër, për rreth 40 vjet profesor i latinishtes dhe greqishtes; më 1947 fillon grumbullimin, seleksionimin, klasifikimin, ruajtjen e artikujve e lajmeve të prera nga një numër gazetash ku flitej për Shqipërinë; synimi i tij ishte hartimi i një historie të plotë të hollësishme të Shqipërisë moderne. Gjatë viteve, Owen Pearson krijoi 54 vëllime me artikuj gazetash, si dhe një bibliotekë personale prej mbi 700 libra e materiale studimore mbi çështjet shqiptare. Megjithëse historinë bashkëkohore të Shqipërisë, që i kishte vënë qëllim vetes, nuk arriti t’a mateializojë, Owen Pearson bëri dicka tjetër, njësoj ose ndoshta më të rëndësishme; ai krijoi një kronologji të saktë të historisë së Shqipërisë nga viti 1908 – 1998. Kjo përpjekje monumentale plot pasion, mund e këmbëngulje pasqyrohet në më shumë se 1900 faqe në 3 vëllime në librin me titullin “Albania in the Twentieth Century: a History” (London  2004, 2006), që mendohet të jetë vepra më e detajuar mbi historinë shqiptare botuar ndonjëherë në anglisht. (RE)

Astrit Lulushi

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com