NËNTORI I LETËRSISË NË VATËR

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të organizojë një ditë kushtuar letërsisë më datë 25 Nëntor 2023 ora 11 Am në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

Në këtë ditë do të promovohen 3 vëllime me poezi të poetit Ilmi Tahiri: “Sytë kah atdheu”, “U ktheva atdhe” dhe “Për ty Kosovë”.

Ceremonia vazhdon me një ligjëratë kushtuar poetit të mirënjohur Ymer Elshani e titulluar “Historia ime e patreguar” përgatitur nga Teuta Elshani.

Më pas ceremonia përfundon me dhurimin e 20 librave për Federatën Vatra nga patrioti Koçi Tahiri.

Ftohen mediat dhe komuniteti të marrin pjesë.

May be an image of text that says "PER TY KOSOVE ILMI TAHIRI Poezi SYTE KAH ATDHEU U KTHEVA ATDHE 25NENTOR2023 ORA 11AM VATRA: 37SUTERN BLVD BRONX, NY 10458"

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com