Narracioni i justifikimit të sulmit terrorist të Serbisë në veriun e Kosovës

Prof. Sylë Ukshini

Është e vërtetë se Beogradi dhe Moska që nga paslufta mbrojnë qëndrimin se Kosova që nga nxjerrja jashtë e Serbisë në qershor të vitit 1999 është shkatërruar dhe se aty mbretëron korrupsioni, grupet islamiste dhe se Kosova ka krijuar kushte të papërballueshme jetese për serbët në Kosovë dhe se tash po ushtronin “sulme të përhapura dhe sistematike ndaj civilëve serbë”.

Pjesë e këtij narracioni është edhe justifikimi i përfshirjes së Beogradit në agresionin serioz terrorist në veriun e Kosovës në shtatorin e vjetëm. Tash ky agresivitet shpërfaqet me viktimizimin tradicional të serbëve lokal, një skenar i ngjashëm në Donbasvë, për ta vënë në pyetje ekzistimin e Kosovës shtet duke aluduar te përdorimi i forcës për ta riintegruar territorin.

Ky përshkallëzim i retorikës armiqësore dhe agresive serbe dhe ruse rrjedh nga referenca e përsëritur se Kosova është gjoja territor i “okupuar”. Andaj nuk është e rastësishme referenca e Vuçiqit për rikthimin me forcë të Nagorni Karabahut nga Azerbejxhani, i cili kishte qenë nën kontrollin e armenëve që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e deri më 2003. Ky diskurs nuk është i rastësishëm, por kopje e platformës politike të “botës ruse”.

Këtë sfidim serbo-rus të Kosovës si shtet e shohim edhe në artikullin e para 4 viteve, në qershor të vitit 2020, i publikuar në disa gjuhë të huaja, ku kërkohet po ashtu që Gjykata Speciale të marrë vendime sa më shpejt ndaj “kriminelëve” të UÇK’së. Shpeshherë, pas pavarësisë, armikun e jashtëm e kemi zëvendësuar me hapjen e një fronti të ri politik, ai i luftës së brendshme. Ndoshta më lehtë po duket, lufta kundër armikut të jashtëm sesa krijimi i një shteti dhe shoqërie moderne. Kemi një zell të madh për ta luftuar “armikun e brendshëm”.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com